Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, njëkohësisht ministër i Kulturës, ka vendosur të ngrejë padi penale ndaj gazetarit Artur Llanaj, për shkak se ky i fundit ka botuar në gazetën Bulevard një shkrim, ku Xhaferraj vihet nën akuzë se ka kërkuar ryshfet. Llanaj thotë se një student ka dëshmuar se sekserët e Xhaferrit i kanë kërkuar 7 mijë euro për ta punësuar. Llanaj thotë se ka deklaratën e të gjitha të dhënat e studentit, por nuk do i publikojë, duke ruajtur anonimatin e tij, duke mbrojtur burimin e tij. Më poshtë është shkrimi i plotë i botuar në gazetën Bulevard.
Rrëfimi skandaloz i studentit: Si kërkoi Ferdinand Xhaferri 7 mijë euro për të punësuar
Ish ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe kandidati për Bashkinë e Durrësit, Ferdinand Xhaferri duket se është përfshirë në një tjetër skandal që ka shpërthyer ditët e fundit e që ka të bëjë me ushtrimin e detyrës së tij. Një student, i cili sapo është diplomuar në Akademinë e Arteve, ka treguar për gazetën “Bulevard” një fakt tepër rrënqethës. Studenti i diplomuar me nota shumë të mira, ka kërkuar një vend pune në orkestrën shtetërore dhe i është dashur të përballet me sekserin e Ferdinand Xhaferrit, i cili i ka ofruar ofertat e ministrit për t’u punësuar. Vetë studenti, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të presionit ose hakmarrjes që mund t’i bëjnë, ka thënë për gazetën “Bulevard” se sekseri i ka kërkuar dy mijë euro për ta punësuar me kontratë gjashtë mujore dhe më pas nëse studenti do të “sillej mirë” dhe do të paguante shumën prej 5 mijë euro të tjera, ai do të merrte kontratën përfundimtare të punës dhe sipas sekserit këto ishin tarifat e ministrit Ferdinand Xhaferri. Sipas studentit, ky nuk është rasti i parë ku studentë, edhe pse të talentuar në degë të ndryshme që varen nga Ministria e Kulturës, janë bërë objekt i gjobave të ish ministrit Ferdinand Xhaferri. Gazeta “Bulevard” ka të plotë deklaratën e studentit, identitetin e tij dhe foton, por për shkak të kërkesës së personit nuk po bën publike asgjë nga këto, ndërkohë që vetë studenti është shprehur i gatshëm të denoncojë faktin pas datës 8 maj, fakt i cili deri tani i ka kushtuar 2 mijë euro. Po ashtu studenti është shprehur se shuma që ka paguar nuk shlyhet me pagën që ai merr. Sipas tij ky nuk është rasti i parë që studentëve i kërkohen lek për t’u punësuar pasi kanë mbaruar shkollën, por sekseri i Xhaferrit si duket paska pasur “dorën më të rëndë”.
Comments are closed.
Te gjithe me Salen (ordiner dhe spiune) “zanati (prefesioni) me i shplare qe egsiston ne Token Shqiptare..Ky ordiner thote se do te sjel dhe (eshtrat e Ismali Qemale)..
Ky eshte perfundimi i procesit te rritjes te tejskajshme te peshes se perkatsise partiake! Gjithmone pyes veten cdo te ndodhe kur te gjithe te kemi ne xhep nje tesere te PD-se! Ndoshta ky do te jete vendi i pare ne bote ku do te vendoset monopartitizmi dmth diktatura e nje partie te vetme per shkak te klientilizimit te pushtetit!
Per shkak te veseve te tij ky popull po zhytet perdite ne mocalin e nje servilizmi te turpshem dhe te peshtire!
familje Ismail Qemalit ta padisi kete “kaposhin maj pleheut” per “fallsifikim varresh”
Kjo eshte normale,per kusaret e sekretari byrose,si mundet te beshe jete luksoza,si munde te keshe pasuri te pa tundeshme,si munde te ndertoshe vile,pa rruar e qethur mire ata qe jane te interesuar,te zgjidhin,pa aftesine e endrrat e tyre,per dipllome ose zollume te tjera,pa PAGUAR, askush zduhet HABITUR.Me kta drejtues,edhe pse shume gjera te takojne me ligje,nuke kane zgjidhje pa paguar.