Ambasadori Arvizu: Policia duhet të jetë neutrale në këto zgjedhje

19 Prill 2011, 09:15Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Policia e Shtetit duhet që të jetë neutrale në këto zgjedhje. Sipas ambasadorit, policia duhet që të zbatojë me profesionalizëm ligjin.

Arvizu ka kërkuar nga kjo e fundit që të krijojë një mjedis të qetë, në mënyrë që qytetarët të jenë të lirë dhe të sigurtë për të votuar më tetë maj.

Që prej fillimit të fushatës elektorale, kanë ndodhur një sërë incidentesh me karakter politik, një pjesë e të cilave Policia e Shtetit është përpjekur që t’i paraqesë si konflikte personale dhe pa ngjyrime politike.

11 komente në “Ambasadori Arvizu: Policia duhet të jetë neutrale në këto zgjedhje”

  1. petushi says:

    Si do te jete e njeanshme kjo polici,kur nuk ka akoma minister te emeruar dhe kur rolin e tij e kryen njefare PEKA,VELLAI I CIM PEKES,I CILI DHA URDHER PER TE SHTYPUR SIMPATIZANTET E PS NE KAMEZ!?.

    1. eddy says:

      C JE TI SHEF POLICIE APO PRESIDENT

  2. saimir says:

    Po Ju zoti Arifziu kur do te jeni neutrale?Edhe nje pyetje :mos keni dashur te thoni qe “qeveria duhet te jete e lire e e sigurte per vjedhjen e votave e padashke keni ngareruar fjalen qeveri me qytetare”!Se fundi kur do te largoheni,apo pas 8 majit!

  3. vinny says:

    Problemi yne eshte se mediat i japin shume hapesire per tu shprehur ambasadoreve te huaj e kryesisht atij amerikan. Ne perendim nese ne menyre spontane i kerkon nje shtetasi te te thote qofte dhe nje emer ambasadori dihet se do te ngreje supet. Vete amerikent e Amerikes nuk i dine as emrin, kurse ne shqiptareve na serviret per dite neper gazeta, televizione…
    Nese vete media kryen detyren e saj primare, ate te informacionit dhe te analizes objektive, opinioni i nje ambasadori, qofte ky dhe i talentuar kthehet ne diçka pa vlere.
    Kjo ndodh pasi politika, media dhe pseudo intelektualet ne Shqiperi jane diskredituar ne ushtimin medioker te profesionit te tyre, dhe opinioni i tyre eshte shvleresuar ne ate pike, sa i jep nje kredibilitet kaq te madh nenpunesve te tille si ambasadoret.
    Populli nuk ka votuar as per ambasadoret e huaj, as per banken boterore dhe ska pse pret prej tyre qe e ardhmja e tij te behet me e mire.
    Nese nje shqiptari qe zgjidhet nga populli nuk i kercet per fatet e popullit te tij, si mund ti kercasi me shume nje ambasadori te huaj!!
    Duhet me qen me te vertete naiv qe te besosh te kunderten.

  4. fule says:

    Prape me Kinezerira ky. Eshte e qarte qe nuk ben ndihma amerikane per demokracine ne shqiperi, shansi qe u dha ne 97 u shkaterrua, kur S.B mori mandat prape

  5. Nabukodonosor says:

    Mos e nxirrni kete ne lajme as gazeta as TV se me duken Bin Ladeni si femer e bukur para ketij.

  6. Rani says:

    Se marr vesh pse japin lajme per kete pse i japin rendesi mor vlla, vetem te ne ambasadoret dalin te japin mend ne tv se ne vende te tjera nuk ju degjohet zeri. Eh moj Shqiperi qe je katandisur te te gjykojne turli vizash ashtu Arvizash desha te them…………………

  7. LORA says:

    Per vrasjet e pretorianeve te dr.Tyryry-se dhe dhunen e policise ne 21 Janar,Arvizu konsumoi publikisht lavderime.Me pas ,ne Tirane e duke bredhur ne republike,kerkoi njohjen nga palet te rezultatit te zgjedhjeve te 8 majit.Nderkaq dhuna e orkestruar nga kulla e kryeministrise kishte nisur e Arvizu donte ta bekonte (in advance) me pasojat e saj.Tash qe po e sheh se “dy duar jane per nje koke” po na cuditka me kerkese neutraliteti te sjelljes se policise.Ky qenka bere njesh ne paturpesi me dr.Tyryry-ne.Te nderuar komentues,ne nuk kemi ci bejme mediave klienteliste te pusht-etit qe u bie mbare rruga nga Arvizu(packa se diten e naten plackisin parate tona) por ne se bashku mund ta injorojme kete Arvizun sa here qe te guxoje te dale per te na dhene mend…… Si duhet ta injorojme???? Pikerisht duke mbeshtetur fort dinamiken e “dy duarve per nje koke”.

  8. albaniac says:

    Alexander,
    Museum called.They want the shift back…

  9. andi says:

    Nuk na e ka fajin Z.Arvizu per problemet e elitave tona politike per te cilat te gjithe neve jemi fajtore.Mos ta kerkojme shkakun tjeterkund.Ne populli shqiptar i bejme mite politikanet qe na drejtojne,qe jane funksionare qe paguhen nga taksat tona.Duhet tu kerkojme llogari dhe tu shkulim dhembet derrave dhe jo ti vleresojme si jashtetokesore si pashallare.Ata mburren me termin “qeverria ime”!!!Kush ja u kalene trashegimi qeverrisjen?????

  10. raimondi says:

    lol

Comments are closed.

Lini një Përgjigje