Ambasadori i Sirisë në Britani është përjashtuar nga lista, kështu ka ndodhur edhe me dy kryeministrat e fundit të Britanisë. Por lexuesit e këtij blog-u sigurisht që janë më shumë të interesuar se cilët anëtarë të familjeve të ndryshme mbretërore në Ballkan ia kanë dalë të hyjnë në listën e ftesave për dasmën e nesërme në Londër mes një burri nga një familje e kamur dhe një gruaje të papunë.
Përgjigja? Katër familje mbretërore nga Ballkani do marrin pjesë në pritje, dy jo. Të gjitha vendet e Ballkanit janë republika, sigurisht, por mbretërorët e tyre jetojnë duke shëtitur nëpër koktejle e duke u bërë pjesë e shtypit rozë.
Uindsorët kanë lidhje të ngushta me mbretërorët e Ballkanit. Burri i mbretëreshës aktuale dhe gjyshi i Princit Uilliam, ka lindur në Korfuz si Princi Filip i Greqisë dhe ka hequr dorë nga krishterimi ortodoks për anglikanizmin kur u martua me Princeshën Elizabetë.
Ish mbreti i Rumanisë, Mikael, stër-stër-stërnipi 90 vjeçar i Mbretëreshës Viktoria, do të jetë në Uestminster nesër. Kushëri i tretë me Mbretëreshën, ai u njoh me gruan e tij, Anën, në nëntor të vitit 1947, në martesën e Elizabetës me Princin Filip. Ai më pas u kthye në atdhe, ku komunistët e detyruan të hiqte dorë nga froni një muaj më vonë. Shumicën e jetës e ka kaluar në ekzil në Zvicër, por edhe në Britani ku kishte një fermë pulash.
Mbreti i Bullgarisë, Simeon, një tjetër lidhje e largët e Mbretëreshës, ka marrë ftesë, edhe pse lidhjet e tij me Britaninë dhe mbretërorët e saj janë më të dobëta se disa nga të ftuarit e tjerë në Ballkan. Simeoni e kaloi shumicën e jetës në ekzil në Spanjë, por nga viti 2001 deri në vitin 2005 u zgjodh kryeministër i Bullgarisë.
Martesa e Princit Uilliams do të ndiqet edhe nga kumbari i tij Konstandin, një ish mbret i Greqisë dhe kushëri i Princit Çarls, trashëgimtar i fronit britanik. Konstandini u detyrua të kalonte në ekzil në vitin 1974 pas rikthimit të demokracisë dhe jeton në Londër.
Konstandini ishte shoqëruesi i dhëndrit në dasmën e vitit 1985 në Londër të Princeshës së kurorës serbe, Katerina, që është greke, me Princin e kurorës serbe, Aleksandër. Të dy pritet të jenë në Londër për martesën e nesërme.
Aleksandër, që është rikthyer në Serbi pas ekzilit në Londër, është stërnip i Mbretëreshës, të cilën privatisht e thërret Lizi. Ai ka lindur në vitin 1945 në dhomën 212 të hotelit luksoz londinez Claridge. Por ligji jugosllav kërkonte që ai të kishte lindur në tokë jugosllave për tu bërë mbret. Për fat, ndërsa familja ishte në ekzil në Londër, Uinston Çërçill, kryeministri britanik në atë kohë lufte, e deklaroi dhomën territor jugosllav atë ditë.
I sapolinduri u dërgua në Uestminster Abi, ku u pagëzua nga patriarku Gavrilo i Serbisë, ndërkohë që mbreti Xhorxh VI dhe Princesha Elizabetë ishin të pranishëm. I edukuar në Britani dhe SHBA, Princi i kurorës Aleksandër, ka shërbyer në ushtrinë britanikë dhe flet anglisht me një theks të klasit të sipërm. Një reportazh i transmetuar së fundmi në BBC për mbretërorët e Serbisë përfshinte edhe pamje nga pagëzimi i tij.
Ndryshe nga monarkitë rumune, bullgare dhe greke, që kanë rrënjë gjermanike, serbët janë vendas. Babai i dinastisë serbe Karaxhorxheviç, ishte Xhorxhi i Zi, një rritës derrash që kishte udhëhequr revoltat e para kundër otomanëve në vitin 1804. Faqja në internet e familjes mbretërore serbe ka disa pemë familjare që ndihmojnë për të kuptuar lidhjet e tyre me familjet e tjera mbretërore në Europë.
Familja mbretërore shqiptare nuk është ftuar në ceremoninë e nesërme. Zogu, mbreti i parë dhe i vetëm i Shqipërisë në kohë moderne, udhëhoqi vendin mes viteve 1928 dhe 1939. Djali i tij, Leka, lindi dy ditë përpara se familja të detyrohej të shkonte në ekzil në vitin 1939, kur vendi u pushtua nga forcat e Musolinit. Ai kaloi disa kohë në Britani, përfshirë qëndrimin në Hotel Ritz.
Më pas familja lëvizi për në Egjipt me ftesë të Mbretit Faruk, një pasues i themeluesit të Egjipit modern, Muhamed Ali Pasha, një shqiptar i lindur në Kavalla, e cila tani ndodhet në Greqi. Leka më vonë u bë oficer i ushtrisë britanike, por jetoi shumë nga jeta e tij në Afrikën e Jugut përpara se të rikthehej për të jetuar në Tiranë.
Mbretërorët malazezë gjithashtu nuk do jenë në listën e miqve, ndoshta për shkak se Princi i kurorës, Nikolla Petroviç II, që ka jetuar gjithë jetën e tij në Francë, nuk ka asnjë lidhje të dukshme me britanikët.
Ai është stër-stërnipi i Mbretit Nikolla, që u rrëzua në vitin 1918, kur Mali i Zi u bë pjesë e Jugosllavisë dhe Karaxhorxheviçët vendosën monarkinë në të gjithë vendin. Njëherë e një kohë Nikolla njihej si vjehrri i Europës, me bijat e tij të martuara me familje të njohura mbretërore, atë italiane dhe ruse.
Shumica e mbretërorëve në Ballkan, nuk është e çuditshme kjo, janë në favor të rikthimit të monarkive. Kjo çështje është debatuar në Shqipëri, Rumani, Serbi e Bullgari pas rënies së komunizmit, por momenti për rikthimin e tyre duket se ka kaluar. Megjithatë, për të paktën disa serbë, bullgarë, rumunë e grekë, prania e mbretërorëve të tyre në Uestminster Abi nesër do të jetë një burim krenarie dhe mbi të gjitha një ndjenjë kënaqësie ndaj fqinjëve, të përfaqësuar mezi nga ambasadorët.
Comments are closed.
Mbretresha nuk po le Diktator pa ftuar. Car do e gjente po te ftonte edhe nje hajdut. .
Mire kane bere qe se kane ftuar.
Po ty ste kane ftuar nicolla. Une mendoj qe ti mund ta beje mire punen e bidese.
Ky Roberti me duket se nuk di gje tjeter vec te shaje. Nuk eshte ne gjendje qe, hera heres te thote ndonje fjale te mire, por vec plehra nxjerr nga goja Dhe te gjithe e dime se nga dalin plehrat. Gjynah qe eshte gatuar keshtu me shpirt te zi si nje cope qymyri.
Nuk eshte Mbret zyrtarisht. Perse ta ftojne?
……………Leka ka sherbyer ne forcat Britanike –Ndaj ajo plakushja Makbeth duhejj te tregonte respekt ne radhe te pare edhe se ai ka qene ne sherbimin e saj —
–Dhe aq me teper pastaj qe Leka e ka te jemen nga familja mbreterore e Hungrarise
qe ka qene nga familjet me te shquara te Perandorise Austro-Hungarze qe ka trasheguar Perandorine Romake , dhe nje nga e jema Nena e Lekes ka qene mbese e familjes me te shquar amerikane Stewart, —
–Porse Britaniket ecin me politikat e vjetra ne mbeshtetje te Greqise ….
E megjithate , me mire qe nuk e ftuan te merte pjese ne ate maskrade qesharake qe eshte si nje Karikature e dale nga muzete e shekullit 14—-
———— Mbreti jone po te vente atje , eshte me i gjati dhe me simpatiku-, si dhe ka pamje tamam Fisnike
— –Se ata mbreterit e tjere
jane si kale te ngordhur dhe te gjithe te shkurter ————–Mbreti jone do i fuste ne rrenje katrore ata bajgat ….
-Une jam kunder mbreterve ne qeverisje –por kam respekt per mbretin e Shqiperise ,
se sidoqfte ai eshte njeriu yne –shqiptari i yne , perfaqsusesi yne mbreteror
–Dhe na perfaqson shume mire –edhe eshte edhe tip i bute , i edukuar , i moderuar edhe patriot –
——-Ne duhet ta respektojme mbretin –te tregojme qe jemi te qyteteruar , por kjo nuk do te thote qe te jemi per mbreterine ——-Mbretersie i ka ikur koha me kohe
———-Por ama ;…c’do gje shqiptare duhet ta duam …..dhe ta respektojme…
eshte shpirt njeriu ajo mbreteresha:)) i vjen keq per shqiptaret,e di qe ky firauni jon i ka leket e vjedhura nga gjaku shqiptareve dhe nuk ka dashur ta rrjepi me kurrizin tone te keputur,,hallall ta ket kush e ka bere listen e dasmes:))
————– Mbreti jone rezaton Fisnikeri te Lindur ..Gjenetike —
——- Ndersa te gjithe ata mbreterit e Evropes duken ne postin mbreteror te Sforcuar — ata rezatojne keqardhje
sepse duken shume te konsumuar, dhe kane pamje fizike shume te percudnuar si psh Mreteresha apo Princi i Anglise jane uglly as hell ..hahahahahahahahaahaha
————-While Albanian king is Handsome , tall more than 2 meters,, Intellectual——–His face radiates Nobility……
while the kings fo Europe…..???
…They are all funny faces , like Princ Charlie hahahahahaha –their faces leaves much to be desired
———- They all look like Scooby – Doo loooooooooooooooooooool or better to say like kings of sccoby-doo Kingdom hahahahahahahahaaha
Po bota e di qe nuk eshte mbreteri me renje ,eshte njelloj se keto te vendeve arabe sot ,i rra ne koke Ahmet Zogut dhe u shpall mbret.Per ai vite ka bere pune te mira per shqiperine,por Evropa plake nuk te pranon nga emeri por nga trashigimia mbreterore.Zogu vete ka qene i shkolluar per kohen por pushteti ka qene klasik;INJORANT.