UPDATE- Kryeministri Sali Berisha i ka besuar Ministrinë e Brendshme, ministrit aktual të Drejtësisë Bujar Nishani duke plotësuar kështu vendin bosh të lënë nga Lulzim Basha në qeveri. Berisha e ka marë këtë vendim gati me nxitim, pas apelit të ndërkombëtarëve që policia të jetë në lartësinë e duhur gjatë zgjedhjeve, si dhe për shkak të sjelljes së zv.ministrit Avenir Peka që po kryente detyrat e ministrit në mungesë. Peka u përfshi në një konflkt me një drejtues të lartë të policisë, të cilin e urdhëroi të dërgonte trupat speciale në Kamzë kundër militantëve të opozitës. Bujar Nishani, u emëruar dje nga Berisha dhe iu dërgua presidetit Bamir Topi për dekretim me synimin që të votohet brenda kësaj jave në Kuvend. Arsyet që mund ta kenë çuar Berishën drejt kësaj zgjedhjeje mund të jenë të shumta. E para ka të bëjë me eksperiencën e Bujar Nishanit në ministrinë e Brendshme, të cilën ai e ka drejtuar më parë, por dhe besimin që ai gëzon tek kreu i qeverisë. Nishani e ka drejtuar Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2007 deri në vitin 2009 për të vajtur më pas tek Drejtësia, ku qëndron që prej vitit 2009. Me këtë lëvizje kryeministri vetëm sa e ka “arnuar” qeverinë e tij pas dorëheqjes së dy ministrave që kandidojnë për kryebashkiakë më 8 maj. Ai nuk ka vendosur se kë do të dërgojë në vend të Nishanit tek Drejtësia, dhe gjithashtu nuk ka vendosur për pasardhësin e Ferdinand Xhaferrit tek ministria e Kulturës e Turizmit, duke i lënë këto dy vende bosh për momentin. Zëra pranë kreut të qeverisë thonë se dy ministritë e lëna bosh po ruhen për kandidatët humbës të 8 majit. Kështu duket se Basha mund të shkojë në vendin e Nishanit pas zgjedhjeve të 8 majit për të ruajtur kështu profilin politik dhe karrierën në qeveri. Ish/ministri i Brendshëm Lulzim Basha garon ne emer te koalicionit “Aleanca per qytetarin”, per Bashkinë e Tiranës perballe kreut aktual te bashkise, njeheresh kreut te PS-se, Edi Rama. Basha është i dyti ministër i Brendshëm që garon përballë Ramës pas Sokol Olldashit në vitin 2007.
Comments are closed.
Nuk kishte manekin me te pershtatshem (ne taborrin e kusareve qe quhet qeveri e Tij) se Nishani per
titullar te Ministrise se Brendshme.
Si ministri i mrenshem i naltmdhnise Musa Juka duket.
Sa mire ka bere qe e ka derguar si Minister i Brendshem, se pasi e shkatarroj njehere si institucion e ka rikthyer ta rishkatarroj perseri. Kaq i zoti te jete ky njeri valle? Po ai eshte edhe i semure dhe me siguri semundja nuk te le te perqendrohesh tek puna por tek leku. Se bota eshte me rrota thote populli, njelloj si kerkon Nishani 50 mije Euro per te te bere noter (kuptohet nepermjet CAVOS se tij), aq kerkojne edhe mjeket per ta sheruar kete fakir.
Nje gje eshte e mire ne kete lajm, qe drejtesia sot ka humbur nje njeri qe e ka kthyer Ministrine e Drejtesise ne institucion te pavlere dhe me siguri te piset. Ministria e Drejtesise sot ka humbur nje njeri qe e semuri drejtesine shqiptare dhe qe kete e beri me vetedije te plote, si kunderpergjigje ndaj inatit qe ka ndaj botes se eshte i semure vete. Bile bile i semure mendor.
SA MIRE SOT PER DREJTESINE SHQIPTARE! SA KEQ SOT PER MINISTRINE E BRENDSHME! VAJTONI O NJEREZ SE PO JU VJEN NJE SHKATERRIMTAR (QE ME SIGURI JU E NJIHNI SHUME MIRE, NJELLOJ SIC E NJOHA UNE SOT KETE HAJDUT ME PROVIMIN E NOTERISE).
TURP! TURP! TURP!
Berisha po te mosi inat,te nxin jeten,,,ama po te mori me qef,ta nxin jeten duke te bere minister
Nuk po e marr vesh pse po me censuroni more gazetare te nderuar apo keni filluar edhe ju me metodat e sales.
MBASE BASHES PISHTARI I DYTE ESHTE NISHANI per BERISHEN TEKSTOLISHT SIC BERI BERLUSKONI me ALFANEN ministrin e MBRENDESHEM
Sala Vendosi Nishanin qe te…… marri “Nishan ” opoziten
po ska shanse qe berisha ti kete lene vendet ministrore bosh per humbesit ne 8 maj.nuk e di se si do dalin votimet neper rrethe po di vitem qe ne 8 maj fitorja e lulzim bashes ne tirane eshte e sigurt,sepse ai vete e ka fituar simpatine tone dhe mendoj se eshte kandidati i duhur per te na e transformuar tiranen e nje mije e nje pallateve,ku siperfaqet e gjelbra i sheh me syze optike
nuk te ben pak pershtypje ty qe luli do fitoj ne tirane po te ardhmen e familjes se vet e shef gjekundi.. esht njisoj si te vesh ti ne kukes te fitosh bashkine dhe familjen ta mbash te tirone….
A TI JE BURRE ZOTNI MOR NISHANI POR SHQIPET PO NUK U SOLLE KEQ E PO NUK JE KOMUNIST, TE SHAJNE. TI VAZHDO PUNEN TATE SI NJEREZIT DHE LEJI DALLAVERET TE BEJNE PUNEN E TYRE…ATE PER TE CILEN I PAGUAN PARTIA
Te urojme suksese per kete deture more BUJAR dhe ta besh detyren me sa me shume sukses…..