Italia tërhiqet nga centralet bërthamore, shpëton Shqipëria

20 Prill 2011, 11:21Politika TEMA

Qeveria italiane ka vendosur që të tërhiqet nga planet e veta për ndëertimin e centraleve bërthamore, pas asaj që ndodhi në Fukushima. Ligjëvënësit italianë kanë hartuar një amendament për këtë gjë, i cili pritet që të miratohet në Senat gjatë ditës së nesërme.

Ky është një lajm i mirë në fakt edhe për Shqipërinë, pasi vendi ynë ishte një pikë referimi për qeverinë e kryeministrit Berluskoni, për ndërtimin e një centrali bërthamor. Kjo u pohua gjatë vitit të kalur, gjatë një vizite që kryeministri Berisha pati në Romë me Berluskonin.

Vetë kryeministri Berisha disa herë është deklaruar i gatshëm për nisjen e procedurave për ndërtimin e një projekti të tillë. Në një intervistë për median italiane “Corriere della Sera “ (më 29 maj 2008)pyetjes së gazetarit për ndërtimin e një centrali bërthamor italian në Shqipëri, iu pat përgjigjur: “Centrali bërthamor? Po, faleminderit. Nuk ështe nevoja të premtojë ulje fiskale italianave përtej Adriatikut, tashmë është falenderimi i Shqipërisë dhe i kryeministrit të saj”.

Pra, kryeministri Berisha kishte rëndë dakord për ndërtimin e një centrali bërthamor italian në Shqipëri, që, për fatin tonë të mirë nuk do të ndërtohet jo prej tërheqjes së Berishës nga ky projekt, por prej tërheqjes së qeverisë italiane.

6 komente në “Italia tërhiqet nga centralet bërthamore, shpëton Shqipëria”

  1. Rani says:

    Ai eshte shtaze e eger e pallogjikshme ai me duket se nuk e kupton rendesine e atyre gjerave qe ben ai qellimin e tij e ka te dale para kamerave si injorant po shpejt do te dale para kamerave te burgut kur t’ja vene ne qafe kartonin me numrin e serise; i pandehuri sali rame berisha.

    1. plaku says:

      I dashur Rani,
      Ke shume te drejte per ato qe thua.

  2. devolliu says:

    Tërhiqet Italia por s’tërhiqet Salia.
    “Un jam Sali Brisha, un jam ai qi mbaj premtimet, at qi them un e baj.
    Un kam premtu se Shqipnin do e baj superfuqi t’energjis brthamore e kam për ta ba. Se s’do Berluskoni, kjo s’m prish pun mu se un kam e miq t’ tjer, kam Ahmadinn e Iranit qi do m’ndihmoj mu.
    Un jam kryeministri i premtimeve t’mbajtuna. Ç’ka kam than un do i baj; un do e baj Shqipnin ma t’bukrn e dheut, me ullishta, shegishta e lajthishta; un do e baj Shqipnin t’parën n’planet për turizm, un do i baj shqiptart me kalu ylberin; un jam Sali Brisha, Skanderbeu i rilind; u a them un, dgjomni mu…”

    1. raimondi says:

      hahahahahahahahahahahahahahahaha u dhivaaaaa

  3. Claus says:

    Eshte brutale te thuash “Rrofte Fukushima”!
    I erdhen trute edhe italianeve, tani e moren vesh qe nje Fukushime “made in Sali” nuk do ti linte ata pa “lagur me nje doze 5000mS se 60 milje larg jemi.
    Mire eshte qe Sales ti besh nje dhurate nje shishe uji nga ai uji qe ftoh reaktorin e Fukushimes me nja 7000 milisievert dhe pastaj me ate rrezatim qe ka te shkoje ne mbledhjen e qeverise tu japi edhe atyre nje doze te mire rrezatimi dhe te gjithe bashke ti futesh ne nje bunker betoni me trashesi 7 metra deri sa tu kthehet cesiumi nga gjendja instabile ne gjendje stabile, pra pas ……vjetsh.
    Ashtu u vine trute ne vend.
    Edhe Rama duhet ta ktheje kete pike ne nje argument shume te forte elektoral. Nje pike qe nuk duhet harruar se nuk preket vetem Kamza dhe Kavaja por Shqiperia dhe tere rajoni. Vetem me Fukushimen fituan te gjelbertit ne Baden-Württemberg.

  4. hajriu says:

    Shikoni se çpo ndodh ne Japoni qe eshte nje nder vendet me te zhvilluara te globit, tani mendoni sikur te ishin ndertuar keto centrale ne shkoder para janarit (d.m.th para permbytjes) dhe çfare katastrofe do ndodhte ketu.Ruajna zote nga te marret

Comments are closed.

Lini një Përgjigje