Administrata publike është nën kërcënim!

30 Prill 2011, 16:06Politika TEMA
Administrata publike është nën kërcënim!

E bën dhe Pollon me dhimbje koke

Nga Mustafa Nano

Po vërehet një presion i paparë ndaj atyre që janë pjesë e administratës publike. Vetëm mua më kanë ardhur në rrugë private disa informacione, sipas të cilave nga zyra elektorale e Lulzim Bashës (Basha, ky birbo rrezikzi me fytyrë të paqme nuk mund të bëjë sikur s’di gjë) marrin në telefon nëpunës të ndryshëm, dhe u thonë se duhet të paraqiten pranë kësaj zyre. Me sa duket, Berisha ka ndërruar strategji këtë herë. Për publikun ka gjuhën e shtruar e tonet e qeta, ndërsa nën rrogoz ka organizua fushatën e presioneve të forta. Kjo është pra ndyrësia e radhës e këtij kryeministri, i cili ka sy e faqe të dalë e të denoncojë bash këtë praktikë të nënvizuar dhe në raportin e OSBE/ODIHR. Mirëpo ky denoncim i Berishës duhet marrë po aq seriozisht sa pretendimi i tij se “opozita ka zgjedhur rrugën e sharjeve, ne kemi rrugën tonë”. E kuptoni? Gojëprishuri par excellence padit të tjerët për sharje, dhe organizatori e frymëzuesi i presioneve të ndyra ndaj punonjësve të administratës del e denoncon presionet. Opozita duhet të ftojë të gjithë punonjësit e administratës ta dekonspirojnë këtë praktikë. Por duhet t’u ofrojë mbrojtje. Ndryshe, të gjithë do jenë të terrorizuar, ja, siç janë edhe ata që më kanë telefonuar mua. E kujt ia ka prerë mendja se në vitin 2011 do të ndodhte kjo gjë?

 

*respublica.al

9 komente në “Administrata publike është nën kërcënim!”

  1. Agim says:

    Pyetje per Z. Mero Baze,
    Z. Baze, duke ju falenderuar per heroizmin e juaj ne demaskimin e hipokrizise Berisha kam nje pyetje.
    Per ta bere pyetjen me te qarte po perseris cfare ka thene me lart Mustafa Nano, per Berishen :
    “..Gojeprishuri par excellente (Berisha) padit te tjere per sharje, dhe organizatori e frymezuesi i presioneve te ndyra ndaj punonjesve te administrates del e denoncion presionet.”
    Z. Baze, une si Agim nuk kam aspak hezitim ne konkluzionin qe Sali Berisha eshte shkaktari kryesor qe shoqeria shqiptare per 20-vjet po rropatet. Nuk hezitoj aspak ne karakterin personal kriminal te Sali Berishes. Pyetja ime eshte kjo : Krahas karakterit kriminal dhe gojes se shthurur qe demonstron (qe une besoj jane tregues personal te Berishes) po hipokrizia e tij ose thene ndryshe , STRATEGJIA ne manipulimin e shoqerise eshte aftesi personale e Sales apo ka keshilltare. Sigurisht qe Sala ka keshilltare ..por idete nga dalin..nga mendja monstruoze e Sales apo nga te vegjelit qe i vijne verdalle?

    Do te ishte interesante te dihej. Nese i madhi qe eshte lart nje dite i mbushet mendja dhe na e merr papritur Sali Berishen..a mendon qe ne shpetuam apo jo?

  2. saimir says:

    Z.Agim !Lexoj me vemendje si artikullin edhe komentin tuaj.te me falesh mbase s’ma merr mendja se do te me keqkuptosh lidhur me pyetjet qe i drejtoni z.Baze pasi nuk eshte z.Baze qe na i ka shtruar ne tavoline keto alternativa por ai sensibilizon ne per te pare me qarte e me me guxim dukurite kanosjet e shpellarakut qe kane 20 vjete qe perseriten e fale popullit tone te bute e pa kerkese minimale jete qe ri e bene sehir!Se fundi per ta mbyllur ,nuk e kuptoj kur beni alibi se “Nese i madhi qe eshte larte nje dite i mbushet mendja dhe na e merr papritur Saline……..”,per ke te madh e keni fjalen per ate tek rruga e Elbasanit apo per ate pertej Atlantikut,se po te kishte tjeter te madh do te na i kishte marre me kohe se bemat e tij kane qene aq te medha sa s’ma merr mendja se do te pyeste ata qe e mbajne ne pushtet ketu e 20 vjete!

  3. fule says:

    Te kene kurajo ti bejne publike keto gjera. Edhe po u hoqen nga puna, do e fitojne si shume te tjere nje gjyq per heqje nga punat dhe do kthehen shume shpjet, kur te shporret zgjebja e ketij pusteti.

    1. dorand says:

      po rreshtero mas 12 vjetesh

      1. fule says:

        BlueSky apo dorandi apo benikuksiani; mbani eren karakteristike te qenit edhe online mos kujtoni se nuk ju nuhasim

      2. dymi says:

        Dorand eshte e paimagjinueshme se si nje i verber si ti te mund te shkruaj nje koment ne komputer.Kam marre vesh se ka ardhur ne Tirane nje klinike serbe per syte me bashkepronar Fazllicin. Bej nje xhiro andej se mund te te beje derman. Tung plako, tung o ushtar i leqendisur.

      3. plaku says:

        I dashur dorand,
        O Zot pse je kaq cinik ?

  4. Spiro Cobo says:

    Kjo qe trajton dhe denoncon zoti M.Nano eshte plotesisht e vertete. Diten e enjte Sali Berisha erdhi per here te dyte ne Fier. Heren e pare (para dy javesh) ra shi dhe mitingu nuk u organizua ne shesh, aty ku ishte ngritur podiumi. U organizua ne sallen e teatrit Bylis. Ndersa te enjte u zhvillua ne shesh. Drejtori i Pegjithshem i Albpetrolit, nepermjet drejtoreve te njesive ne vartesi, urdheroi te gjithe punonjesit naftetare te merrnin pjese ne miting. Madje porosia ishte qe te rrinin ne kuadrat, bashke per te bere me lehte verifikimin e pjesmarrjes. Ndersa, nje jave me pare nje takim me specialistet e naftes qe banojne ne Fier, organizoi edhe kandidati i PS-se qe u organizua ne sallen e shtabit elektoral te ketij kanditati. Edhe pse ishin shperndare ftesa per pothuajse gjithe specialistet naftetare, jane ose jo ne maredhenie pune, per te shprehur mendimet dhe shqetesimet e tyre, jo vetem per problemet e qytetit por edhe te problemet ka sot nafta dhe qe ndikojne ne jeten e perditeshme te qytetit, ne takim nuk erdhi asnje nga ata qe jane ne maredhenie pune. Kishin frike nga kamerat e TV-ve. Po ti shikonte shefi (pasi drejtori nuk i njeh te gjithe per fytyre) te nesermen do masnin rruget e Fierit, tamam si opinionshkruesi.

  5. Nabukodonosor says:

    Administrata eshte nen kercenim te papare.Keta legenet ne foto duan vetem plumbin.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje