Frika: Berisha sjell metalurgjikun në Vlorë

4 Maj 2011, 19:02Politika TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Sapo dëgjova fjalën e Berishës në mbyllje të fushatës në Vlorë e ndërrova menjëherë titullin e komentit tim të bërë gati “Kollozi degdis turizmin e Vlorës ne Kështjellen e Kaninës”.

Në fjalën e tij Berisha tha veç të tjerash duke ju drejtuar vlonjatëve se “Më 8 maj do zgjidhni Vlorën e prodhimit të fuqishëm industrial”. Gjatë gjithë fushatës Berisha ka qenë shumë i kujdesshëm që në asnjë mënyrë të mos përmend vendimin e Këshillit të Ministrave që me firmën e tij presin gjithë pyllin e Sodës për ta kthyer atë në platformë gjigande betoni, ku do përpunohen 3 milion konteiner në vit, por dhe cisterna nafte e lëngjesh të tjerë lloj- lloj. Ai nuk ka përmendur se e ka zgjedhur kompaninë që do merret me ndërtimin e super portit, i dyti më i madhi në Mesdhe, por i pari për nga super ndotja që ai i bën të gjithë Gjirit të Vlorës. Berisha nuk ka përmendur se me porosi të tij është përfunduar plani struktural i Vlorës sipas të cilit ngjitur me super platformën e konteinerve është zona e industrisë së rëndë, dhe për çdo shqiptar industri e rëndë është “metalurgjik”. Berisha nuk ka përmendur vendimin që ka marrë Këshilli i Ministrave me firmën e tij për 480 hektar zonë të lirë në Vlorë, që vërtet mund të punësohen disa qindra njerëz, por duke qenë zonë e lirë këta punëtorë me të gjitha gjasat mund të jenë punëtorë të huaj që punojnë me 2 dollarë në ditë. Por ajo që përmend tani Berisha është termi “kantier të madh punësimi”, “Vlora e biznesit”. Dhe nuk harron Berisha për të mjegulluar sado pak mendjet e vlonjatëve të flasë edhe për “potenciale turistike”, pra që turizmi është vetëm në potencë, se planet janë ndryshe, anti-turistike.

Natyrisht të njëjtën strategji ndjek dhe Kollozi, por për faktin se ai do duhet të ballafaqohet me detajet del fare i zbuluar. I gjithë thelbi bosh i fushatës së Kollozit është se për 6 muaj do bëj planin e Ri të qytetit, e vlefshme për 30 vjet e më shumë, Kushtetutën e Vlorës siç bukur e quan ai. Por Berisha jo vetëm që ka bërë Planin, por dhe ka filluar zbatimin me vendimet që ka marrë. A mund Kollozi të bëj një Plan ndryshe nga ai që ka bërë e po zbaton Berisha? Si vlonjat që është edhe mund ta bëj. Por do na duhet të presim që ta bëj e pastaj ta votojmë, pra mbetet të shohim në vitin 2015. Tani ajo që kërkohet është të ndalet plani i Berishës dhe këtë nuk e bën dot Kollozi, nuk e bëri.

Dëgjova dhe ridëgjova Kollozin në emisionin Opinion të TV Klan të së Hënës. Pyetjes së Fevziut për planet për zhvillimi e turizmit Kollozi i dha një përgjigje zhgënjyese për cilindo, jo vetëm për vlonjatët, por për çdo Shqiptar që ka qenë apo nuk ka qenë ndonjëherë në Vlorë. Kollozi tha se “kemi humbur aksesin tek deti”. Foli dhe për një “lungomare” për ta aksesuar detin. Dakord. Por nuk tha një fjalë për moratoriumin e skafeve, që tash nuk është asgjë më tepër se një qëllim për të mos zhvilluar turizmin në Vlorë, që të mos vizitohen perlat e panumërta të Karaburunit, që të mos zhvillohet turizmi nënujor etj. Kollozi e la më pas fare detin dhe ju “përvesh” qytetit e malit, tha se do zhvilloj turizmin kulturor, do hap muzeun e mbyllur të qytetit, do bëj të njohur sitet arkeologjike të Vlorës, do organizoj evente si psh, do shfaq filma me metrazh të shkurtër, dhe se ka një plan se si do të zhvilloj turizmin duke çuar turistët në kalanë e Kaninës. Kaq tha. Edhe qesharake e gjithë kjo për Vlorën. Kollozi “harroi” fare detin, e “harroi” fare brezin e gjerë të rërës rreth 50 km nga Plazhi i vjetër deri në derdhje të Vjosës. Ose ja ka lënë Fredos së komunës së Qendrës (qendra në Nartë), që Qeveria e Berishës e ka si gomë rezervë, që nëse i bëhet pengesë Bashkia e Vlorës, hop e zgjidh Fredo Berberi, siç e zgjidhi tek dha lejet për prerjen e pyllit të sodës tek TEC-i i Vlorës, apo dhe vetë TEC-in. Tani dhe Portin e Konteinerve duhet ta zgjidhin me Fredon fët e fët, i cili edhe pse kryekomunar i një perle bregdetare tërësisht zonë e mbrojtur, madje me pjesë strikte e mbrojtur (laguna e Nartës) flet për zhvillim industrial të zonës. Edhe Kollozi edhe Fredoo flasin sipas planit të Berishës në këtë fushatë. Dhe druaj se ai spoti i tranformimit të Bashës në Berishë vlen dhe për Kollozin e Fredon.

 

7 komente në “Frika: Berisha sjell metalurgjikun në Vlorë”

  1. 21Janari says:

    Mos u çudisni!
    A nuk ju thonë përditë Basha-Berisha që janë ndryshe nga të tjerët : pra, që Vlorën e bëjnë qytet industrial dhe Elbasanin qytet turistik…

  2. albaniac says:

    Maloku po na thote se ne Vlore macet kane filluar te lehin….
    Cfare uji i kane dhen te pije malokut?

    1. Rani says:

      Maloku, po ky malok qe thoni ju i beri gjemen Vlores ne 97 dhe prape ka vlonjate qe shkojne ti mbajne ison i shikon ne fotografi apo jo, ndersa ne qytetin e tij te lindjes ky malok ka 13 vjet qe nuk shkon nga frika prandaj mjaft me kete termin maloku se na çate k…………..popull debil, une nuk arrij dot ta kuptoj si kane shkuar ata te kendojne per kafshen mor vlla e pabesueshme, edhe thone pastaj maloket ca lesh malokesh shihi keta qe u dogjen ne 97 dhe kane harruar shume shpejt eh popull popull…………..

  3. sociologu says:

    Shpresoj shume qe Vlonjatet te mos mashtrohen nga ky dallkauk, qe jo vetem nuk ka asnje lidhje me historine e Vlores, po ka bere cmos ta fundosi e djegi, e ta shohe te perkembur si mos me keq! Do te beje metalurgjik ne buze te perles natyrore: I rente nje pike , i rente!

  4. Falcon says:

    Nazifi duhet te kapi cifteline tani

  5. Rrokaj says:

    Ju Lavdosh keni te drejte per problemet qe trajtoni.Vlora eshte e bukur pa doren e njeriut dhe shemtohet kur kushdo qe ve dore mbi te pa u menduar dhe pa e studjuar hap nje plage qe nuk mund te mbyllet ose edhe kur mbyllet le shenjen e shemtimit.
    Kur permendet se per gjashte muaj do te bej “planin e ri te qytetit te vlefshem per tridhjet vjet “!!!!!!!! kush e di se si behen keto pune ,skandalizohet dhe e quan nje çmenduri nje deklarate te tille ,(vetem per te bere nje projekt te thjeshte me nje vlere disa dhjetra milione leke te duhen jo me pak se disa muaj pune) ,(kush di te projektoje tamam dhe te kryeje,studimin e gjith anshem dhe te disa specialiteteve te gjitha etapat qysh prej projekt idese, qe duhet te plotesojne kuadrin e gjykimit per projektet pjesore etj etj etj) .Siç duket ky zoteria qe premton kete gje nuk e di si behen keto pune dhe ka te drejte se jo kushdo mund te njohe gjithçka dhe mire, por nuk duhet te genjeje as vehten dhe as te tjeret .
    Le te shpresojme se cilido qe te fitoje, te pakten kete pjese te problemit te kerkoje ta njohe mire se si zgjidhet ,dhe te luftoje per ta zgjidhur me specialistet kompetente dhe jo me militantet ,une nuk e di ne se e ka deklaruar Kollozi kete gje , ne se po , eshte per te ardhur keq, sepse me sa kam degjuar ka shkollen per ndertim .

  6. du says:

    do i kene vene ne rresht ata te shkretet per te kenduar. po te kene kujdes te mos e leshojne voten ashtu qesim

Comments are closed.

Lini një Përgjigje