Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pas shtyrjeve të fundit, ka hedhur poshtë kërkesën e Flamurtarit për të marrë tre pikë në tavolinë për ndeshjen me Laçin, si pasojë e dhunës së pësuar. Komisioni ka vendosur vetëm që të dënojë fushën e Laçit, ku dy ndeshjet e ardhshme do të luhen pa tifozë. Me këtë vendim, i cili ishte paralajmëruar, duke qenë se Komisioni e kishte shtyrë disa herë, i hapet rruha shpalljes kampion Skënderbeut të Korçës, që financohet nga Agim Zeqo dhe mbështetet nga ana e ministrit të Financave, Ridvan Bode. Skënderbeu, dy ndeshje nga fundi, ka katër pikë më shumë se Flamurtari, por me avantazhin që ka një ndeshje shumë të lehtë në Korçë përballë Elbasanit, që është rrëzuar me kohë një kategori më poshtë dhe nuk ka asnjë motiv për të luajtur.
Komisioni i Disiplinës mund të gjejë shumë argumente, me të cilat mund ta quajë të drejtë këtë vendim. Por, është fakt se precedentë të shumta tregojnë se Flamurtarit i duhej dhënë fitorja në tavolinë, ndërsa ndeshja e Laçit duhej ndërprerë nga ana e arbitrit.
Ky vendim pritet që të ngjallë reagimin e ashpër të tifozëve të Flamurtarit, të cilët dje protestuan në Tirana para FSHF-së dhe kanë pohuar se një gjë të tillë do ta bëjnë edhe në ditët në vijim, nëse Federata vazhdon me padrejtësinë e vet.
Vendimi i Komisionit është vazhdim i një sërë vendimesh dhe favoresh të Federatës Shqiptare të Futbollit, që drejtohet nga Armando Duka, për Skënderbeun. Kjo ka bërq ë kampionati të degradojë në shkallën më të fundit dhe të cilësohet si më i turpshmi i viteve të fundit.
Futbolli shqiptar ka pësuar një goditje të rëndë dhe vështirë se do ta marrë veten pas këtij sezoni, duke qenë se një njeri pranë qeverisë me një ministër në krah, hynë në botën e futbollit dhe u sollën në mënyrë mafioze, duke e shpëtuar Skënderbeun e destinuar të binte një kategori më poshtë dhe arritën që ta shpallin atë kampion(ende nuk ka ndodhur, por kjo gjë tashmë është e sigurtë).
Natyrisht, për këtë kanë patur mbështetjen e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili në mënyrë të paprecedentë është aksioner në një kompani me presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo. Kjo gjë nuk ndodh as në kampionatet afrikane, që një president i Federatës së Futbollit të jetë aksioner me një president klubi.
Armando Duka duket se tashmë e ka kthyer futbollin shqiptar në një pronë private, pasi përveçse i dhuroi kampionatin Skënderbeut, ka zaptuar edhe të drejtën televizive për kampionatin shqiptar dhe kombëtaren shqiptare, me paketën sportive në të cilën ai është aksioner.
Për më tepër që në këtë kampionat skandaloz, i cili është trukuar në mënyrë të hapur, edhe mediat kanë pasur rolin e tyre negativ, duke heshtur dhe duke u sjellë sikur është një kampionat normal. Ato duhet ta kishin denoncuar çdo ditë këtë skandal, gjë që nuk e kanë bërë.
Në këtë moment të pashpresë për futbollin shqiptar, ndoshta e vetmja rrugë shpëtimi ndoshta do të ishte ndërhyrja e UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat në fakt kanë nisur hetimet për trukime në lidhje me disa ndeshje të kampionatit. Nëse kjo gjë nuk ndodh, atëherë këtij kampionati nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i themi SuperDukë dhe jo Superligë.
Comments are closed.
Kur shqiperine e drejtojne ca fshatare,dhe malesore!
mos prisni mrekullira,njerez qe skane lidhje fare me futbollin shohim se e nesermja
papritur i dhuron fatin per te drejtuar institucione te larta si ai i presidentit!
dikur Sali Berisha i drejtohej vellezerve Duka me epitete si klani zemunit
ndersa sot per hir te parase,dhe pushtetit i ka bere ortake ne vjedhje
ndersa ministriBo(le)de qe nuk dinte se si luhej futbolli,e shohim perkrah
qimekuqit me puro kubaneze,presidentit te skenderbeut duke u krekosur si gjeli mbi mut
se si ne kete vend hileja triumfon mbi te vertetat
se po nuk vodhe,shave,vrave nuk je pjese e ketyre banditeve
po nuk dite te mashtrosh nuk qasesh nga lukunia e cakenjeve
Me ben pershtypje,se nga njera ane meren masa per ekipin LACIAN dhe nga ana tjeter thuhet se nuk eshte rrezikuar jeta e portierit.Sipas”DUKES SE KRIMIT”duhej qe portieri ose te ngelej gjysmak ose te vritej qe te quhej shkelje te rregullores.Une mendoj qe tifozet e Flamurtarit te mos merren me me kete problem sepse me kete kampionat qe kemi e me kete federate AS QE JA VLEN TE MARESH KUPE.
U them vlonjateve:le ta marre kampionatin ai bodja( fshatari i librazhdit) se nuk ka pa as futboll e as kupe me sy!!!
Vetdemaskuese per dordolecin FSHF dhe klanet qe ate e komandojne eshte fakti i denimit te fushes se Laçit.Kur nuk ka pasur incident dmth nqs portieri vlonjat nuk eshte goditur,atehere pse denohet stadiumi i Laçit??????? Pra incident ka patur.Dhe incidenti i vetem ka qene hedhja e sendeve te forta ne fushe nga ana e tifozeve laçiane ne drejtim te aktoreve ne fushe qe sipasoje e goditjes nga to njeri prej tyre nuk ishte ne gjendje te vazhdonte normalisht lojen.Pra edhe njehere,gjendja eshte e qarte.
FSHF pranon skandalin dhe sidomos vetdemaskohet me qendrimin ordiner qe mban.
Nuk ka nevoje per bojkot,por abandonim te ketij maskarallek kampionati.
Flamurtari le te hyje ne dy ndeshjet e fundit me nje ekip kalamajsh ne fushe dhe te pesoje aq gola sa te mundet.Kjo forme proteste ndoshta ka me vlere se bojkoti i kampionatit.
Vetdemaskuese per dordolecin FSHF dhe klanet qe ate e komandojne eshte fakti i denimit te fushes se Laçit.Kur nuk ka pasur incident dmth nqs portieri vlonjat nuk eshte goditur,atehere pse denohet stadiumi i Laçit??????? Pra incident ka patur.Dhe incidenti i vetem ka qene hedhja e sendeve te forta ne fushe nga ana e tifozeve laçiane ne drejtim te aktoreve ne fushe qe sipasoje e goditjes nga to njeri prej tyre nuk ishte ne gjendje te vazhdonte normalisht lojen.Pra edhe njehere,gjendja eshte e qarte.
FSHF pranon skandalin dhe sidomos vetdemaskohet me qendrimin ordiner qe mban.
Po ju erdhi Duka ose Bodja ndonjehere ne Vlore varini nga kembet.
Gabohesh miku im Nabukodonosor, gabohesh! Te dy jane te “mirepritur”, bashke me ekipin “kampion”, biles edhe “kapiteni i kampioneve” eshte personalisht i “mirepritur”!
Do te dime ti nderojme miqte!
Do te dime tu japim edhe reston, per gjithe sa bene kete kampionat!
Mireardhshin, por nuk di nese do te kene mundesi te mireikin?
Kushedi Liu i ka mare masat?
Ka kohe deri atehere, ka…
FSHF KUR DHA VENDIMIN PATI PARASYSH SE KERCIKUQVE I DUHET TE KENAQEN PAK.PER VLOREN NUK ESHTE NDONJE PROBLEM SE JANE MESUAR ME POSHTERSIRAT QE JANE BERE QE KUR ISHTE RAMET TE PAST ARSEN HOXHA ALBITER.O ME FAL SE ESHTE NGJALLUR PRAP.PRA JANE BERE BASHKE NJE DYZYN PALACOSH BASHKE.ME GJITHATE MENDOJ SA PER HIPROKRIZI KAMPIONATI DUHET TE VAZHDOJ QE TE KENAQEN PAK KERNACKAT,SE ATE KAN QELEPIR NGA LEMOSHA BODE-DUKA-ZEQO
te gjitha komentet e mesiperme jane brockulla e aspak te verteta.Ne lac u vertetua qe portjeri nuk asht demtu aspak por ka qene thjesht nje spekullim,komisioni i disiplines mbasi hetoi gjithcka pa qe aty luhej teater prandaj morri vendimin shume te drejte .Te rrime shterember e te flasim drejt,artikullhkruesi mashtron bash si Berisha e basha bashk ,futbolli ska asgjo me politiken prandaj larg duart prej tij Korca ka ekip fantastik ,fitoret i ka plotesisht te meritume ,URIME E SUKSESE po ben revolucion ne futbollin shqiptar ,duhen ngrit skuadra te mbeshtetura fort financiarisht ,e jo me pune vullnetare …duhen pare jo llafe ,duhen stadiume e jo llafe,duhen paguar lojtaret e jo llafe prandaj me mire heshtni ,heshtni ……
Kozma! Ke pare ndonje ndeshje te Skenderbeut. Jane shume larg nivelit per te qene kampion. Flamurtari eshte masakruar kete sezon dhe kete e thote gjithe shtypi i majte e i djathe, te gjithe sportdashesit dhe analistet e futbollit, edhe shume nga FSHF-ja e pranojn e, por deklarojne se eshte urdher nga Bodja dhe nuk duan te ngelen pa fonde nga qeveria. Eshte turp per vitin 2011 te shikosh kaq absurditet ne servilizem. Megjithate kupat e europes kane treguar shume mmire sa jo reale jane manipulimet ne kampionatin tone.
kam mendimin se FSH duhet te ”punesoje nje arbiter Amerikan” ose me sakte nje ”hetues apo mjek ligjor nga amerika” per te vertetuar se Lacianet ishin te PAFAJSHEM ne rastin konkret: Ata po hidhnin gure nga gezimi, por edhe pasi ngjyrat Kuq e Zi te Falmurtarit i ngrinin nervat! Pra vetmbrojtje vellezer!…
palacot nuk lane gje pa shitur