Bin Laden jetonte në vilën 1 milion dollarëshe në parajsën e turizmit (DETAJET E OPERACIONIT)

2 Maj 2011, 10:43Politika TEMA

Thuajse 10 vjet pas sulmeve të tmerrshme të 11 Shtatorit, Osama duhet të ketë menduar se më në fund ai ishte i sigurt. Ai ishte zhvendosur nga malet e humbura të Afganistanit në një shtëpi luksoze 1 milion dollarëshe, në një nga qytetet më piktoreske të Pakistanit.

Abotabad, i quajtur kështu sipas emrit të Xhejms Abot, një britanik që e themeloi qytetin në vitin 1853, kishte një klimë shumë të mirë dhe ishte një vend i preferuar nga shumë turistë.

Prapa mureve të godinës së tij, rreth 60 kilometër në veri të Islamabadit, kryeqytetit të Pakistanit, ai kishte shumë arsye për të menduar se ishte i sigurt. Aty kishte marrë familjen dhe disa korrierë i sillnin gjithçka kishte nevojë.

Por, sipas burimeve të inteligjencës amerikane, bin Laden u kap në surprizë kur u sulmua. Herën e fundit ai ishte larguar në shpinën e një kali, bashkë me një person tjetër, kur ishte sulmuar nga trupat britanike e amerikane në Malet e Bardha në Afganistan.

CIA i kishte vënë atij nickname “Elvis” për ta identifikuar. Por u desh të vinte një informacion vitin e shkuar, që Osama fshihej në Abotabad. Tetë muaj u desh që të verifikohej ky informacion. Obama dhe shefat e tij të sigurisë donin të ishin të sigurtë që do kishin sukses pas aq shumë dështimesh. Dhe mbi të gjitha nuk e imagjinonin dot se bin Laden ishte my aty, pranë jetës shoqërore.

Një javë më përpara, Obama mori prova fotografike se bin Laden ndodhej aty dhe autorizoi nisjen e operacionit për gogolin e Perëndimit.

Pas disa diskutimeve me qeverinë pakistaneze, një grup i vogël i forcave speciale amerikane US Navy Seals, mori udhëzimet e detajuara- kapeni Osama bin Laden, gjallë a vdekur.

Sipas dëshmitarëve, operacioni nisi që mëngjesin e së dielës. Rojet e bin Laden hapën zjarr nga çatia e shtëpisë së rrethuar me mure të larta dhe një nga katër helikopterët e përdorur nga forcat amerikane u rrëzua.

Një nga 11 djemtë e Osamës është mes të vdekurve.

Gjatë operacionit që zgjati 40 minuta, bin Laden u qëllua në kokë ndërsa po evitonte kapjen gjallë të tij. Tre persona të tjerë u vranë, mes tyre një grua, që mendohej se po përdorej si mburojë njerëzore.

Asnjë amerikan nuk u plagos, por ata patën një problem. Helikopteri ishte dëmtuar, ndaj ata i vunë flakën. Trupat speciale u detyruan ta mbanin në duar trupin e bin Laden.

Ishte një fund poshtërues për bin Laden në një nga ndjekjet më të mëdha në historinë e njerëzimit.

10 komente në “Bin Laden jetonte në vilën 1 milion dollarëshe në parajsën e turizmit (DETAJET E OPERACIONIT)”

  1. alketa85 says:

    Urra…. oleeeee… nje epoke krimi dhe terrorizmi merr fund,,, tani presim me ankth asgjesimin e Gedafit ne Libi dhe daljen nga politika pergjithemone te Edvinin ne Shqiperi…. oleeeeeeeeee

    1. frige says:

      Alketa 85 Ekeni shume gabim,nuk ka pse te iki Edi ai nuk ka bere vrasje kurse saliu jo qe duhet te iki por t’i jepet drejtesise sepse ai ka vrare,ka vjedhur shuma marramendese,ka mashtruar dhe po mashtron,.mban ne qeveri kriminela qe kane lyer duart me gjak.Prandaj te rrime shtrember dhe te flasim drejt,saliu se bashku me larot e tij e ka vendin mbas hekurave.{per sqarim;ja shkruajemrin me germa te vogla saliut se me vjen neveri,nuk meriton as respektin me te vogel.]

      1. alketa85 says:

        PO LE TE IK MOR BURRE SE SKA CA TE BEJE ME AI NE POLITIKE. SI KRYEBNASHKIAK ESHTE TOTALISHT I DESHTUAR. SI POLITIKAN ESHTE I PAAFTE DHE SI KRYETAR I PARTISE ME TE MADHE OPOZITARE KA CUAR PS NE NE NJE GJENJE KATASTROFALE. 21 JANARIN DIKUSH E PERGATITI APO JO. KUSH E COI TURMEN NE MES TE 300 NJEREZVE TE PAGUAR????

        1. ben says:

          si qeke mi alketa85,sikur te ka pjelle sala.

  2. hasan says:

    Ky zoteria na ben per te vjelle me krahasimin qe ben.Sala te qerohet,jo nga polityika po nga faqja e dheut.

  3. eddy says:

    expression vila nje milione po nje milion nuk jan shume vetem nje apartament me dy dhoma mund te bleshe do te thote qe ka jetuar tek nje familje e thjeshte mais inchala te jete vrare ky terroriste e jo myslimane

  4. mendertafuti says:

    Percaktimi “Osama Bin Laden” u krijua nga SHBA si figure me teper mediatike.
    Nderkohe misioni i i kesaj krijese te nevojshme per Ameriken ne realizimin e planeve te saj globale mbaroi dhe amerikanet shpallen “vrasjen” e tij.
    Tung naiveve.

  5. vinny says:

    si thua ti eddy, milion dollare nuk jane shume !!!!
    Me 2500 dollare nje m² e jane çmimet per nje shpi ne nje lagje mesatare ne France i bije te marresh 400m².
    Qe kur na paska shkuar çmimi i metrit katror ne Pakistan njesoj si ne France !!!
    1 milion dollare mer nje apartament me pamje nga deti ne lagjen me te bukur ne Nice, ne Cannes me pamje nga deti e mbi 100m², ne pakistan ke gjysmen e qyetit me ate çmim.
    Problemi i terorizmit e terrorizmi nuk vjen fatkeqesisht nga Ben Laden, po nga sistemet dhe shoqeria qe jetojme.
    Le te provoje Amerika ti impozoje Kines qe te aplikoje “demokracine” amerikane e do te shohim se ç’fare do te ndodhe ne bote
    Lufta ne Irak, , Pakistan apo Afganistan nuk kishte per qellim te luftonte terorizmin, as armet terroriste e per kete mjafton te shohesh raprote e dokumentare te ndryshem
    Ben Laden ishte terrorist e kundra perendimit, po fatkeqesisht me vrasjen e Ben Laden bota nuk u be me e sigurte, keto jane vetem demagogji

  6. Jeniceri says:

    Alketa 85 ti je nje nga ata qe mbeshtet terrorrizmin vrasja e bin ladenit eshte nje tjeter sukses i zghuar dhe i perpunuar nga presidenti obama qe.ne fushaten e tij premtoj qe bin ladenin te gjall apo te vdekur do ta sillte ne Amerike dhe me sa duket e beri realitet kjo eshte fitorja me e madhe e arritur deri tani ne luften kundra terrorrizmit.Por meqense ju krahasoni Edi Ramen me bin ladenin perghigjen e sakte nuk do ta merrni vetem nga une qe po te perghigjem direkt po nga i gjith populli opozitar ne 8 maj se binladeni i Shqiperise eshte sali ram berisha me fakte te pakundershtushme nga vete ai qe ka thene mbas 21 janarit qe kete radhe vrava 4 por radhen tjeter do vras 400 .

  7. ben says:

    E pame ne tv kete vilen qe eshte vra Bin Ladeni.Vetem 1 milion nuk kushtonte kjo vile- i thencin.Ishte e madhe,por nuk kishte as arkitekture, as ndonje gje qete bente pershtypje,ishte me se e thjeshte e bome kot me kot.Ja fusin kot ndonjehere (ose shume here) keto lajmet nga bota qe ta heqin petllen .

Comments are closed.

Lini një Përgjigje