Mendohet se rreth 30 mijë njerëz kanë gjetur vdekjen në konfliktin libian. Aleatët druhen se do ketë më shumë civilë të vdekur.
Avionët luftarakë francezë kanë nisur të hedhin tani bomba betoni mbi pozicionet e Gadafit. Arsyeja është se ato nuk shpërthejnë e shkaktojnë më pak dëme anësore. Bombat e para të betonit kanë nisur të hidhen të martën. E para prej tyre goditi një tank të Gadafit.
Bombat peshojnë rreth 300 kg për copë dhe janë të mbushura me beton.
Bombat e betonit janë përdorur në Luftën e Dytë Botërore. Rebelët druhen se Gadafi po përdor armë kimike ndaj kanë kërkuar që të dërgohen armë të rënda. Ata kërkojnë gjithashtu municione.