Kavajë, dhunohet simpatizanti i Partisë Socialiste; Reagon policia.

19 Prill 2011, 19:22Politika TEMA

UPDATE – Policia e Tiranës ka hedhur poshtë variantin se simpatizanti i Partisë Socialiste Naim Haxhiu është plagosur për arsye politike.

Në një deklaratë për shtyp disa orë pas ngjarjes, policia shprehet se shtetasi Naim Haxhiu njihet si njeri problematik dhe ndaluar disa herë me akuzën e prishjes së rendit dhe qetesisë publike.

“Ky shtetas, ka depozituar kallzim penal, duke deklaruar me vullnet të lirë, se natën e mbrëmshme në qëndër Kavajë në afërsi të karburant “Alpet”, dy persona e kanë goditur me grushte”- thuhet më në deklaratën e policisë.

Sipas policisë shtetasi Naim Haxhiu po mundohet të justifikojë një grindje banale si një rast dhune për motive politike.

Një tjetër mbështetës i Partisë Socialiste është dhunuar mesditën e sotme. Këtë rradhë bëhet fjal për një simpatizant të Ps-së në Kavajë.

Nazmi Haxhiu tha se është sulmuar me shkelma dhe grushta gjatë kohës që ka qënë duke ngjitur postera në mbështetje të kandidatit socialist Elvis Rroshi.

Në lidhje me incidentin në fjalë ka reaguar dhe deputeti Dashamir Peza ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar ende.

3 komente në “Kavajë, dhunohet simpatizanti i Partisë Socialiste; Reagon policia.”

  1. hysni dajaku says:

    keta demokratet e Kavajes na u ben me keq nga ata te Kucit Vlores ne kohen e Komunizmit:))kot i ngacmon PS-ja keta ,,lerini se kan gjetur rehat me PD-ne

  2. Falcon says:

    me aprovimin e ligjit mbi martesen e gay ,kavaja eshte perfundimisht bastion i Sali Berishes..ketu mund te kandidoje Lulzimja dhe e ka te garantuar suksesin

  3. fule says:

    POLICIA KA DALE TOTALISHT NGA BINARET. As ne kohen e Ilir Metes nuk ishte katandisur keshtu. Do duhet nje pastrim total i gjithe prurjeve te turbullta (ndotjeve), me ardhjen e PS ne pushtet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje