OSBE po injoron abuzimet në fushatë të kryeministrit Sali Berisha

26 Prill 2011, 12:19Politika TEMA

Agjencia e njohur Balkan Insight raporton se vëzhguesit e OSBE/ODIHR janë nën akuzë se po mbyllin njërin sy përballë abuzimeve që po bën kryeministri Sali Berisha në fushatën elektorale. Berisha po përdorin për qëllim politik aktivitetet publike. Pak më herët u raportua se ODIHR kishte ndryshuar raportin e tij të parë, duke hequr pjesën ku flitej për inaugurimet e Berishës në fushatë. ODIHR tha se ishte bërë një gabim, edhe pse nuk kuptohet ku është gabimi pasi Berisha po bën inaugurime dhe këtë e shohin të gjithë. Po ashtu kryeministri po përdor çdo aset për të fituar këto zgjedhje, duke kulmuar me amnistinë fiskale. Në fillim të fushatës, vëzhguesit e ODIHR deklaruan në mënyrë anonime se ishin nën presion nga diplomatët për të bërë një raport të zbutur, duke anashkaluar atë që shihnin realisht në këto zgjedhje. Sipas tyre, presioni po bëhej për të hartuar një raport të ëmbëlsuar për hir të stabilitetit në vend.

2 komente në “OSBE po injoron abuzimet në fushatë të kryeministrit Sali Berisha”

  1. zana19 says:

    Europa dhe amerika po e bejne te qrate se kane standarte te dyfishta, botes arabe ju thone, O burra ngrihuni dhe vendosni demokracine, ne na thone, qetesohuni, bashkebisedoni, gjithcka do veje mire, mos beni demonstrata, stabiliteti eshte kryesorja.

    Kjo te le te mendosh ate qe shume shkrues ketu e kane shprehur, bota perendimore nuk deshiron qe ne te jemi nje demokraci e mirefillte. Pyetja lind: Perse? Na duan per mish per egersirat fqinje qe i kane mprehur dhembet e fshetasi dhe haptazi po mudohen te xhvasin nga nje cope shqiperi e shqipetar cdo dite ?

  2. Epirioti says:

    Hiqi ato duar te zeza nga kryet a atyre femijeve o Satana. Pasi denigrove e masakrove moshen e trete, pasi u harxhove jeten brezit te mesem, pasi zhduke shpresat e rinise vitale shqiptare, tani kerkon viktima te reja, gjak te ri, material te ri ne axhenden tende makabre per te shkaterruar edhe te ardhmen e ketyre femijeve. Shpresoj dhe besoj ne zot si cdo shqiptar(jo ne fe), dhe e di shume mire se Zoti te ka rezervuar nje fat te cuditshem dhe surprize per ty, familjen, fisin dhe klanin e ngushte antishqiptar

Comments are closed.

Lini një Përgjigje