“E blemë se kredia ishte më e lirë se qeraja”, – tha mbrëmë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kandidati i PD për Tiranën, Lulzim Basha, kur u pyet lidhur me blerjen e një shtëpie në Holandë, e cila mbart shumë dyshime dhe deklarime kontradiktore e të pabesueshme nga palët.
Gjithsesi, nga kjo deklaratë kuptohet se Basha kishte nevojë të kursente. E kuptueshme. Por nëse i hedh një sy deklaratës së parë të pasurisë së Bashës, ku renditen nga vetë ai pasuritë e blera gjatë viteve 2002 dhe 2003, ka diçka që stonon shumë me këtë nevojë për kursim. Kredia është marrë në dhjetor 2001 dhe kush merr kredi, e di që dy vitet e para janë më të vështirët, sidomos për ata që kanë nevojë të kursejnë.
Por te deklarimet e Bashës, shohim se pikërisht këto muaj të parë menjëherë pas marrjes së kredisë janë mbushur me blerje pafund.
Deklarata e firmosur nga vetë Basha në tetor 2005 tregon se pasi merr një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për shtëpi në Hollandë, Basha shpenzon në Shqipëri rreth 400 mijë euro të tjera për të blerë tre apartamente: një në Durrës dhe dy të tjera në Tiranë.
Si një miliarder tipik, s’mund të mos blinte edhe piktura prej mijëra eurosh, servise porcelani, makina luksoze dhe unaza me diamante. Si është e mundur, për një kredimarrës nga nevoja?
Përfytyroni momentin kur sapo keni përfunduar shkollën e lartë me sakrifica të mëdha, e pas saj keni mundur të gjeni një punë të mirëpaguar në Kosovë, nga ato lloj punësh të paguara shtrenjtë nga ndërkombëtarët.
Po në ato kohë, përfytyroni momentin kur keni plotësuar një ëndërr që shumë njerëz të tjerë nuk arrijnë ta plotësojnë edhe pasi kanë jetuar gjysmën e jetës së tyre: keni marrë një kredi prej më shumë se 200 mijë eurosh, me një interes stabël prej 4.2 përqind!
Me atë kredi, keni mundur të blini edhe një shtëpi shumë të mirë në një qytet të rëndësishëm të Holandës, në Utrecht, atje ku kryqëzohen rrugët kryesore të ekonomisë dhe infrastrukturës së një prej shteteve më mirëqënien më të lartë në Europë.
Çfarë ndjeni?
Gëzim? Patjetër që po!
Çlirim? Sigurisht, sepse e keni blerë shtëpinë!
Shqetësim? “Ankth” do të përgjigjej një i ri i zakonshëm, i cili pavarësisht lumturisë për blerjen e shtëpisë ndoshta s’do ta zinte dot gjumi qetësisht teksa çdo natë do të mendonte se si do e shlyente borxhin prej qindra mijëra eurosh që banka më e madhe e Holandës, Post Bank, ia ka dhënë në një kohë kur po ndiheshin shenjat e parë të krizës botërore financiare…
Lulzim Basha gjeti një punë të mirë në Kosovë pasi u diplomua me sakrifica të mëdha në Holandë, siç deklaron vetë, shkoi pastaj para noterit, bleu një shtëpi në rrugën më të qetë të Utrecht-it, pasi kishte marrë një kredi prej mbi 200 mijë eurosh në bankën më rigozoze të Holandës? Mirëpo, çfarë bën ato dy tre vitet e para kur duhet të paguante shumat marramendëse për të shlyer kredinë?
Ble edhe tre shtëpi të tjetra. Një shtëpi në Tiranë me 205.000 dollarë (në vitin 2003). Një shtëpi tjetër në Durrës me 33 mijë euro (në vitin 2005). Po gjatë asaj kohe kur ishte duke larë kredinë në Hollandë, ble një tjetër apartament në Tiranë me 62 mijë dollar (në vitin 2002). Sa bëhen deri tani? Plot 267 mijë dollar si edhe 33 mijë euro! Pikërisht gjatë kohës kur duhet të shlyente edhe kredinë prej mbi 200 mijë dollarësh në Holandë!
Po tani si ndiheni, kur e vini veten në vendin e këtij njeriu “të diplomuar me sakrifica”, “fatlum për punën në Kosovë” dhe krejtësisht “transparent”? Po nuk mbaron me kaq: në vitin 2004, zotëria në fjalë, ble edhe një automjet Mercedes-Benz me çmimin 72 mijë euro.
Le të bëjmë tani llogarinë e plotë: Kërkon kredi në Hollandë dhe merr nga banka plot 199 726 euro. Kjo kredi, si edhe gjithë shpenzimet e tjera të sipërpërmendura arrijnë në shumën totale prej 304.726 euro + 267 000 dollarë. Me kursin e këmbimit në ato vite, përllogaritet që zoti Basha të ketë qarkulluar ne llogaritë e tij bankare të paktën 800 milion lekë! Kur sapo kishte përfunduar shkollën e lartë… dhe kur sapo kishte nisur të firmoste për herë të parë në bordero…
Mendoni se është vetëm kaq? Absolutisht jo! Një person që ble një makinë që kushton të paktën 100 milion lekë (72 mijë euro) sigurisht që do të blejë edhe objekte e sende të ndryshme luksi.
Në vitin 2003, Z. Basha bleu një pikturë që kushtonte 6.500 euro. Po atë vit bleu edhe një orë dore që kushtoi 5.200 euro. Një vit më parë kishte blerë një tjetër orë dore që kushtonte 4.500 euro. Në vitin 2003, zotëria bleu madje edhe një unazë me diamante që kushtoi 11.500 euro. Dhe për t’I vënë vulën, në vitin 2004, bleu edhe një servis porcelani që kushtoi plot 6.800 euro.
Le t’i bëjmë edhe njëherë llogaritë: 304.726 euro + 34500 euro të tjera me objekte luksi + 267 000 dollarë! Në total, nga viti 2001 deri në vitin 2005 kur edhe erdhi në politikë, ky person ka qarkulluar në llogaritë e tij bankare përafërisht 1 miliard lekë!
Comments are closed.
I befeshin mire edhe leket e rruges qe ka marre se ketij nuk do ti hyje ferr ne kembe mesa po e shoh shpresoj qe te jem gabim………..Vetem nqs jane bufa njerezit te mos shohin se çfare behet dhe kush po pretendon te marre votat e tyre. Eshte e kote te diskutohen te njejtat gjera ketu çdo dite, problemi eshte qe njerezit te bertasin atje qe ky dhe shoket e tij te qeverise te arrestohen te gjithe dhe te japin llogari per çdo gje per çdo katastrofe qe i kane sjelle atij vendi, natyrisht salihi eshte i pari ne liste egersira. Keta lloj personash duhen zhdukur komplet nga skena politike, nuk duhet as te merren fare ne intervista pasi te kene bere burgun. Po mbi te gjitha, mbi te gjitha, ngelet konfiskimi i pronave qe po u realizua mund te binde sadopak njerezit se shteti ligjor me ne fund u zgjua nga gjumi se vetem burgu nuk eshte gje, neser dalin nga burgu dhe vazhdojne jeten pa punuar fare.
keto leke jane leket qe ka vjedhur e shoqja e LUL-it, kur daja i saj kishte VEFEN! hajduteri dhe kusari ne kurriz te shqipetareve!
Leximi i artikujve te mesiperm me provon ate qe kane thene filosofe te ndryshem ne kuptimin qe : ” Gjeja me e veshtire eshte te njofesh vete-veten”. Thone qe brenda cdo qenje njerezore jane dy qenje ajo e mira dhe ajo e keqja ( qe gjermanet e quajne DERRI I KEQ ).
Deshira ime eshte qe une te jem sa njerezor dhe paqesor me njerezit e tjere, te pakten keshtu shpresoj, por sic duket une nuk e njof mire vehten time, se kur lexoj artikuj si i mesipermi ndryshoj, behem nervoz, djesitem, dua te zihem me dike dhe arrij deri aty ( e di qe eshte turp ta them ) sa te them : “Te kem ta vras kete njeri !!
Jam jashte shtetit qysh 20 vjet, kam pastruar WC, hamall, ndihmes elektricist, elektricist dhe qe nuk kame blere asnje apartament te vogel ne Tirane, dhe ai djaloshi ( ne se eshte e vertete cfare thone mediat ) :
Deklarata e firmosur nga vetë Basha në tetor 2005 tregon se pasi merr një kredi prej rreth 200 mijë eurosh për shtëpi në Hollandë, Basha shpenzon në Shqipëri rreth 400 mijë euro të tjera për të blerë tre apartamente: një në Durrës dhe dy të tjera në Tiranë.
Nuk mendoj se jam cmirezi, por kushedi edhe jam, nuk besoja qe ndonjehere do te doja te isha vrases. Nuk e di.
Aman re Lul domatja ma trego dhe mua kete formule si te blesh 3 shtepi me 1 kredi se kam 4 vjet maleve te Shqiperise, ne nje pune te mirepaguar si ti dikur dhe ende s’i kam mbledhur 40,000 Euro per nje shtepi ne Tirane.
vjerri ketij bashes ka qene lidhur me berishen dhe jane themelusit e firmes piramidale VEFA ..jam dakort me JANI ..mjafton te shikosh fytyren e ketij ne kete foto e kupton qe ky eshte imbecil.dhe nuk eshte i afte per asgje..telat i luan vjerri,gruaja,dhe saliu per kete…Sali ka ndihmuar te gjithe ata qe kishin te benin me firmat piramidale,pasi qene krijuar nga vete berisha me ndihmen e ca shqiptarve nga kosova dhe Ulqini ne USA si dhe nje grup kuksianesh me lidhje po ne kosove
Faleminderit per INFO
Trego o dordolec kush ti sponsorizoj studimet ne Hollande. Te gjithe e dine se nje plak zemermire te strehoi, te dha buke dhe leke te studioje, por ti i shpejtova vdekjen ne 2005 kur ai erdhi te te takonte dhe te te uronte per karrieren tende ne “Rogner”. Katunar o more burre,/ dhe me nderu shtate lekure,/ qytetare nuk behesh kurre. Ky je ti o cope mishi!