Përse nuk votohet për Kollozin!

30 Prill 2011, 19:34Politika TEMA

Nga Tanush Shaska

Ish Rektor i Universitetit të Vlorës

 

Shume njerëz kohët e fundit më pyesin se për kë do të votoj për Kryetar Bashkie në Vlorë. Janë tepër kuriozë të dine se cila do të fitojë tek unë; ndjenjat e urrejtjes personale për deputetin e kaposhave apo historia 70-80 vjeçare e familjes sime kundra komunizmit dhe pro së djathtës.

Shumë mendojnë se për këtë jam në dilemë. Në të vërtetë kjo dilemë nuk ekziston fare. Unë do të votoj për atë që është më mirë për Vlorën, qoftë i majtë apo i djathtë. Për më teper që Kollozi nuk është aq i djathtë sa na hiqet këto kohët e fundit.

Së pari zoti Kollozi i vajti disa herë Ministrit të Arsimit për pushimin tim si Rektor. Nuk la  gjë pa bërë duke përdorur gjykatën, prokurorinë, dhe gjithë zagarët që i vijnë vërdallë për të më sabotuar në Universitet. Kjo tregon një njeri i cili nuk i njeh as limitet e veta ligjore, as nuk mund të respektojë institucionet e pavarura në shoqëri.

Përse e bënte Kollozi këtë? Ndoshta sepse i dukej se atë punën e Rektorit e dinte më mirë se unë. Por mendoj se arsyeja e vërtetë ishte që Universitetin ta përdorte si han të tijin për të punësuar militantët dhe bashkëpunëtorët e tij.    Shihni se ke ka verdalle Kollozi! Ish-brigadierët e kooperativave, ish-anëtarët e partisë së punës, shumica me shkollë nate. Me këta do të rregullohet Vlora?!

Së dyti, me prejardhjen e tij politike askush  nga e djathta e vërtetë nuk ka besim tek Kollozi. Gjyshi i tij Veledin Kollozi në 1945 ka djegur shtëpitë e Shaskajve në Kocul, midis shume bëmave të tjera. Zyraja e Kollozajve ka qenë me famë në komisionin e internimeve ne Komitetin e Partisë së Punës në Vlorë dhe ka internuar me qindra familje nëpër fshatra.  Familja Kollozi nuk ka qenë e majte si shumë të tjerë, por ka shumë mëkate gjatë komunizmit.  Atëherë përse duhet preferuar Kollozi karshi Shpëtim Gjikës? Një kafe me zotin Gjika unë edhe para 1990-es edhe sot do ta pija me shumë me tepër kënaqësi se sa me Kollozin. As Shpëtimi dhe as babai i tij nuk ma kanë djegur shtëpinë, nuk me kane internuar familjen, nuk kanë bredhur Tiranës për të më luftuar me çdo lloj mënyre dhe intrige të mundshme.

Personalisht unë respektoj faktin se zoti Gjika ka qenë dhe vazhdon të mbetet i majtë dhe nuk ka ndërruar parti sa herë bëhej ndonjë tender për rrugën trans-ballkanike në Vlorë. Kollozi ka mbledhur rreth vetes disa kumarxhinj, disa militantë nga fshatrat e Vlorës dhe do që të uzurpojë edhe Bashkinë, sepse në Vlorë nuk i ka mbetur gjë tjetër pa kapur. Cila është garancia ime si votues se ky njeri pa asnjë nivel intelektual do të ketë sukses të aktivizojë inteligjencën vlonjate, te ripërtërijë energjitë e Vlorës që qyteti të ketë një të ardhme më të mirë ekonomike? Në qofte se ne kemi parasysh se me kë rri dhe me kë shoqërohet Kollozi ne e kemi fare të qartë se si do te jetë Bashkia nën drejtimin e Kollozit.

Personalisht për mua zgjedhja është shumë e thjeshtë. Kundra Kollozit me çdo mënyrë. Ata që janë të djathtë nuk munden kurrë të votojnë për Kollozin. Kollozi dhe tipa si ai janë armiqtë  më të medhenj të së djathtës shqiptare. Ata janë pa dinjitet dhe oportunistë. Sa më shpejt që këta individë të eleminohen nga skena e politikës shqiptare aq më pranë është ndryshimi pozitiv që pritet prej kohësh.

20 komente në “Përse nuk votohet për Kollozin!”

  1. Lugat says:

    Eshte me te vertete per te ardhur keq qe ” te djathtet” ne Shqiperi jane nje metamorfoze me e shemtuar se ajo e Kafkes. Eshte fatkeqesi qe njerez me tradite familjare dhe personale krejt djathtas mbeshtesin akoma keto metamorfoza me emrat Berisha Kollozi apo Ceka etj etj.

  2. fule says:

    Z. Shaska meritoni respektin e qytetarit vlonjat por dhe gjithe shqiptareve

  3. hajduti says:

    Te lumte pena o tanush

  4. raimondi says:

    –Ketoqe thote ky Ballisti Jane genjeshtra bajate — Kete ballistin donin ta hiqnin sepse ky thoshte qe tja heqim Univesritetit emrin Ismail Qemali –
    — ——-Kjo ishte gje skandaloze fare –dhe gjithe qyteti donin qe ky te largohej nga drejtimi i Universitetit –
    -Ndaj edhe Kollozi e ka kerkuar shkarkimin e tij —sepse Kollozi eshte tip Patrioti ———- Kollozi e ka mbeshtetur edhe ceshtjen came dhe per patriotizem ka dale edhe kunder Sales

    Le pastaj ne drejtim ky Ballisti i Amerikes ishte komplet hajvan
    –Po kur them hajvan duhet te kini parasysh Hajvan Ballist Amerika, qe jane me koqe se koqja e kandarit

    — Pastaj ,shiko ca ligesie ballist perdor ky idiot kur e akuzon Kollozin se ri me njerez katundare etj

    –Po ca rendesie ka ajo se si i ka shoket , e rendesishme eshte a ka ndonje program te dobishem per qytetitn
    –Sepse te thuash te drejten Kollozi eshte shume here me i mire dhe me i pregatitur se ky mixguni qe ka PS-ja si kandidat
    –Ky i PS-se ka qene kryetar Bashkie per gjithe keto vite dhe Ujerat e zeza derdhen ne det –aty tek ish shkolla e Marines, –Ndersa ky s’ka marre asnje mase —Eshte bere deti i paperdorshem atje ,semerr semundje

    –Ky i PS-se nuk ka bere asnje studim per kanalzimin e ujerave te zeza , sepse qyteti po ritet shume shpejt –dhe kekron nje sistem kanalizi te ujerave te zeza Modern

    Dhe nga ana tjeter ,ky i PS-se mesues ka qene ,nuk di te drjetoje –eshte mbushes topi –Drejton si idiot ….
    –Ndersa Kollozi ka qene inxhinjer , dmth qe di te punoje me njerezit , dhe eshte shume here me i edukuar se ky i PS-se

    –Dhe familja e Kollozit kane qene njerez te nderuar dhe te respektuar ne gjithe Vloren , edhe ne kohe te komunizmit ata ishin njerez me bon sense,qe ndihmonin njerezit me sa kishin mundesi , se ashtu ishte koha atehere
    , Por ka bere gabim Kollozi qe vajti andej nga PD-ja –duhej te vinte tek PS-ja

    –Sepse ne PD jane keta ballistat e ketij qe ka bere artikullin qe jane hunj gardhi ne cdo aspekt –Keta nuk kane nivel fare
    –Jane turpi i qytetit , dhe eshte cudi se keta te djathtet e Vlores edhe kur jane me shkolle jane kaq shume deficente –saqe duket sikur e kane DIFEKT GJENETIK HAJVANLLEKUN —

    ———–Dhe per shkak te ketyre ballistave qe vegjetojne ne PD
    ,ne Vlore te thone :…..Po do te takosh budallenj dhe te ligj , shko tek PD-ja ——

    –Kollozi do fitonte ne Vlore po te mos e sabotojne ballistat—sepse eshte me i mire se ky i PS-se qe eshte komplet i korruptuar –i paafte dhe shume i Lig —Por ka fat se Kollozin do e sabotojne ballistat te cilet kane deklaruar hapur se jane kundra Kollozit

    ———Cfare hajvani eshte ky ish rektori ballist kur flet ne demokraci per prejardhjen familjare !!!–Ky s’e ka haberin ne koncept se c’eshte demokracia — Ky flet sikur eshte ne Mesjete …..

    ————- Kur njerez te tille si ky ish rektori Ballist jane kundra Kollozit , kjo eshte nje arsye me shume pse duhet votuar Pro Kollozit

    1. ben says:

      sa trap qeke ti o rajmondo,s’te maroka budallalliku kurre.

      1. raimondi says:

        hahahaahahahahahaha Po pse o koqe une nuk jam aq shume sac je ti — ?—–Une aty them te verteten se i njof mire te dyja palet –edhe te majtet edhe te djathtet

        –Ky qe perfaqson PS-ne eshte komplet tipi i njeriut Mistrec –Ky para disa javesh beri
        disa shkaterime garazhezh dhe i la ato ashtu sikur ka rene bomba , i beri njerezit te pakenaqur
        ne prag te zgjedhjeve , dhe te mos permendim pastaj faktin qe ka ne Bashki mbi 10 vjet ————Kjo eshte turp se nuk eshte aspak demokratike qe te rish ne nje pushtet kaq gjate
        Dhe tek e fundit ky nje mesues ferngjishte ka qene ———–Ky nuk di te drejtoj , por perfiton se Vlora eshte qytet bregdetar qe ka mundesi tregetie dhe ecen nje cike xhvillimi i qytetit

        ———-PS-ja te vendoste nje tjeter kandidat , jo kete qe ka tani –Apo perfiton PS-ja s e ne Vlore shumica jane me PS-ne , megjithse edhe PD-ja ka shume fare ne Vlore ,
        por ata i tradheton elektorati i Ballit dhe kjo e prish balancen ne favor te PS-se

        Ndersa ai i PD-se eshte cun shume i mire, –Keto qe thote ky ballistit jane totalisht genjeshtra

        –Ky Ballisti ishte skandaloz ne drejtimin e Universitetit te Vlores —

        —–Kete gjithe Vlora e Urren, sepse edhe nuk dinte te drejtonte, ishte tamam HU GARDHI kur thone ne Vlore ,
        por se ky bastard donte ti nderonte emrin Universitetit –
        ———Por Universiteti ka emrin e Ismail Qemalit ,figure kombetare e Vlores eshte i gdhendur ne kenget dhe vallet e popullit —

        —–Kam haruar dicka pa thene , ne Vlore thone edhe kete :

        — Po do te takosh nje koqe kandari, shko tek Bashkia tako Kryetarin —– looooooooooooooooooooooooool
        — E kane fjalen per ket mistrecin e PS-se ,

        —Tani une e kuptoj qe s’ka ca tu bej i shkreti Edi se eshte ne pozicion te veshtire tani, sepse po te ishte ne pushtet EDI ,
        keta mistreca te pushtetit lokal duhej ti ndiqte me shqelma –si ky i Vlores , apo ai i Durresit etj

        1. Rajmonda says:

          Raimond une nuk e di se kush do fitoj ne Vlore(megjithese do me pelqente PS)sepse sjam nga Vlora dhe nuk i njoh kandidatet.Por di qe ti ke dicka personale me kryetarin aktual.Nese me kujtohet mire,para disa kohesh ne nje nga komentet e tua ti flisje per kete problem se te kishin prishur garazhin.Nuk e di se Gjika i ka prishur me te drejte ato apo jo ,por do jene votuesit qe do ta thone fjalen e tyre.Megjithate te uroj nje te diele te mbare dhe fitofte me i zoti(por jo me te vjedhur).

          1. raimondi says:

            –hahahahaahahahahahah Ai qe ka PS-ja eshte komplet mistrec
            .dhe natyrisht qe e kam nje konflikt interesi me ate trapush qe prishi garazhet hahahahaahahaha

            Por ama keto qe them jane te verteta

            ———- U Kam kthyer pergjigje ketyre ketu poshte por mi kane fshire pergjigjet ….

    2. Tiranosaur says:

      O Raimond, po ti sikur na jepje leksione qepare qe te mos flasim keq per Bashen se duhet respektuar si kundershtar politik. Ti qenke nga keta te infiltruarit, qe ben sikur je me PS-ne dhe po i nxjerr te palarat. Dhe dicka tjeter, pse ben sikur je nga Vlora dhe i merr vesh gjerat. Per te gjitha sa ke thene ja ke fut kot, qe duket se ti ne Vlore ke qene vetem per ekskursione ne shkolle te mesme:
      1)Po te ishe nga Vlora do ta dije qe Ardi Kollozi te gjitha parate qe ka bere me pallatet e tij i ka lene ne kazino. Do ta dije qe ai eshte nje i pamoralshem te cilin as ata te PD nuk e mbeshtesin.
      2)Tanush Shaskaj ka bere nje pune te shkelqyer. Po ta shikosh ne renditjen e universiteteve ne bote Universiteti Ismail Qemali ne Vlore eshte afersisht i 4900 ndersa universiteti i Tiranes eshte afersisht 9400 dhe pse ka pedagoge me te mire. Kjo ka ardhur sepse ai ktheu universitetin ne nje institucion te afte te nxirrte parate e tij, dhe pedagoget me ne fund filluan te trajtoheshin si zoterinj se me para talleshin studentet me ta. Pervec kesaj une e njoh personalisht Tanush Shasken dhe ai eshte nje njeri i shkelqyer.
      3)Punimet per kanalizimet e Vlores jane filluar ne 2004 (ose 2003) nga firma Kamataqis me nje vlere 26 milione Eur. Firma shpalli falimentimin dhe punimet u lane te paperfundua. Vepra te tilla si kanalizimet qe ne Vlore kane nje vlere 26 milione Eur dhe ne Tirane kane nje vlere 109 milione Eur nuk behen me fonde bahkie o i mjere se nuk jane aq te pasura bashkite. Nuk jane bashkite e Londres e te Nju Jorkut keto tonat.
      4)Si mund t’i thuash nje personi qe ka jetuar ne Amerike 20 vjet, ka punuar ne nje universitet ne SHBA me titull profesor, dhe qe ne kohen e komunizmit kane qene te persekutuar. Po ti ke nje deficence te theksuar mendore sepse kujton qe nqs nuk je fashist nuk je i djathte. Ai zoteri eshte i djathte po nuk eshte fashist si Sali bajraktari me shoke.
      Ik tani te gazeta RD e mos na bej me zhurmuesin ketu!!

      1. Tiranosaur says:

        Ti qenke humbje kohe fare! Akoma ne nje vrime i bie fyellit si ne kohen e xhaxhit. Te thashe njehere qe kanalizimet e Vlores u nderprene, duan shpenzime te jashtezakonshme per nje buxhet bashkie. Dhe si dreqin mund te kishin atehere ato punime nqs nuk do te kishte nje plan?
        Nje njeri qe ka ves bixhozin le dhe gruan per nje bast dhe jo me parate e taksapaguesve vlonjate.
        Nuk e di ku e ke degjuar ti qe e paska ftuar Kollozi Shpetimin dhe ai nuk i ka vajtur sepse Shpetim Gjika po i ben atij sfide per nje ballafaqim publik ne cilin tv te doje Kollozi, dhe te Klani po te doje.
        Perqindjet ne Vlore jane me shume 65% me 35% per PS. Nuk e di se sa shume manipulime do t’i duhen Kollozin per ta kaluar kete prag.
        Per Tanush Shasken me vjen keq qe flisni ne kete forme sepse asnje nga ju nuk e njeh dhe nuk e di se sa gure ka levizur Kollozi per ta hequr ate nga posti. Dhe persa i takon genjeshtrave qe ai e ka kthyer permbys universitetin e Vlores, duhet te dini qe ai i dergonte te gjithe pedagoget neper mastera jashte shtetit dhe u paguante konferencat nderkombetare ne te cilat ata shkonin. Asnje provim nuk merrej me para ne ate universitet pas sistemit qe vuri ai. Dhe ne dallim nga Sali Diktatori ai e ka dhene 2 here doreheqjen per te marre votbesimin ne postin e rektorit pasi i benin presione Kollozi me shoke (benin presione pedagogeve qe te hiqnin Tanushin se ai do tu bente ate qe s’ua priste mendja). Ne te dyja heret ai e rifitoi votbesimin e stafit te tij. Heren e trete e dha ne menyre te parevokueshme se ky miku yt Ko-llozi bashke me nje mikun e tij gjykates donin qe ai te transferonte kreditet e nje djali (kishte lidhje me Ko-llozin) i cili kishte bere 2 vjet ne nje universitet privat akoma te paakredituar nga ministria e arsimit. Gjykatesi e shpalli te drejte kerkesen e djaloshit te Kollozit dhe Tanushi ne ate moment nuk pranoi me te drejtonte ne nje institucion ku politika pa vend fut turinjte. Po vari bidonat, kot po te c-komentoj se per Vloren demokratet ta shohin me teleskop, as me dylbi.

    3. 21Janari says:

      Me leje … kam nje propozim per Mondin ( te kerkoj ndjese per familjaritetin e guxuar)!
      Perveç ballist, ky Tanushi eshte edhe kulak. Perdore here pas here kete epitet se i jep me shume kolorit meditacionit tend te munduar ose munguar…

    4. zjarri says:

      Ahhhhh moj Ramonda komuniste ordinere ke qen dhe komuniste do te vdesesh atje ne amerike…Sa per (Kollozin) nuk ka te keqe qe eshte komunist dhe me sekretare e partis Salin hane dhe vjedhen, Por e keqja dhe E hidhure eshte “familja e Kollazin ka vrare dhe ka intrenuar, kurse Saliu ka intrenuar,burrgosur,dhe me E hidhura agjent i UDB-se dhe Sot i grekut e rusit, pra kjo eshte farra e Ramizit dhe e Sale (PD bolshevike)…VETEM LITARI DHE BAJANETA DUHET VENE NE PUNE SOT..

    5. Spiro Cobo says:

      Pse, more raimondi, nga Vlora qenke ti? Prandaj na shet P… Ky Llozi, qe thua ti (me fal se doja te thoja Kollozi) me sa thone vlonjatet ka qene skafist. Pastaj mos i shaj ballistat se jane aleatet e Saliut tend.
      Dua te te pyes, meae i njeh te dyja palet, edhe te majtet edhe te djathte, ti c’je, i majte apo i djathte? Nga i mban ti, majtas apo djathtas? Po ku merr vesh ti nga e majta apo e djathta! Do mendje ajo pune, gje qe ty te eshte dhene me kursim (keshtu duket nga ato qe shkruan, si i shkruan dhe kur i shkruan)

  5. hysni dajaku says:

    ti more Tanush!!me kete far shkrimi qe ke bere ketu, tregon qe jo rektor ne universitetin e Vlores po drejtor te shkolles 8 Vjecare ne Rromesin e pertejsem nuk e meriton,,ai Kollozi mund te jet edhe ashtu si thua ti ,se perderi sa eshte me Saliun nuk ka si te jet ndryshe,,po ky shkrimi juaj nuk ka asnje far klasi dhe ti del me Kolloz se Kollozi ketu ndaj kur te shkruash perseri per politike te lutem mos e permend qe ke qene rektor i universitetit te Vlores,,se eshte si ato letrat anonime qe dergoheshin nje here koha dhe pa dashje i ben pune “Kolos”:)))

  6. Lugat says:

    ketu ku jetoj une me nje grup tregtaresh vlonjate, klientet e mi, plasi debati para 2 javesh se per ke ja vlen te votohet. Pothuajse te gjithe jane te majte persa i perket tendencave te pergjithshme, por arriten ne konluzionin se ja vlen te votohet per Kollozin se:” eshte cun qe i njeh mire punet dhe di si ta rregulloj muhabetin” dmth sipas interesit e ben pa problem nje sy qorr e nje vesh shurdh. Sa per kumarin e ka semundje ditore sipas tyre. E keqja eshte qe, si ne rastin e Rames, ne vend qe OPOZITA, te mundohej te jepte alternativa te tjera qe duhet ti kishte pergatitur me kohe e jo ti linte ne momentin e fundit, edhe Vlora duhet te gjente dike tjeter si perfaqsues te opozites.
    Ne fund fare ne votim po shkohet vetem per nje arsye te vetme, “Sali Berisha te jesh apo te mos jesh, kjo eshte pyetja?” Sa per programet kemi 21 vjet qe ju pime lengun.

  7. Falcon says:

    ne Vlore fiton pa asnje diskutim Vasil Gjika dhe kjo eshte dicka qe e meriton..po ky shkrim ka tendenca personale te ketij ish rektorit…deri dje ky qe vete nje kavanoz i Sali Berishes..beri dhe nje prove (kjo jo pa bekimin e Saliut)te nderroje emrin e universitetit Isamil Qemali …reagimi i popullit qe i forte qe detyroj Berishen ta anulloj kete idiotizem…….me sa duket ketij , Shaska i eshte hap oreksi te futet ne politike dhe tani eshte rast i mire te ingranohet..shkruan ky ca budalllalliqe qe te bein te qeshesh…sikur ka qene familja Shaska qe ka bere Luften e Vlores….nje gjysh apo stergjysh i ketij ka dhene nje ndihmese modeste ne ate lufte qe qe drejtuar nga oficeret shqiptare te talentuar qe kishin mbaruar shkollat ne Slloveni dhe Austri dhe jo nga “cobane me dyfek me gjalme”.. Patriotizmi i Shaska shkon deri aty sa te justifikoi heqjen e emrit te Ismail Qemalit me arsyen se nuk kishte mbaruar arsim te larte…?????

    1. raimondi says:

      Ne fakt luften e Vlores e udhehoqi Osman Haxhiu , ai njihet si kryetar i Kryengritjes , bashke me ata oficeret qe thua ti natyrisht ,
      por dhe ata cobanet me dyfeke me gjalme jane treguar heroik ne ate lufte

      —- Me shume se per plane strategjike ajo lufte kerkonte ZEMRA Heroike , sepse kerkonte sakrifica sublime per tu futur bernda ne garnizonet e fortifikuara italiane

      — Gjithe kyci ishte tek fillimi i luftes se Vlores per te marre garnizonin Italian ne Kote — Sepse nga aty pastaj cdo gje per kryengritesit do ishte me e lehte per te goditur italianet ne Vlore brenda

      Dhe Osman Haxhiu caktoi planin qe nje cete me 7 vete duhej te sakrifikonte jeten dhe te eliminonte garnizonin italian te Kotes qe ishte shume i fortifikuar

      — Dhe ata te 7 filluan te paret luften Vlores duke e eliminuar garnizonin Italian ne fshatin Kote-
      Aa shpetuan edhe vete — u treguan te shpejte ne veprime — Emrat e tyre jane me muzeun e qytetit —— Gjyshi im nga nena ishte atje ne ate cete …….
      –Pastaj Heroizmi i luftetareve vazhdoi me garnizonet e tjera ne rethinat e qytetit dhe ne qytet brenda ku Selam Musai beri aktin sublim duke u hedhur mbi topin armik

      –Te gjitha ato cfare jane thene me pare per ate lufte dhe heronjte e saj jane Absolutisht te verteta —-

      Ky Shaska ka vetem ligesi akrepi dhe azgje tjeter —
      By the way ate te PS-s e quajne SHPETIM GJIKA –hahahahahaahaha

  8. Rani says:

    Ky Shaska mos eshte ai legeni qe i detyronte studentet qe te blejne librin e tij 110 dollare ne mos gaboj librin “kalkulus” me kthjelloni se mos gaboj me ndonje tjeter.

    1. fule says:

      Po , sipas militantve qe Kollozi nuk punsonte dot me force, ai mund te jete.

  9. IL drago says:

    hahaha

Comments are closed.

Lini një Përgjigje