Ambasadori i OSBE-së: Shqiptarë, ndëshkojeni korrupsionin me votë

20 Prill 2011, 11:38Politika TEMA

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ka thënë se zgjedhjet e 8 majit janë një shans i mirë i qytetarëve që të ndëshkojnë korrupsionin. Sipas tij, ky ndëshkim mund të bëhet me votë. Apeli i ambasadorit të OSBE-së është bërë në hedhjen e shortit për nisjen e hetimit për pasurinë e zyrtarëve të lartë.

“Vetë zgjedhësit kanë mundësi që në 8 maj të mbajnë një qëndrim ku të shprehin tolerancë zero ndaj korrupsionit”, ka thënë Volfarth gjatë fjalës së tij.

Ky i fundit ka thënë se koalicioni i vetëm i qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre zgjedhjeve, duhet të jetë ai i integritetit.

6 komente në “Ambasadori i OSBE-së: Shqiptarë, ndëshkojeni korrupsionin me votë”

  1. rexha italia says:

    PSE O S B E ju drejtohet SHQIPTAREVE?
    PSE O S B E nuk e ndeshkon vete korrupsionin ‘?
    APO JANE KORRUPTUAR EDHE ATO
    zoti VOLFARTH KUR E KUPTUAT JU QE NE SHQIPRI EKZISTON KORRUPSIONI PARE BUKE APO MBAS BUKEperderisa DORIS PARKE THOTE SE QEVERIJA DOLI NGA VOTAT E POPULLIT athere i bie qe i gjithe POPULLI SHQIPTAR ESHTE I KORRUPTUAR
    NDERSA QE JANE DENONCUAR ME KOHE DHE ASGJE NUKE ESHTE BERE JANE LEGENAT QEVERITAR DHE PASTAJ VINI JU T E OSBE
    bolle jeni talle me shqiptaret

  2. LORA says:

    Nje buzeqeshje Wolfarth-i eshte baraz me nje hymje dore ne xhep te shqiptareve.Kete qeveria tyryry e quan LOBIM.

  3. 21Janari says:

    Nevojë për më shumë integritet, ka sidomos OSBE dhe shefi i saj, që deri tani kanë treguar që nuk janë aspak parimorë.

  4. plaku says:

    Une mendoj se Ambasadori i OSBE ne Shqiperi tha ato qe duhej te thoshte, tra la la.
    Ne shqiptaret kemi nje proverbe shume te bukur : ” I zoti e nxjerr gomarin nga balta.”

  5. hysni dajaku says:

    ah more te shplar qe na hengert shpirtin,, “po eshte korrupsioni qe po ndeshkon voten”,,akoma nuk e keni marr vesh ku kemi ngecur ne!!!

  6. sociologu says:

    Jemi ngopur me fjale te bukura te OSBEse apo OSBAse! Edhe pse ata citojne nje fakt real, nuk prononcohen ne demaskimin e Klikes Berishiane!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje