KQZ miraton vendimin për vula rezervë, PS: Po i paraprini manipulimit

27 Prill 2011, 22:42Politika TEMA

Miratohet në parim vetëm me votat e mazhorancës projekt-vendimi për prodhimin e vulave rezervë që do të përdoren në rast të largimit të komisionerëve në zgjedhjet vendore të 8 majit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj argumentoi se marrja e një vendimi të tillë tejkalon kompetencat e këtij institucioni dhe vendimi për vulat tregon manipulimin që pritet të ndodhë në zgjedhje.

Sipas kreut të KQZ-së Arben Ristani, vendimi i këtij institucioni nuk lejon bllokimin e procesit zgjedhor dhe është një masë mjaft e nevojshme për ti paraprirë largimit të komisionerëve së bashku me vulat.

Në mbledhjen e radhës, KQZ miratoi edhe lirimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, të kërkuara prej subjekteve politike.

ORA NEWS

6 komente në “KQZ miraton vendimin për vula rezervë, PS: Po i paraprini manipulimit”

  1. Epirioti says:

    Ore zoti Ristani! Nuk ke frike se do te te zeme me shpulla ndonje dite dhe Sala do rrije spektator se nuk ia ndien fare per ty. Ore vertet nuk ke frike apo do nje prove shembulli. Prit e do e shohesh.

  2. Epirioti says:

    Kjo puna e vulave i vuri vulen procesit pergjithmone. Vetem ne Shqiperi njihen vulat, ngaqe i falsifikojne te gjithe. Bota perdor vetem firmen. Ajo eshte e ndergjegjshme dhe pergjegjesi.

  3. zjarri says:

    Kjo fytyr eshte mirre, (kurrban-Lane)

  4. hysni dajaku says:

    keta e bene opoziten si fshirse xhami,nuk di ku ta ket mendjen me pare,,sa here qe mendon opozita se Saliu nuk ka c’fare hileje te beje me,i dalin me shume se 10 hile te reja qe as jan par e as jan degjuar ndonjehere,,,sipas eres do ket shume hile qe do i marrim vesh mbas dates 8-te kur opozita do dali si menyra habitore me duket mua,,nese nuk e ka kuptuar akoma qe ka perball nje njeri qe rri zgjuar 24 ore e vret mendjen ca prapesie do bej,shto ketu edhe Ristanin qe doli me pehlivan,,,pisk do vej kjo pune

  5. nicolla disha says:

    Epirioti, te atmiroje per komentet qe ben.

  6. fule says:

    Nga zgjedhjet e shkuara vetem ne Ruzhdie e ndonje komune fshat tjeter u blloku procesi per vulat.
    Po kesaj radhe me duket se hilja e tyre eshte tjeter. Komisioneret e ketyre vulosin ate qe duan vete me vulen rezerve dhe thone u shpall fituesi.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje