MBULIM SPECIAL/ Vritet Bin Laden, trupi i hidhet në det

2 Maj 2011, 08:54Politika TEMA
MBULIM SPECIAL/ Vritet Bin Laden, trupi i hidhet në det

Terroristi numër një në botë, Osama Bin Laden, është vrarë. Trupi i Osama Bin Laden është marrë nga vendi ku është vrarë dhe është dërguar në një shtëpi pranë Islamabadait, kryeqytetit të Pakistanit. Atje mësohet se janë bërë analizat e ADN-së. CNN thotë se ai është vrarë nga një plumb në kokë. Ekspertët kanë aprovuar: ai është personi më i kërkuar në botë.

Rreth orës 4.46, CNN jep lajmin, OSAMA KA VDEKUR.

Pak orë më përpara, njësitë speciale amerikane së bashku me shërbimin sekret amerikan goditën.

Pak përpara mesnatës, katër helikopterë hapën zjarr në një vilë luksoze në një vend të quajtur Abotobad, 100 kilometra në veri të Islamabadit.

Dyzet minuta zgjati operacioni. Godina u zhyt në flakë.

Osama bin Laden fshihej në një shtëpi që vlente 1 milion dollarë, me masa të larta sigurie. Disa mure të larta e rrethonin vilën e tij. Shtëpia ishte rreth tetë herë më e madhe se shtëpitë e tjera në atë zonë. Ishte ndërtuar në vitin 2005 dhe pavarësisht se ishte shenjë mirëqenie, nuk kishte internet dhe telefon.

Trupat amerikane e morën trupin e tij. Ai u trajtua sipas riteve myslimane. Më pas burimet thanë se trupi i tij u varros në det.

Për shumë njerëz vijon të mbetet një çudi se si Osama fshihej aq afër Islamabadit e për më tepër në një shtëpi.

Në Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama doli përpara mediave për tu bërë të ditur lajmin e shumëpritur.

“Vdekja e Bin Ladenit shënon një nga arritjet më të rëndësishme të vendit tonë në luftën kundër Al Kaidës. Por, vdekja e tij nuk shënon fundin e përpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Kaida do të vazhdojë të përpiqet të na sulmojë. Ne duhet dhe do të jemi vigjilent, si brenda dhe jashtë”, tha presidenti Obama në një konferencë shtypi.

Një sërë liderash kanë reaguar pas këtij lajmi, duke u shprehut entuziastë.

Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, përmes një deklarate tha se kjo ishte “fitore e madhe për Amerikën”.
Kryeminsitri britanik, Dejvid Kamerun ka qenë ndër të parët që ka reaguar pas vrasjes së Bin Ladenit.
Kamerun tha se vdekja e Bin Ladenit ka sjellë “lehtësim të madh” në të gjithë botën.

Festime dhe frikë në mbarë botën

Pak minuta pas lajmit, amerikanët u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë duke kënduar himnin kombëtar e duke thirrura “USA! USA!”. Të tjerë amerikanë u mblodhën dhe tek vendi ku dikur ndodheshin Kullat Binjake, madje disa ishin në pizhame.

Një zjarrfikës që kishte humbur djalin e tij, po ashtu zjarrfikës, më 11 Shtator, tha se ishte shumë i emocionuar. Ai tha se ishte më mirë që ai të vritej se të dilte përpara gjyqit dhe njerëzit të dëgjonin atë.

Por vdekja e shefit të terrorit e ka vendosur të gjithë botën në masa të larta sigurie. Vetëm pak ditë më përpara, dosja e Guantanamos, publikuar nga Wikileaks nxori në pah një lajm të frikshëm: terroristët kishin deklaruar se kishin dikur në Europë një bombë bërthamore dhe do e aktivizonin menjëherë nëse Osama vritej ose kapej.

Kush ishte Osama Bin Laden

Osama bin Laden lindi në Riadh të Arabisë Saudite. Ishte fëmija i 17-të nga 52 fëmijë të njërit prej njerëzve më të pasur në vend.

Babai i tij, Muhamedi, vdiq kur ai ishte vetëm 11 vjeç dhe ai u rrit me nënën, njerkun dhe tre fëmijët e tjerë të tyre.

Ai studoi në një shkollë elitare në Jeda, ku mësuesit ishin anëtarë të Vëllazërisë Myslimane, një grup politik i nisur në Egjipt në atë kohë për të promovuar mjetet e dhunshme për të arritur qeverisjen islame.

Bin Laden studioi inxhinieri civile dhe u diplomua në vitin 1979. Kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin në dhjetor të atij viti, ai u bashkua me rezistencën afgane, me muxhahedinët.

Ai luftoi për gjashtë vite në Afganistan duke u ngritur në gradën komandant i gueriljeve. Në vitin 1988, i influencuar ndjeshëm nga shkrimet e Said Kutb dhe mësimet e Aiman Al Zavahirit, ai formoi Al Kaedën.

Al Kaeda –arabisht “baza”- ishte një grup ish- muxhahedinësh, që mblidhnin para e luftëtarë për rezistencën. Duke përdorur pasurinë e familjes, Osama e bëri Al Kaedën një rrjet trans-nacional.

Gjatë viteve ’90 ai ndërmori disa sulme mbi interesat amerikane, përfshi bombardimet e vitit 1998 mbi dy ambasada amerikane në Afrikë dhe mbi USS Colë në vitin 2000.

Më pas erdhi 11 Shtatori.

Pas sulmeve në Amerikë, bin Laden u fsheh. Që prej atëherë ai ishte terroristi më i kërkuar në botë.

 

23 komente në “MBULIM SPECIAL/ Vritet Bin Laden, trupi i hidhet në det”

  1. Andreas says:

    Po te prisnin edhe 1-2 vjet do vdiste nga pleqeria ?

  2. plaku says:

    Nga mediat gjermane kam kupturar keto gjera :
    – Qysh ne muajin gusht te ketij viti amerikanet kishin informacjon se ku ndodhej Bin Laden. Nuk nderhyne se deshen te ishin 100% te sigurte se ishte ai.
    – Ai jetonte prej vitesh ne nje qytetet shume te bukur (disa kilometre ne veri te kryeqytetit Pakistanez ), qyteti ka universistetin e tij, atje jetojne njerez shume pensioniste te pasur.
    – Ai jetonte ne nje vile shume te bukur te rethuar me mure shume te larte. Shtepia mund te shifej se cfare kishte brenda mureve, vetem me satelit.
    – Shtepia nuk kishte rrjet telefonik, celulare dhe internet.
    – Ata rane ne gjurme te dy korjereve qe perdorte Bin Laden.
    – Sulmi i shtepise u be me dijenine e qeverise pakistaneze, dhe ky ishte nje problem i madh politik per Ameriken sepse ne Pakistan ne moment eshte nje fryme e fuqishme anti-amerikane.
    – Shtepia u sulmua nga kater elikoptere te forcave speciale te CIA-s. Pati nje shkembim zjarri ne te cilin u vra Bin Laden ( i qelluar ne koke ), nje grua dhe nje person tjeter u vrane. Ne shtepi kishte edhe femije, te cileve nuk ju ndodhi gje.
    – Ne vendin e ngjarjes u indentifikua se ishte me te vertete Bin Laden, sepse amerikanet kishin me veta materjal te DNA ( nuk e di si quhet ne shqip) te pjesetareve te aferm te familjes se Bin Laden.
    – Trupi i Bin Laden eshe ne duart e autoriteteve amerikane.

    1. Claus says:

      Hallo Plaku,

      ich hätte gern mit Dir etwas länger kommuniziert, leider keine Zeit.

      DNA ne shqip: ADN = Acid dezoxiribonukleik, mbajtese e substances gjenetike.

      Ein guten Tag

      1. plaku says:

        Hallo Claus,
        Shume te faleminderit per shpjegimin e fjales ( apo grupfjaleve ) DNA.Pershendetje

  3. plaku says:

    Perseri nga mediat gjermane kam degjuar :
    – Nje i burgosur pakistanez ne Guantanamo ka njoftuar amerikanet para vitit 2007 se nje person me emrin ( emri me te cilin ai njihej ne organizaten Alkaida ) eshte nje person shume i besuar i Bin Ladenit.
    – Amerikanet ne vitin 2007 arrriten qe te gjejne emrin e vertete te ketij personi.
    – E gjeten personin dhe e pergjonin.
    – Vune re se ai se bashku me nje person tjeter shkonin ne nje shtepi shume te madhe me mure shume te larte e cila ndodhej reth 100 km larg kryeqytetit.
    – Amerikaneve ju beri pershtykpje qe nje shtepi kaq e madhe, e bukur dhe moderne nuk kishte telefon,celulare dhe lidhje interneti.
    – Amerikanet ( njesite speciale ) sulmuan me kater elikoptere qe erdhen nga Afghanistani, bile nje elikopter u rrezua prane shtepise ne fjale dhe nuk pati asnje te plagosur amerikan.
    – Per 40 minuta ( ose kater ore nuk e kuptova mire ) u zhvillua nje beteje ku edhe vete Bin Laden morri pjese.
    – U vrane Bin Laden, tre persona te tjere burra dhe nje grua e cila u perdor nga njeri nga personat e vrare si mbrojtje. Grave te tjera dhe femijeve qe ndosheshin ne shtepi nuk ju ndodhi gje.
    – Bin Ladeni do varroset brenda 24 oreve nga vdekja dhe per varrimin e tij do ndiqen me rigorozitet zakonet myslimane te varrosjes. Ka njoftime se eshte varrosur tashme ne det, por nuk dihet me siguri.

  4. plaku says:

    Perseri nga mediat gjermane :
    Nje nga tre burrat e tjere te vrare ( sic njofton shermimi sekret pakistanez ) eshe nje nga djemte e Bin Laden.

  5. saimir says:

    O plako meqenese ti te le pershtypjen sikur ke marr pjese ne ate aksion te koduar “miu”,pa na thuaj mos di gje kur do kapet “Sala” dhe nga kush?Je i lutur te na ndertosh n donje skenar qe te na bindesh si ne rastin e mesiperm apo do ta ndertosh pasi ta kene kapur.merite paske dhe ti ,duke marre pjes ose si pjestar grupi ose si telekronist apo ke qene i derguari i posaçem nga TVSH!

  6. plaku says:

    O saimir, m.q.s. jam pa pune, gruaja dhe femijet nuk jam ne shtepi,mendova qe ato qe shof ne Tv gjerman t’ju a njoftoj juve ketu ne forum. Mendova se keto njoftime do ishin interesant per anetaret e forumit.
    Une personalisht do votoj per Edin dhe te them se nuk jam aspak dakord qe Sala te kapet. Sala eshte zgjedhur ne menyre ligjore si kryeminister i Shqiperise, ndersa Bin Laden ishte nje vrases ( vrau me shume se 3000 veta, nuk e di numurin e sakte ne dy kullat ne New York ) dhe terrorist.
    Sala ne se ka bere krime, duhet çuar akuza ne prokurori, prokuroria ne se ka fakte ti japi urdher polocise ta arrestoje, te dali ne gjyq dhe me fakte ( vetem me fakte ) ne se eshte fajtor te denohet sipas ligjit dhe ne se nuk eshte fajtor te lihet i lire. Ai eshte nje qytetar i Shqiperise si ti dhe une dhe per te te zbatohen ligjet ne fuqi si per ty dhe une.
    A jemi ne demokraci dhe a duam te shkojme ne Europe ?

    1. alketa85 says:

      nje gje e the tamam plaku, qe” Sala eshte zgjedhur ne menyre ligjore si kryeminister i Shqiperise,”. e ka zgjedhur vota e popullit ashtu sic do te zgjedhe edhe ne 8 maj Lulzim Bashen sepse ne ndryshim nga cfare mendon ti plak, une do votoj nje alternative tjeter. jo si demokrat apo socialist por si njeri qe kerkon qe shqiperia te kete ate qe kane edhe vendet e tjera te europes rruge normale, pune, ajer te paster, uje, drita….. dmth nje jete normale.
      pse duhet te pres dicka nga dikush kur e di qe se ka bere per 11 vjet??? pse duhet te shpresoj diku ku e di qe dal e humbur? pse duhet te votoj dike qe me ka zhgenjyer? pse duhet te shoh une qe gjerat fillojne te ndryshojne vetem 1 muaj para zgjedhjeve nderkohe qe ne kater vitet e fundit cdo zhvillim ka qene i orientuar vetem sipas interesave te kryebashkiakut dhe klienteles se tij.

      1. plaku says:

        O alketa,
        Jam kurjoz te di se cila eshte alternativa tjeter, me cilen parti egzistuese ne Shqiperi don te arrish deshirat e tua.? Pershendetje

        1. shezo says:

          A e do alternativen? Kur te shuhet e gjithe kjo race e politikaneve ne qarkullim, kjo plehurine e analisteve, opinionisteve dhe plehrave te tjera, atehere mund te flasim per nje alternative dhe zgjidhje shqiptare.Pra kur ne te mos jemi me ne kete bote!

          1. alketa85 says:

            UNE PLAKU KAM JETUAR NE EUROPE 8 VJET. JAM E DJATHTE NE BINDJE DHE NUK PERSONIFIKOHEM ME NJEREZ E PARTI POR ME BINDJE. UNE VLERESOJ NJEREZIT POZITIVE, NJEREZIT E SHKOLLUAR, DHE JAM KUNDER DHUNES TEK FEMRAT. A TE MJAFTON KJO PERGJIGJE????

          2. plaku says:

            alketa85
            Sigurisht qe me mjafton pergjigja qe me dhe. Kjo eshte e drejta jote qe te duash ato gjera qe ti do. Une nuk kam menduar kurre se te djathtet jane njerez jo te mire, kjo eshte bindja e tyre politike qe une e respektoj dhe pretendoj qe edhe te djathtet duhet ter respektojne edhe bindjen time politike te majte. Apo jo ?. Pershedetje

        2. vucidoli says:

          shume mire e ke ti,plaku,kerkon alternative tjeter.ashtu eshte,duhet zgjedhur me e mira.por ai edushka yt na jep vetem nje rruge.ai eshte e vetmja rruge.pervers i gjalle.

      2. altin21 says:

        me vjen keq qe edhe ti alketa85, qe nese e marr te vertete 85-en, je shume e re, te besosh realisht ne kete fushate 2011 ku akoma na premtojne uje e drita….se per vende te reja pune kandidati juaj i preferuar nga qeveria vjen , apo ma kane thene gabim mua?

      3. arsen says:

        o alketa85!
        Qenke me fat qe je e djathte! Mesaduket prinderit i paske pushtetare ose ish-pushtetare.
        Zakonisht te djathte quhen ata qe jane pronare dhe qe zhvillojne kapitalizmin duke mare mbivleren e punes se punonjesve….
        Ket ne Shqiperi e djathta perbehet nga ata qe zune vende dhe nuk i leshuan ne Parlament qe ne vitin 1992
        Pronaret e vertete sotjane jashte Shqiperie, ose jane katandisur mos me keq, duke pritur te rimarin ate qe trasheguan me d rejteisne e Zotit per pronarin!
        Po nuk vajti prona tek i Zoti, jo Sali Diktatori, po as Edi dhe as nera nga keto Parti nuk ka per ta zhvilluar Shqiperine.
        Ne jemi te denuar dhe te mallkuar si komb! Ndruam fene nga turqit dhe prishem Misha e Xhamia nga Enveri

    2. shezo says:

      Po si ka mundesi o plak, te pranoni ju, te majtet, qe Berisha eshte zgjedhur kryeminister ne rruge ligjore!!?? Shefi yt Rama nuk e ka pranuar asnjehere kete qe thua ti me sinqeritet dhe qe eshte nje e vertete e pamohueshme.Jam i bindur qe edhe ne 9 maj nuk do ti njohe zgjedhjet, bile do te organizoje dhe revolta te fuqishme.Ti i ndjek mediat. A nuk e kupton strategjine e ketij talebani shqiptar te papergjegjeshem per familjen e tij dhe jo me per te gjithe shqiptaret? Mohim te cdo gjeje pervec interesave te tij financiare.Me fal po pertoj te shkruaj me gjate, bile nuk ja vlen te meresh me Ramen

      1. plaku says:

        O Rani, me te thene te drejten ti ke te drejte. Une e thashe ne kuptimin qe jam per PS.Pershendetje.

        1. plaku says:

          O shezo,
          Kisha keto gjera :
          – Duhet te dish se shume here shume persona te veshur me pushtet ( perfshi ketu edhe nderkombetaret ne Shqiperi ) thone disa gjera te cilat i thone se eshte posti publik qe perfaqesojne.
          – Rama i kundershtoi zgjedhjet per mashtrim, koha kaloi, parlamenti u bllokua, nderkombetaret nderhyne dhe ai me ne fund u detyrua te shkoje ne parlament. Shoqeria shqiptare dhe sidomos institucjonet nuk jane pjekur akoma per te luftuar deri ne fund manipulacjonet qe mund te kete bere Sala.
          – Ti e di se Hrushovi ne B.Sovjetik deshi te bente reforma te medha por deshtoi, se shoqeria sovjetike e kohes se tij, nuk ishte pjekur akoma per keto ndryshme. Gorbacovi, si pasardhesi i Hrushovit, i beri ndyshimet ( qe desh Hrushovi ) sepse shoqeria sovjetike ishte pjekur politikisht per keto ndryshime. C’fare ndryshimesh pret ne Shqiperi per momentin kur ke njerez te tille si me poshte :

          http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be

          – Pse bie pre e propagandes se ndyre te Sales i cili si nje rrugac i vertete sulmon Edin ne menyre te turpeshme duke u perzjerre pa te drejte ne jeten e tij personale. Kjo gje per mua eshte turp.
          – Une jam i sigurte se edhe nje here populli i ndershem i Tiranes do votoje per Edin dhe kunder qoskave.
          – Fatkeqesisht une nuk jam fallxhor si ti dhe te parashikoj qe ne se Rama do humbi zgjedhjet do organizoje demostrata. Kjo eshte propaganda e zakoneshme e Sales.
          – Desha te te tregoj dicka qe kam pare ne TV. Sapo kisha ardhur ne Zvicer dhe shof ne TV gjerman se si, pasi ish kanzelari Kohl ( kryeministri ) kishte humbur zgjedhjet ( pas 16 vjetesh me radhe si kanzelar ), ngrihet nga vendi i tij (ne parlamentin gjerman) shkon tek fituesi i zgjedhjeve ( koalicjon socialistet me te gjelberit ) socialisti Schröder dhe me shume respekt i jep doren duke i thene : ” Te uroj suksese ne punen si kanzler per te miren e Gjemanise.”
          – Shume vete ne kete forum do te thone se kjo gje nuk arrihet ne Shqiperi. Si pergjigje une jap thenjen e priftit zezak Martin Luther King i cili kur ne USA nuk lejohej qe femijet zezake te shkonin ne te njejten shkolle me femijet e bardhe tha : ” Une kam nje ender ( I’ve a dream!)
          qe femijet zezake te shkojne ne te njejten shkolle si femijet e bardhe”.
          Ky njeri i madh u vra nga racistet amerikene, sot ne Amerike dita e vrasjes se tij eshte nje dite pushimi, Obama e ka babane afrikan.
          – Vota eshte arma qe duhet perdorur ne demokraci.Pershendetje.

    3. Rani says:

      O Plaku po ku do te votosh ti ne Zvicer une e di se nuk behet votimi ne ambasade siç behet ne Itali dhe Greqi apo jo? Nqs shkon ne Shqiperi atehere bravo, une nuk mund te shkoj se duhet te mbaroj çfare kam neper duar.

  7. mendertafuti says:

    Percaktimi “Osama Bin Laden” u krijua nga SHBA si figure me teper mediatike.
    Nderkohe misioni i i kesaj krijese te nevojshme per Ameriken ne realizimin e planeve te saj globale mbaroi dhe amerikanet shpallen “vrasjen” e tij.
    Tung naiveve

  8. nicolla disha says:

    Kriminelet mendojne se Bota eshte e madhe duke jetuar si mije. Por, kur je ne kerkim si kriminel Bota eshte shume e vogel. Bin Ladeni e mori verdiktin me te merituar qe kerkoje.

  9. Jeniceri says:

    O njerez qe beni pjese ne kete forum te lire qe na e fali teknollogjia e internetit qe te japim dhe ne nga nje mendim sado modest qofte te ndimojme vendosjen e demokracis ne Shqiperin tone te vuajtur e cila nga politikan te korruptuar nuk po ben hapa perpara.Me sa kuptoj une tr gjith ju jetoni ne Amerike dhe ne europ jepni disa shembuj konkret nga vendet ku jetoni ti bashkojme se bashku te zhdukim komunizmin e fashizmin ne shqiperi qe perfaqesohet vetem nga nje njeri qe e ka emrin sali.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje