Klerikët myslimanë: Nuk është praktikë e jona hedhja e trupit në det

2 Maj 2011, 23:00Politika TEMA
Klerikët myslimanë: Nuk është praktikë e jona hedhja e

Kjo aeroplanmbajtëse hodhi trupin e Bin Laden në det

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se trupi i Osama Bin Laden është hedhur në det duke respektuar praktikat myslimane. Por disa klerikë myslimanë janë të tërbuar, e thonë se do marrin hak pasi mënyra se si u trajtua trupi i Osama Bin Laden nuk është islame. Ata thonë ky është një turpërim, pasi praktika islame parashikon vendosjen e trupit në një varr me kokën e drejtuar për nga qyteti i shenjtë i Mekës.

Varrimi në det lejohet, thonë ata, por vetëm në rastet e veçanta, kur vdekja ndodh në një anije shumë larg bregut.

Ndërkohë një profesor i fesë myslimane thotë se nuk është e ndaluar të varroset në det një njeri, nëse nuk ka asnjë njeri që paraqitet për ta marrë trupin.

Megjithatë të tjerët thonë se edhe armikut i duhet dhënë një varrim siç duhet, duke i hapur një varr e duke i thënë lutjet. Të tjerë thonë se e kuptojnë qëllimin e amerikanëve që varri i tij të mos bëhet vend pelegrinazhi, por ai, sipas tyre, është bërë tashmë simbol në zemrat e njerëzve.

14 komente në “Klerikët myslimanë: Nuk është praktikë e jona hedhja e trupit në det”

  1. skaran says:

    Osama eshte gjalle dhe kjo eshte genjeshtra e radhes se USA-ve.

    http://www.top-channel.tv/foto.php

  2. bbb says:

    Kriminelet thone “vrame kriminelin”…

  3. eddy says:

    Amatorizmi politic i Obames nuk mbaron kurre te vritesh ne toke dhe te hedhin ne det pasi eshte rit musliman vetem ne Americen e zhvilluar degjon Osama kishte tre vite qe kishte dale ne pension si terroriste do te thote per tre vite nuk kishte asnje lloje aktiviteti ndersa vrasja e mitizone ate Tani mund te themi qe jemi ne nje faze te re te terrorizmit dhe kjo fale Americes se zhvilluar amatorizmi i Obames nuk mbaron ketu thenja ne interviste drejtesia u vendos per cilen drejtesi e ka fjalen Osama nuk u kap i gjalle dhe u denua nga drejtesia por u vra te pakten drejtesi ketu nuk kemi Nxjerja e certeficates se lindjes nga obama vrasja e osames te gjitha keto behen per fushaten e re electorale ne americe Po per mijra pengje qe ndodhen ne dore te terroristve dhe cfare do te ndodhe tani me ta a e mendoje ndonjehere amatori Obama gjithe ky mediatization qe behet per mua eshte nje hiccc u vra Osama nuk do te thote qe u zhduke terrorizmi por i jepet nje mesage terroristve duhet te levizeni pasi keni tre vite qe nuk po beni asgje Per mua do ishte me mire ta mbaje gjithmon ne presion psikologjik dhe ta izoloje se sa ta vrisje dhe ta ktheje nje herro nje terroriste eshte e gjithe bota islamice qe declarone qe Osama vdiq ne martire ndaj i theme bravo politices amatore americane per kete nder qe i beri terrorismit dhe ish kryetarit te saje

    1. plaku says:

      eddy,
      Kisha keto gjera per te thene :
      – Bin Laden ishte 53 vjec, pra nuk kishte dale akoma ne pension. Pse i mbante me pune dy korjeret, n.q.s. kishte dale ne pension. Pse nuk lajmeron boten qe ke dale ne pension, dhe neper kaseta videoe nxit terroristet per vrasje te reja ?
      – Drejtesia u vendos, sepse me urdherin e tij u vrane mbi 3000 njerez ne dy kullat. Ai, po te ishte trim, le te shkonte ne Amerike dhe te vriste Bushin dhe qeverine e tij. Ai vrau baballare, nena, vellezer e motra, njerez qe kishin shkuar ne pune qysh ne 6 te mengjezit ( si une edhe ti ), c’faj kishin ata ? C’faj kishin ata dhe neneat, baballaret, femijet, grate dhe burrat e tyre ? Faji i tyre ishte qe u ndodhen ne nje vend te caktua ne nje moment te caktuar. A ishte e drejte te vriteshin per kete faj ?
      – A ju beri Bin Ladeni ketyre te pafajeshme gjyq ? Ai vrau mbi 3 mije njerez te pafajshem pa gjyq apo jo ?
      – C’fare lidhje ka vrasja e Bin Ladenit me certifikaten e lindjes se Obames. ?
      – Pse terroristet mbajne pengje njerez te pafajshem ? Pse terroristet nuk i lirojne ata ?
      Me cfare te drejte terroristet marrin njerez pengje ? Kush ju a dha atyre te semureve nga trute ( terroristeve ) te drejten per te marre pengje ? Kuptohet qe Bin Laden. Bin Laden nuk eshte Zoti vete. Ai ishte nje terorist qe mori ate qe meritonte.
      – Ti thua :
      “por i jepet nje mesage terroristve duhet te levizeni pasi keni tre vite qe nuk po beni asgje”
      Mos ndoshta me keto fjale ti perdor forumin per tju bere thirje teroristeve, per te rifilluar vrasjet? Thiri mendjes dhe mos thuaj budallalliqe?!
      – Bota islame po jeton pranveren e lirise se saj , studentet e Egjyptit, Tunizise, Sirise, Libise, njerez me shkolle te larte, duan liri, pune, te jetojne dhe gezojne jeten ne paqe. Per ta Bin Laden, perfaqesuesi i vdekjes, nuk eshte me martiri i tyre, ai eshte e kaluara dhe jo e ardhmja e tyre. E ardhmja e tyre eshte JETA dhe jo VDEKJA.
      – Politika amatore e Osames ka me qindra profesore dhe njohes te medhenj te botes arabe qe e keshillojne presidentin, perpara se te beje dicka te rendesishme dhe jane me inteligjent se ti, i cili shkruan shqip, 15 rrjeshta per perdorur asnje shenje pikesimi, perdor germat e medha pa asnje lloj rregulli te gramatikes se gjuhes se bukur shqipe. Te keshilloj te shkosh edhe nje here ne shkolle, te mesosh gramatiken e gjuhes se bukur shqipe, dhe pastaj te kritikosh amatorizmin politk te presidentit te zgjedhur ne menyre ligjore nga populli i madh demokrat amerikan.Pershendetje.

      1. mendertafuti says:

        Plaku,sinqerisht,je shume amator dhe nuk merr vesh gje fare çfare behet.

      2. eddy says:

        i plakur e ndoshta ne moshe te re lexova pak crare kishe shkruar me tej nuk ja vlente nuk te merzitem cfare ke shkruar e kuptoje qe jeton ne mizerjen shqiptare ti jeton ne nje vend diktatorial e te dhunshem sic eshte shqiperia normale qe mendimi i tjetrit te shokon kjo vjen nga mungesa e respektit qe ju keni per njeri tjetrin mungesa e kultures ndersa per gjuhen shqipe te sqaroje ne moshen 9 vjec kemi hyre ne ambassaden francaise me prinderit kur ti me prinderit e tu kerkonit vdekjen tone dhe besoje se e shkruaje me mire se dikush qe pretendon qe eshte i shkolluar ne shkollat pa dritare te albanise per nje shqiptare qe nuk nje as elementin baze te democratise obama eshte i madhe ndersa per ne qe jemi shkolluar ne universitetet me me fame ne france obama jote ngelet AMATORE

        1. plaku says:

          eddy,
          A e pe videon qe te rekomandova. A te pelqeu ??

        2. plaku says:

          eddy
          Te kerkoj sinqerisht falje, se fatekeqesisht nuk e dija qe jeton qysh 9 vjec ne France. Te gjitha fjalet qe te thashe per gjuhen gramatiken e gjuhes shqipe i terheq mbrapsht.Edhe nje here te kerkoj falje.Pershendetje.

  4. plaku says:

    eddy,
    Nuk e di ne se di anglisht apo jo, m.gj.ate po te dergoj videon e meposhteme me titullin : ” Ahmet, terrorristi i vdekur !!

    http://www.youtube.com/watch?v=psvL2eYQ7YM

  5. vinny says:

    Ata thonë ky është një turpërim, pasi praktika islame parashikon vendosjen e trupit në një varr me kokën e drejtuar për nga qyteti i shenjtë i Mekës.

    Nuk e dime nese eshte me te vertete Bin Laden i vrare, po si mund te pretendosh qe te respektohen ritet fetare per dike qe eshte i pa fe, dike qe prej tij jane vrare 3 mije vete te pafajshem!!
    Nese Bin Laden ishte me te vertete mysliman i vertete, kurre nuk do te kishte prokuar kurr vdekjen e 3000 te pafashemve.

  6. Falcon says:

    mos duhet ti bejme dhe te shtatat e te dyzetat nje monstre te felliqur si ky mij xhamish…dhe kaq eshte bere shume per te..400 gr tritol do ta kishte lehtesuar punen dhe do kurseheshin ca pare…

    1. plaku says:

      Falcon,
      Jam shume dakord me ato qe shkruan pervec punes se tritolit. Ne shtepine e Bin Ladenit ( siç thone mediat ) ishin edhe dy gra te Bin Ladenit dhe 4 femije. Pershendetje.

      1. Falcon says:

        Plaku megjithe respektin tim me duhet tju kujtoj ata te pafajshem qe vajten ate dite ne pune per te suportur familjet e tyre,dmth femijte dhe grate dhe u dogjen ne kullat binjake si ne krematorium…per keta lloj bishash nuk duhet patur meshire..me Tritol nenkuptova …tja kishin vene trupit atij dhe ta pulverizonin( nje jave me pare ne ato kulla qe vellai im per arsye pune ..pra kjo mund ti kishte ndodhur dhe atij )

  7. kozma says:

    Po shih cfare cinizmi ,kriminelit ti bejne nje varrim madheshtor???paskan bo gabim qe na e paskan hedh ne det ???uau po ku roni more njerez apo futja kot meqe na u dha rasti te shkrujm futja tja futim .po tu kish vrare juve ndonje te aferm cfare do benit?????…..do ta hidhnit ne hale..qty ku e kishte vendin ….

Comments are closed.

Lini një Përgjigje