PS: ILDKP, jo serioze, Basha të përgjigjet për pasurinë dhe pasaportat

26 Prill 2011, 14:29Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e cilësoi si joserioze dhe me gabime përgjigjien e ILDKP-së në lidhje me deklarimin e ish-ministrit Bashës për shitjen e shtëpisë në Holandë.

“Ne e konsiderojmë faj, mungesën e veprimit ligjor nga ILDKP-ja për deklarimin e rremë të ministrit Basha lidhur me shitjen e një prej shtëpive të tij të shumta, të shumpërfolurës shtëpi në Holandë dhe shlyerjen e kredisë në shumën prej 199 726 euro me para që nuk ekzistonin ligjërisht në kohën e deklaruar të shlyerjes së saj. Ne po presim që ministri Basha të përgjigjet për këtë mashtrim, ndërkohë që presim nga ILDKP-ja veprim ligjor për këtë deklarim të rremë”,  deklaroi Braçe.

Ky i fundit ka kërkuar nga ana e Bashës që të përgjigjet ndërkohë për pasurinë dhe pasaportat e tij.

“Tri ditë më parë, ne i kërkuam Lulëzim Bashës, në cilësinë e ish-ministrit të Transportit, ish-ministrit të Jashtëm, ministrit të Brendshëm në detyrë atë ditë, një rrëfim të ndershëm lidhur me detyrime të tij që burojnë nga veprimet e tij dhe ligjet në fuqi!

Lulëzim Basha nuk përgjigjet! Ai nuk përgjigjet për pasurinë; ai nuk përgjigjet për identitetin e tij të shumfishtë. Përgjigja e një ish-ministri nuk është një çështje personale, por një detyrim që rrjedh nga ligjet në fuqi që rregullojnë marrëdhiet e një funksionari publik me pasurinë e interesat dhe marrëdhëniet e një funksionari publik me dokumentat zyrtare.
Mungesa e përgjigjeve prej tij po kompromenton rëndë institucione kushtetuese të përfshira nga Lulëzim Basha të përgjigjen për të”,  u shpreh deputeti i PS-së.

5 komente në “PS: ILDKP, jo serioze, Basha të përgjigjet për pasurinë dhe pasaportat”

  1. Spiro Cobo says:

    Basha nuk pergjigjet. E cfare te thote qe kam vjedhur, kam mashtruar? Ka vlere pergjigja e Bashes? Pergjigjen ne vend te Bashes do e japin tiranasit me 8 maj.

    1. Blue Sky says:

      Spo ju erdhi pergjigji nga noteri nga Hollanda zoterinj mashtruesa. Noteri ka marre persiper lapsusin. E ku jeni ju qe keto tre dit nxorret vetem vrer nga goja juaj per pasaporten amerikane te Zotit Basha?!!! Nje pyetje kisha per ju ushtare te nje njeriu me prejardhje cifute, A e dini se kryetari juaj ka qene Oficer i rezerve i Sigurimit te Shtetit, i cili ka spiunuar shoket e tij?!! E pra o te mjere por komunizmi nuk ka me vend ne kete vend…

      1. Epirioti says:

        Ku jeton ti mo qielli blu, Ne Alaske, se ne Shqiperi ka 20 vite qe nuk duket kërrkund qiell blu. Ka bo Sala fabrika çimentoje qe te te duket dielli edhe ne dreke sikur po perendon. Lene komunizmin, po s’ke c’te thuash tjeter, ose kerkoje te Sala se vetem komunista te shpifur ka pas vetes, ata lloj katunaresh qe e dinin se po te beheshin komunist do qendronin ketu ne Tirane, dhe nuk e kishin per turp te dilnin edhe deshmitare ne gjyqe politike si Sala.

  2. hysni dajaku says:

    nuk morren vesh nje here keta maskarenjte e PS-se,,i bien tjetrit me qaf kot se koti,,po lereni rehat ,se gjynah!,sikur kushedi ca ka bere,,atij ju nxi jeta duke bredhur sa nga njera Ministri ne tjetren,duke sakrifikuar si qen bir qeni nje here me leke e nje here me dyfek,e tani qe kerkon ti sherbeje popullit si kryetar Bashkie,mezallah se e lene te qete,,,po Notere ka qene ,si keta tanet!!cfar ndryshimi kan,,vete ti per te marr ndonje dokument,te pyet ai zoteria,,Si e ke emrin!,,Myfyt ,i thua ti,,ta shkruaj me I apo me E ne fund,,po beje si te duash i thau ti,,e mire te pergjigjet zyrtari,po ta beje Myfyti,,nga cili fshat je,te pyet Zyrtari!!,nga Zhapokiku i thua ti,,nga Zhapokiku apo nga Zhapokika,pyet zyrtari,,po shkruaje si te duash,i thua ti,,e keshtu ka ndodhur muhabeti edhe ne Holland,,ndaj e moret vesh apo jo o Komunista!!qe nuk ka vend me per ju ne kete vend,pervec Sali Berishes qe e drodhi i pari!

    1. Epirioti says:

      Ketij i thone dajak prej vertetit!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje