Në fushatë kanë plasur “pisllëqet”. Këta të PS-së mbetën duke u ankuar, përditë nga një avaz të ri. Jo po na vodhën këtu, po këtë po e marrim ne këtë radhë, jo po do na vjedhin atje, jo po na morën zyrat e të tjera si këto. Ndërkohë, dashje pa dashje, kjo luftë e egër deri në ekstremizëm po vepron si një ilaç rrobash e po ju nxjerr sheshit qelbësirën. Atë kancerin, korrupsion e nepotizëm, me kushurinj, fis e faresis, “patriotë” (të ardhur nga e njëjta krahinë) apo besnikëri ndaj krahinave përreth. Sheshit po plasin të gjitha ujërat e zeza, në të cilën është gatuar kjo çorbë politike që e quajmë “klasë” e cila nuk di të ndalet. Këputen aleancat, ndërrohen kandidatë me komisionerë numërues votash, premtohen qindra projekte përrallore në një vend që numëron ende me orar ujin dhe dritat. E në këtë luftë të egër interesash, që vrapojnë pas tringëllimës së lekut (lexo euro ose dollarë), po dalin sheshit të gjitha mjetet e ulëta, primitive, të vjedhjes së votave, të vjedhjes së pushtetit, të vjedhjes së lejeve, të vjedhjes së pyjeve, pronave, detit, bregdetit, maleve për gurore, të vjedhjes së lirisë së fjalës, besimit në parti e programe të vërteta, të vjedhjes së shpresës për një vend plot me të rinj, që sot thirren “demokratikas”, jo të rinj “punista” si puna jonë (po e përfshij veten pa modesti në këtë kategori).
Unë ju këshilloj ta dëgjoni mirë këtë fushatë agresive në kulm, e cila do të pjellë prova, fakte e grup-fakte, të cilat avash-avash do të shkruhen në faqet e raportit të Komisionit Evropian që publikohet në tetor të këtij viti. Por, në vend që të lexojmë ashivën e Brukselit edhe pas 20 vitesh, do ishte mirë ti shtinim në tru edhe ne këto që po shohim sot me sytë tanë, pasi jemi ne ata që harruam 97-tën, që groposëm Gërdecin e që gjakosëm bulevardin. Mbani vesh se kjo fushatë shpërthuese po çmonton kancerin korrupsion që është mbërthyer në ç‘do qelizë të shoqërisë sonë këto 20 vjet “demokraci”.
Comments are closed.
Te lumte dora, mendja dhe pena Z.Bunguri!! rrenqethese por eshte e vertete dhe na duhet ta pranojme…Respekte Turizmi,
Jane dy aksioma qe kane udhehequr historine; PUSHTETI MERRET VECSE ME ARME, dhe i dyti POPULLI NUK NGRIHET PO NUK I SHKOI THIKA NE PALCE.
Ketu ska te beje PS, PD. Te dyja ia kane hipur popullit ne qafe ( me rradhe … kuptohet ).
Populli shqiptar duhet te mendohet shume diten e zgjedhjeve per keto qe kemi kaluar.
Qe mos te perseriten prap ne kurrizin tone ato qe kemi kaluar.Tu themi ndal korrupsionit ,vrasjeve.Per veten e tyre kane siguruar ne 7 breza kurse ne qe sjemi hajdut vuajme per per gjera elementare.
Mo besoni hajdutet dhe vrasesit.