Premtimi i Bashës: Do merrem edhe me faturat e energjisë së CEZ-it

20 Prill 2011, 13:34Politika TEMA

Kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha, ka vijuar fushatën e tij. Gjatë takimeve të tij me banorët, Basha ka bërë një premtim që është përtej mundësive të tij nëse do të zgjidhet kryebashkiak dhe që mund të zgjidhet fare mirë nga qeveria ku ai bënte pjesë vetëm pak kohë më parë.

Basha ka thënë se do të ngrejë një komision, i cili do të merret me abuzimet në çmime të tregëtarëve, por edhe për abuzimet që bëhen me faturat e energjisë elektrike nga CEZ. Vetëm se Basha ka harruar një gjë, që kjo nuk është kompetencë e bashkisë, por e qeverisë.

 

 

7 komente në “Premtimi i Bashës: Do merrem edhe me faturat e energjisë së CEZ-it”

  1. Claus says:

    Keta luajne akoma me karten e “socializmit” akoma, jane budallenj apo duan te bejne popullin per budalla? Ne kapitalizem as Basha, as qeveria nuk mund te bejne politike cmimesh, ke te besh me firma private qe kane vete ne dore monopolin e vendosjes se cmimeve ne baze llogaritjeve ekonomike. Nese qeveria do te luaje ne politiken e cmimeve atehere le te krijoje hapesirat ligjore ku te konkurojne disa firma dhe keshtu automatikishte bien cmimet e produkteve. Ne asnje rast, qofte edhe enti rregullator nuk mund te kene tager ne vendosje cmimesh.
    Thote Berisha do te ngre rrogat, ne rregull ai mund te ngreje vetem rrogate e buxhetoreve por jo te atyre qe jane punesuar ne sektorin privat. Sektorit privat nuk i ngrihen rrogat po nuk deshi bosi. E dyta eshte qe ne baze te ngritjes se rrogave te buxhetoreve rriten cmimet ne menyre joproporcionale me rritjen e rrogave te buxhetoreve, pra i punesuari ne sektorin privat del me i humbur se ai buxhetori, gjithsesi te dy bashke dalin te humbur por ne relacione te ndryshme.
    Per aq budallenj mos ti marrin njerezit.

    1. plaku says:

      I dashur Claus,
      Ne fakt une nuk marr vesh shume ne lidhje me cmimet dhe rrogat. Desha vetem te them se ne Gjermani industria e prodhimit te energjise elektrike nga qymyri i gurit ka vite qe suveksionohet ( nuk e di se si shkruhet ) nga shteti, ne kuptimin qe, me qellim qe minierat e qymyrgurit te mos mbyllen ( se kostoja e prodhimit del me e larte se cmimi i tregut ) dhe pra te kufizoje papunesine ( ne kete rast ata duhej te paguanin reth 70% te rroges te papuneve per nje periudhe kohe te caktuar ) shteti i paguan minierave nje perqindje ( nuk e kam idene se sa ) .
      Te njejten gje ( kete e di shume mire ) ben dhe qeveria zvicerjane me bujqit ( fshataret ), sepse ne te kundert :
      – Cmimet e prodhimeve bujqesore do te dilnin shume te larta dhe keshtu nuk do te konkuronin dot te njejtat prodhime bujqesore qe do vinin nga Gjermania, Italia etj. Kuptohet qe ne kete rast qeveria zvicerjane ka edhe armen e doganes qe do ju vinte prodhimeve nga Gjermania, Italia etj. Ne fakt qe te jem i sinqerte nuk e di ne se per prodhimet bujqesore ka dogane midis Zvicres, Italise, Gjermanise etj.
      – Fshataret do ta linin fshatin dhe do vinin ne qytete. Pra fshatrat di ishin bosh.Kjo gje nuk behet sepse Zvicra ka shume turizem sidomos ne dimer.

      I dashur Claus desha te te tregoj nje histori te vertete qe ka ndodhur ne kohen e Enverit.
      Ishim ne bisedime per shitjen e nje sasie te telave te bakrit, me nje tregetar kosovar-turk, dashamires te Shqiperise. Kur erdhi puna per cmimin, drejtori i ndermarjes se tregetise se jashteme ( nuk e them emrin ) i thote tregetarit te huaj se ne jemi e njejti gjek ( tra la la ) dhe ai duhej te na blinte telat me nje cmim te mire. Tregetari i huaj u pergjej : ” Me vjen keq por cmimin e telave qe une dua te blej nga ju nuk e vendos une dhe as ju , cmimin e vendos tregu.
      E tregova kete histori per te thene se sa te drejte ke ti me ato qe thua me siper.

      1. Claus says:

        I dashur Plaku,

        te gjitha ato qe shkruan i ke me se te sakta. Ne Gjermani industria e qymyreve ka qene disa vite me pare ne qender te kritikave per shkak te asaj qe thua, qe subvencionohet nga shteti dhe shteti ne kete rast nuk paguante pak, shkak i dyte ishte ndotja qe i behej ambjentit nga clirimi me shumice i CO2. Tani kjo industri per shkak te zhvillimit teknologjik qe ka marre kohet e fundit, si ne rastin konkret, mbeturinat e fundit qe dalin nga qymyret e djegura kthehen ne thase cimentoje, si dhe rasti i Fukushimes, ka marre nje rol tjeter. Meqe ndoshta dola nga tema, rasti i CEZ-it per mua eshte komplet kaotik nuk e kuptoj strategjine e kesaj kompanie. Kur Berisha thote, une do te fale faturat e energjise per ata qe nuk kane paguar, ne nje shtet tjeter do te ishte e papranueshme dhe paradoksale. Nuk mund te nderhyje shteti ne falje, ulje,ngritje cmimesh. Pra ne rastin e CEZ-it une mendoje se eshte nje rast korruptiv qe CEZ-i ndihmon Berishen ne fushate. Ku e gjen kete te drejte nje kryeminister te fale nje produkt te ofruar nga nje kompanie private? Absurditete qe degjohen vetem ne Shqiperi.
        Zvicra ne BE ka nje model me vete per dogana, nuk eshte anetare e BE, por fakt eshte se politikat e prodhimeve bujqesore te vendeve te BE jane me te rrepta se sa ato te produkteve industriale per ate shkak qe thua me siper.
        Historia ne fund me beri per te qeshur, por c`do gje me kohe…
        Faleminderit per debatin.

        1. plaku says:

          i dashur Claus,
          Desha te te falenderoj per faktin qe :
          – Nuk e dija qe ne saje te zhvillimit teknologjik mbeturinat qe dalin nga qymyret e djegura kthehen ne thase cimentoje.
          – Politikat doganore te Zvicres dhe BE per prodhimet bujqesore nuk i dija hollesisht.

          Te uroj nje date te mire.

  2. LORA says:

    Vazhdon ore e dite te pordhoje ata qe e pranojne standartin(made in L.Basha) e pordhimit.Ky si pjese e nje qeverie qe po i shlyen detyrimet(borxhet) e saj ndaj CEZ-it me tvsh-ne qe CEZ nuk ja kthen buxhetit te shtetit por e mban ne arke te vet,na dalka ne mbrojtje te ,,,,, edhe i krimbur ne borxhe me shtetin e tij tyryry ky Bashe torollaku ben si kendes maje plehu.O tempora o mores!

  3. Falcon says:

    kjo foto tregon mesemiri si finacohet fushata e lulzime bashes,mjafton ta shofesh kete foto pak me te zmadhuar..te kater personat (meshkuj) qe e shoqerojne kane te njejtin kostum ,ngjyre,cope dhe qepje.pothuajse dhe mase.si dhe po te njejtat kepuce(shpresoj te mos jene te gjitha nje nr)dhe duken shume qesharake…i ka bere militantet e vet Saliu si ata te shtepise femijes gjate pushtimit italian(Lulkuqet mbi mure)

  4. devolliu says:

    O Lulkë; unë dua që pulat t’i bëjnë vezët me ngjyrë blu, ashtu si flamuri i Partisë tënde.
    Premtoma or burrë se kam me ta dhan votën.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje