Gjika: Federata është ngatërruar me njeriun dhe qytetin e gabuar

4 Maj 2011, 11:01Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i ka shpallur “luftë” Federatës Shqiptare të Futbollit, duke thënë se është ngatërruar me njeriun dhe qytetin e gabuar.

Gjika, gjatë emisionit “Top Story”, ka thënë se federata është politizuar dhe akuzoi ministrin e Financave, Ridvan Bode se po vjedh kampionatin, me shpresën se do të fitojë Bashkinë e Korçës.

“Sa për kampionatin, kjo federatë është bërë palë me këtë palo-politikë. Por, u them se janë ngatërruar me qytetin e gabuar dhe njeriun e gabuar”, tha zoti Gjika.

Ky i fundit ka thënë se vlonjatët do të protestojnë fuqishëm, pasi Federata Shqiptare e Futbollit është bërë palë dhe ka trukuar këtë kampionat. Gjika tha se tashmë “po vjedhin edhe futbollin. E vetmja gjë e që kishte mbetur e papolitizuar në Shqipëri, tashmë është politizuar”.

Reagimi i ashpër i Gjikës erdhi pas vendimeve të fundit të Federatës, i cili kulmoi me atë për mosdhënien e tre pikëve në tavolinë Flamurtarit për ndeshjen në Laç, pavarësisht dhunës së pësuar nga lojtarët vlonjatë, ku njëri prej tyre, portieri Moçka, u godit në kokë.

Tifozët e Flamurtarit kanë thënë se do të protestojnë fuqishëm për këtë padrejtësi që po u bëhet.

7 komente në “Gjika: Federata është ngatërruar me njeriun dhe qytetin e gabuar”

  1. andi says:

    Thjesht bojkotoni kampionatin dhe dergoni videot e ndeshjesh federates europiane te futbollit.

  2. nebra says:

    Flamurtarit i takon te bojkotoje kampionatin,pavaresisht denimit qe mund te jape federata e dukes.Me mire do ishte qe Flamurtari te beje kerkese te luaje ne ndonje lige italiane, se nuk ka sens te luash ne nje kampionat te tille sa per numer ,ku fituesin e vendos bodja me duken.

  3. raimondi says:

    Ky kryetar bashkie eshte shume gomar .Ky nuk di ca flet , flet si i forte .Ndaj nuk duhet votuar ky se ky vetem te bertase ne stadium di dhe azgje tjeter

    Ca kryetar bashkie te zote qe paska Vlora ! looooooooooooooooool hahahahahahaahah

    1. salibani says:

      shko njehere ne vlore e thuaja kto llafe vlonjateve po nuk ta shqyen ate vendin ku ulesh

  4. Neorealizmi says:

    Skenderbeu (jo heroi yne kombetar): Ma sillni ketu te lidhur dhe ta shihni po se vrava!!!

  5. shezo says:

    Me falni, por pordhet e keti labi nuk durohen, me gjithe respektin qe kam per qytetin dhe njerezit e tij te mrekullueshem!

  6. Epirioti says:

    Duka do shkoj sot ne Korce te jape kupen e kampionatit se nuk do ia mbaj te guxoje te shkele ne Vlore. Njerez te vegjel, burra pa RR fare, hilanjoz te peshtire.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje