SHBA, kontrollori ajror vuri në rrezik jetën e Mishele Obamës

20 Prill 2011, 10:43Politika TEMA

Aeroplani i Shtëpisë së Bardhë, në të cilin ndodhej zonja e parë Mishel Obama, të hënën i është afruar një aeroplani reaktiv transportues C-17, dhe u detyrua të ndërpresë zbritjen në bazën ajrore Endrjus afër Uashingtonit si pasojë e gabimit të kontrollorit të trafikut ajror, njoftoi “Uashington Post”.

Pasi aeroplani Boeing 737 me Mishel Obamën u gjet afër “hullisë” së aeroplanit transportues C-17 Globemaster, kontrollorët në bazën Endrjus e kanë urdhëruar të ndërpresë aterimin dhe të qarkullojë rreth aeroportit, nga frika se C-17 ndoshta nuk do të mund të largohej me kohë nga pista gjatë zbritjes së aeroplanit zyrtar.

Zyrtarët e agjencisë federale të aviacionit, (FAA) kanë konfirmuar se zonja e parë ndodhej në aeroplan, por nuk kanë komentuar incidentin./rel/

Lini një Përgjigje