UPDATE- Presidenti amerikan, Barak Obama, më në fund është dorëzuar para presionit dhe ka zbuluar certifikatën e tij origjinale të lindjes. Shtëpia e Bardhë shpreson se lëvizja, që vjen pas disa muajsh spekulimesh, do të jetë një goditje për të ashtuquajturën lëvizja “Birther”, që pretendon se Presidenti nuk ka lindur në Havai, por në Kenia. Por shtyrja e publikimit të dokumentit do të shihet nga kundërshtarët e Obamës si një shenjë dobësie e tij dhe do të lërë të hapura akuzat se përse nuk e ka bërë më herët një gjë të tillë. Lajmi vjen pasi një sondazh zbuloi se vetëm 38 përqind e amerikanëve besojnë se Obama ka lindur në SHBA dhe në këtë mënyrë ligjin e lejon të jetë president.
Publikimi i dokumentit do të jetë një goditje edhe për miliarderin Donald Tramp, që ka luajtur fort me këtë çështje. Tramp pretendon gjithashtu se Obama ka qenë një nxënës i dobët që nuk e meritonte të pranohej në universitetet e Ivy League, më të mirët në SHBA. Akuzat e tij e kishin goditur rëndë presidentin amerikan që kishte humbur shumë besueshmëri.
Kjo është certifikata e formës së zgjeruar, pasi për certifikatën e thjeshtë kishte dyshime se nuk tregonte vendin ku kishte lindur bebja.
Pas publikimit të certifikatës ka reaguar edhe Donald Tramp. Ai tha se ishte shumë i lumtur që bëri Obamën të tregojë certifikatën e lindjes. “Nuk e di a e dëgjuat,” tha ai. “E bëra atë djalin të tregonte certifikatën. Jam krenar.”
Comments are closed.
Hahaha tani ua mbushi mendjen qe paska lindur ne SHba!!! Iu deshen disa muaj per te gjetur certifikaten e lindjes! Pse sta bene sherbimet qe diten e pare qe te zbuluan o idiot?!Presidenti amerikan shkel kushtetuten.Klloun!
Ke rruga e Kavajes e paska gjetur kete cope leter! Aty te bejne dhe president te Shqiperise e jo me nje certifikate lindjeje.
Wow!!!! Nuk e dija qe e jema e Obames ishte 17 vjece kur ngeli me barre?! Nga i ati i tij Hussein Obama, Kenyan me oriqjin.
Trump tha keshtu :– Sot jam shum krenar me veten time se e bera Presidentin te nxjerre certifikaten e tij …etj–dhe pastaj me vone Trump pyeti :–Pse nuk e nxori certifikaten kur ja kerkoi Hilary ne debatin e tyre …..
–Nga stafi i Hilari Clinton erdhi pergjigja qe :–Hilari kurre nuk ka kerkuar ndonjehre certifikaten e Obames …
Keshtu qe Trump genjen ne cdo gje , nisur nga egoja e tij e semure
Ne fakt — Donald Trump u diskretitua totalisht sepse ai vuri ne dyshim drejtesine e institucioneve te USA
dhe gazetaret thone qe ai duhet te kerkoje ndjese, por ne te njejten kohe e shofin ate si nje njeri jo serioz …
John King , gazetar i CNN, tani po e diskretiton Trump ne nje interviste direkte balle per balle duke i treguar certifikaten e lindjes dhe Trump nuk din ca te thote ……
Specialistet thone se kjo ishte nje levizje e republikaneve per te hequr legjitimitetin e Presidentit
Tani me daljen e certifikates ata bene autogol . dhe CNN po i diskretiton… se gazetaret thone qe ngaqe republikanet nuk e luftojne dot ne ide Obamen ,mundohen ta luftojne me gjera dytesore ..
E gjithe kjo ka filluar kur gjyshja e Obames ka thene ne nje documetar qe ka lindur ne Kenia , dhe me pas staffi i Obames e ka pergenjeshtruar. ndersa Trump ka filluar te dyshoje edhe qe Obama nuk eshte qualifilkuar ne Harvard Law School,,
Trump eshte vetem nje idiot i perkedhelur nga fati, qe e ka bere gjoja te zgjuar, e per me teper edhe raciste. Edhe nqs Obama ne te vertete nuk ka lindur ne USA, une do te thosha njeri me te pershtatshem, te kompletuar sdo kishte Amerika.