UPDATE- Pedagogia e Inxhinierisë së Ndërtimit Flora Hanelli, bashkëshorte dhe nënë, e ka quajtur dje Lulëzim Bashën vrasës në sy gjatë takimit që kandidati demokrat kishte në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Situata krejt e pakëndshme për kandidatin demokrat ka ndodhur në një nga takimet e shumta që ai organizon në Tiranë pa praninë e mediave, të cilave u dërgon kaseta të gatshme të këtyre takimeve. Pedagogia, e cila ka çuditur opinionin për guximin që ka shfaqur, nuk është aktiviste e ndonjë partie të majtë siç mund të mendojë gjithkush, e ka quajtur disa herë vrasës, saqë Bashës i ka mbetur fjala në gojë. Badigardët e tij i kanë ardhur në ndihmë duke tentuar të nxjerrin me forcë jashtë nga salla, por dalja e saj është shoqëruar nga duartrokitjet e studentëve të Flora Hanellit. Për ironi të fatit pedagogia e Analizë-Algjebrës ishte në vendin e saj të punës, ku punonte prej 25 vitesh, ndërsa kandidati demokrat ishte mysafiri në këto ambiente, ku sipas ligjit nuk lejohet të bëhet propagandë politike. Videoja e inçizuar nga studentë të pranishëm, ka bërë dje bujë në internet dhe në disa media. Në të shfaqet Basha duke folur para studentëve për premtimet e tij për bashkinë e Tiranës, ndërsa nga mesi i sallës ngrihet zonja Hanelli e i thotë: “Çfarë ke bërë ti gjashtë vjet në pushtet, krimet më të mëdha në këtë vend lidhen me emrin tënd. Ti ke vrarë katër vetë e ke lënë katër fëmijë jetimë… ti je vrasës… vrasës… vrasës”. Salla ka shpërthyer në duartrokitje kur ajo e ka quajtur Bashën vrasës. Por pedagogia e Inxhinierisë është tentuar të nxirret jashtë nga truprojat e Bashës, të cilët kanë nxituar për t’i ndërprerë fjalën dhe e kanë kapur nga krahët për ta nxjerrë jashtë. Siç tregojnë të pranishmit në këtë takim, ka qenë vajza e saj, Delira, që ka ndërhyrë për të dalë bashkë me mamanë jashtë duke shmangur truprojat. Ndërkohë të pranishmit bëjnë të ditur se Basha i tha pedagoges Hanelli: “Ta tregoj pas 8 majit kush është vrasës”. Gjithashtu dëshmitarët thanë se ai iu kërkoi truprojave të tij që të mos e prekin me dorë gruan që e “dënoi” publikisht me akuzën më të rëndë. Zyra e shtypit pranë kandidatit demokrat u kujdes që të mos çonte asnjë njoftim për median mbi këtë takim.
Zbardhja e videos ku pedagogia e Inxhinierisë i thotë Bashës vrasës
Basha: Unë do të punoj me minibashkiakët dhe këshillat bashkiakë për të adresuar zgjidhjet që ka komuniteti… unë ju siguroj ju…
Ndërhynë një zë studenti:
(-A ka ndonjë nga Tirana nga ne ca flet kot broçkulla ky….
-Jo, përgjigjet një tjetër).
Basha: Sot thashë ne kemi probleme, mjafton disa probleme që ju i dini por të jeni të sigurt se po tu rrimë problemeve mbi kokë nuk ka probleme të pazgjidhshme. Ju duhet, ju jeni të mirëpritur jeni… të…
(Ndërhyn pedagogia)
Ju jeni në krye të listës së problemeve tona.
Basha: Jeni të ftuar … të … jeni të ftuar ..të …të …
Pedagogia: Ju jeni shkak i problemeve tona, dil përjashta vrasës… (shpërthejnë duartrokitje nga studentët) ti je vrasës, vrasës…vrasës… Pedagogia ndalet pak, dëgjohen të bërtiturat e studentëve… Basha stepet. Ti je problemi, ti ke lënë katër fëmijë jetimë… Basha stepet përsëri… Dëgjohet një zë nga fundi “Poshtë Lulëzimi…Maskara…”
Comments are closed.
Paska bo goxha diskutim kjo pedagogja bravo. Nuk e paskan marre me force jo se kujtova se mos e kane marre me force sikur e kane zakon. Ta marre vesh legeni se ça e pret. Ne fakt ky s’ka bythe te beje asgje edhe nuk eshte vrases se po ti dalesh tj’a fusesh nje shpulle ik me vrap po thuaj se Saliu i eger e ka bere minister me pasojat qe kemi pare. Une se kuptoj si kane shkuar edhe ata studentet ta degjojne aty, mund t’ju kene premtuar ndonje vend pune se s’ka mundesi.
ja pse luli i saliut nuk merr gazetare me vete
Kjo tregon se sa larg ka shkuar pushteti i kusarise ,Zonjen e njof personalisht eshe nene dhe bashkeshorte e shkelqyer,pedagogia e re e fundviteve tetedhjete nuk eshte e antaresuar ne asnje parti politike ,si cift se bashuku me te shoqin jana modeli i pedagogve te pa koruptuar te ndershem dhe dinjitose.Mendoni shperthimin e njeriut te ndershem intelektual, duartukitjen e studentveper fjalet qe thote dhe te kuptojme sa posht eshte pushteti shtazor-mesjetar i Shqiperise. Kushtu duhet te jete intelektuali i vertete .Cfare kerkon L.Basha ne nje uv te depolitizuar ,Ai eshte shume hipokrit ,thate se eshte intelektual i pergatitur ne perendim.SA TURP SA TURP SA TURP.
Bravo i qofte!
BRAVO BRAVO BRAVO
ATDHEU I SHQIPTAREVE VDEKJE TRADHTARVE…………
RROFTE SHQIPERIA E BASHKUAR
NE LITARE ATA QE DUAN PER TA SHKATERRUAR.
Bravo. Ja nje qytetar dinjitiz qe ngrihet mbi interesin e nje rrogetari. Xhest i rralle.
Flora u bë padashur fëmija e përalles së Andersenit që mes sfilatave te Bashes, thirri
“ Ej, Basha është vrasësi”!
Jam i sigurte se ky episod eshte nje precedent i rendesishem qe ngjall e frymezon shume reagime te ngjashme nga njerez te ndershem ne debatet e monitorurara nga Lul Basha! BRAVO, BRAVO, BRAVO! me shume se intelektuale dhe patriote, ajo eshte nje heroine ne keto te zeza beribashiane.
Nuk e di pas kêsaj vidioe qê ka ndezur zêmrat e popullit shqipêtar pêr guximin e intelektualizmin qê ka treguar kjo nênê,pedagoge e intelektuale ,vallê i nderuari z.Ambasador”mik” i oborit Salinian a do ta ftojê pêrsêri njê vrasês,maskara siç edhe e quajti kjo nênê Bashên ,tê shikojnê sê bashku ndeshjen e dytê Barca-Real?A do tê ketê guximin pêrsêri tê jetê nê njê nga lokalet i shoqêruar me halabakêr tê veshur me kostume qeveritare e qê pêr ironi tê faktit akoma nuk kanê ndêruar akoma teshat e brêndêshme qê i kanê tê lyra me gjakun 4+1 tê vrarêve nê mes tê ditês!
SINQERISHT zoti LULZIM BASHA ne qoftese e ke pyetur veten se kur do ta leshe kete detyre une themi se tani eshte momenti me i duhur perpara se populli te humbas durimin
Kjo tregon se grate kane zemer dhe e mbajne dufin brenda derisa u del ne shteg….shperthejne.Nuk ka pune asnje kandidat i djathte ose i majte ne ambjentet e universiteteve publike,Le ti bej ftesa studenteve ne ambjente private dhe nuk ka problem.Saliu provokon popullin e Tiranes duke kandiduar me Lulin,,,Por ta them ketu qe brenda vijes se verdhe nuk ka shanse Luli.Ne PD ka njerez te mire pavaresisht se udhehiqen nga mostra Sali,por …….
Respekt ! Me njerez te tille Shqiperi nuk do shkoje humbur. Respekt.Do te isha kurjoz te dija se cili eshte mendimi i perkrahesve te qumushtorit Basha ne kete forum. Pse nuk thone dicka ?!
Znj Flora keni fituar respektin e gjithe popullit Shqiptar .Per mua ju jeni nje Avni Rustemi ,hallall qumeshti i asaj nene qe te ka rritur dhe edukuar si nje patriote te vertete .Ju dhe koloneli Pashai jeni shembulli me i mire i patriotizmit.Kurre nuk do ti mungojne te tille patriote Shqiperise.Nuk na kane humbur shpresat qe nje dite dhe Shqipja jone do behet ,perderisa ne mes nesh kemi te tille patriote .Qofsh e nderuar dhe faleminderit ,faleminderit ,faleminderit .
heroina e dites
FLORA ESHTE VAJZE VLORE DHE SIC DO VLONJAT E THOTE PA NDROJTJE ATE MENDON.ME VJEN MIRE QE SHPREH ATE QE MENDON DHE JA THOTE KUJDO QOFTE AI.BESOJ SE KETA TE ASHTE QUAJTUR GANGESTERA E DITEVE TE SOTME NUK E KANE TE LEHTE TE TALLEN ME NDJENJAT NJEREZVE SE KA EDHE NGA ATA QE SI TREMBET SYRI PARA KETYRE PALACOVE TE VESHUR ME PETUN E DEMOKRATEVE APO SOCIALIST.URIME FLORA.VETEM NJE KESHILL SE KETA PALACO JANE VRASES.
Ama vajze “vlore” qenka, kuptohet edhe kultura e saj. Vlonjatet vetem per gjoks vrima dhe skafista njihen jo per ndonje kulture te madhe qytetare. Me nxjerr mallin e Luiza Hoxhes te kohes te 97 kur pinte gjakun e policeve.