Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ-së për kasetat e montuara të Bashës

2 Maj 2011, 15:53Politika TEMA

Kolegji Zgjedhor, i kryesuar nga gjykatësja Dhurata Haveri, ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që detyronte televizionet të transmetonin kasetat e montuara të kandidatit demokrat, Lulzim Basha. Vendimi erdhi pas një padie që ngriti Partia Socialiste. Edhe ODIHR në raportin e dytë e quante të paligjshëm vendimin e KQZ për kasetat. Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur mostransmetimin e kasetave të montuara një censurë të imponuar nga Edi Rama. Basha nuk njofton mediat kur bën aktivitete elektorale, por u dërgon kaseta me pamje të montuara nga ai vetë. Edhe kur mediat shkojnë, stafi i tij i dëbon.

7 komente në “Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ-së për kasetat e montuara të Bashës”

  1. Neorealizmi says:

    Nuk e kuptoj qe vazhdon dhe diskutohet akoma.Puna e gazetarit duhet te jete e pavarur, pamvaresisht sa i varur eshte nga media ku punon. Produkti i gatshem i derguar nga cdo subjekt eshte thjesh reklame.

  2. LORA says:

    Nje lajm i mire inkurajues sa per median po aq edhe per fair play-n e konkurimit politik.Kjo eshte Opozita qe na duhet,kemba kembes ne cdo detaj te procesit zgjedhor ne sinkron me detyrimin e saj per ti bindur njerzit qe kesaj rradhe vota e tyre do te lexohet e respektohet.

  3. Nabukodonosor says:

    Mire do te qe qe ky Ristani te mbante ndonje pergjegjesi,se keshtu kot….

  4. skorpionsi says:

    moren vendimin tani qe po i vjen fundi fushates……………….

  5. Rani says:

    Ky Ristani duhet te prangoset menjehere sapo te bjere Saliu ne menyre qe ata qe do ti pasojne ta kuptojne se ka marre fund koha e mos ndeshkimit, dhe shkojne te veni ku lidhet qeni nqs bejne si ai.

  6. brace1 says:

    Jo vetem zduhet te lejohen,por raste te tilla duhet te denohen,ushtari i verber ristani per vendime te njianshme e te kundra ligjshme duhet te ndeshkohet,por kjo eshte SHqipria,ca do presim tjeter nga komunistat e spiujte blokeqente e sotem,largimi i tyre nga pushteti i vjedhur,shpetimi i DEMOKRACISE.

  7. rexha italia says:

    UNE nuke kuptoj vetem nje gje nga ky RRR stani d m th ristani
    KURE DO TE JETOJ LIRISHT KY NJERI?
    A E KE MENDU SE TI KE PERGJEGJESINENE VRASJEN E ” 21 JANARIT ?
    A FLENE I QETE TI KURE SHIKON SE VEPRON ME MENDJEN E SALIUT ?
    KEMI pare gjithe ato komisionere ,por qe te arrishe deri ketu sa qe te vriten edhe njerzit e pafajshem shpresojme qe ti te jesh i PARI DHE I FUNDIT : HISTORIJA DO TE NDJEKE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje