Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), ka reaguar pas publikimit në media të fakteve për pasurinë e Bashës, por edhe për pasaportat e tij. ILDKP ka sqaruar se blerja e apartamentit në Hollandë ka qenë e rregullt, por e ka bërë vlerësimin nisur vetëm nga pikëpamja e pagesës, pa sqaruar se përse Basha ka deklaruar shitjen e shtëpisë një vit përpara se ta bënte realitet atë. Po ashtu ILDKP nuk ka sqaruar se përse Basha ka përdorur një pasaportë amerikane për të blerë shtëpinë. “Në respekt të opinionit publik, ILDKP sqaron se nga shqyrtimi i materialeve që janë administruar nga ILDKP për vetëdeklarimet e z. Basha, rezulton se:
-në deklaratën “Para fillimit të detyrës”, të dorëzuar në ILDKP më 4.10.2005, subjekti ka deklaruar, ndër të tjera, “apartament në Utrecht, Hollandë, në vlerën 510.000 gulden hollandez (GNL)
Më datë 25.10.2005, Inspektorati i Lartë ka nisur procedurën e kontrollit të plotë për zyrtarin Lulzim Basha. Për të realizuar një hetim sa më të detajuar mbi interesat private të subjektit, një grup kontrolli kreu verifikime në Utrecht të Hollandës, ku është marrë informacion në Zyrën Kadastrale të këtij qyteti, si edhe pranë bankave “PostBank Amsterdam” dhe “ABN-ARMO” Utrecht Hollandë. Nga kontrata e shit-blerjes, administruar në ILDKP, rezulton se apartamenti është blerë në shumën 480.690 (GNL), e cila përbëhet nga 445.454 GNL plus 45.000 GNL, e cila është depozitë garanci për kredinë e marrë. Kjo e dhënë është sqaruar nga subjekti në proces-verbalin e mbajtur në ILDKP më 30.09.2006. Ndërsa diferenca prej 29.310 GNL (10.407 euro) është shuma e deklaruar nga subjekti si rentë për kredinë e apartamentit. Gjithashtu, nga të dhënat rezulton se burimi i blerjes së këtij apartamenti është një kredi e marrë në “PostBank”, në shumën 204.000 euro, e konvertuar me kursin e kohës rreth 480.000 GNL.
Pra, në raportin e kontrollit të plotë mbi deklarimin “para fillimit të detyrës”, të përfunduar më 04.12.2006, rezulton se vlera e blerjes së apartamentit është e saktë me vlerën e deklaruar nga subjekti, gjithsej 510.000 GNL,” thuhet në deklaratën e ILDKP.
Comments are closed.
Ju “gazetare” te ketij web-i keni mision te posacem qe te shpikni cdo lloj shpifjesh dhe nuk doni te pranoni te verteten dhe ajo qe thoni qe : “…(ILDKP), ka reaguar pas publikimit në media të fakteve për pasurinë e Bashës…” nuk duhet te thuhet FAKTEVE POR SHPIFJEVE QE JU I LOANCUAT SI FAKTE. Nejse ju pune te mbare por pallatet ne sheshin Skenderbej nuk do behen qe te fitonit ndonje hyrje pasi edvini ju le shenden ne 8 maj.
Gjithe-prezentja “Gellbaza Blu” dhe organet impotente te shtetit.
Pas 8 Majit, do ta shporrim malokun callmaduk. Do pastrojme dhe shtetin nga gellbazat e tjera.
Po pyesim ILDKP ky luli i sekrtarit per te blere shtepine ne hollande sigurushte ka lene kollarot ne hipoteke,per kredine qe thoni mori,ju skeni turpe,kusare te ndyre.Po si ore thoni mori kredi,ato para jane nga kredia e milionave te vjedhura ne rrugen e kombit.Inspektariati i kontrollit leshit, njerze te shtirur te neveritshem,kuklla te bindur te sekretarit,skeni turpe hajduter te ndyre,do te vije dita e drejtesise edhe per ju.
Po ca lodhesh me do soje langaraqesh. Kur te bie nje here e mire Gadafi, do shohesh si do lepihen e do strukin kokat keta.
Keta as nuk duhet ti nxjerresh fare ne televizor se nuk e meritojne te degjohen keto krijesa te pista pa dinjitet pa moral, pa pa…………………..keta jane legene te paturp qe kujtojne se duke folur broçkulla do te ngele diçka ne fund.
Ore po te kish pashaporte shqiptare ne 2001 Luli e ka shume te lehte te provoje SERINE E SHTATE NUMURAVE JANE re rregjistruara ne regjistrat e ministise te rendit ne ate kohe.Por ajo seri nuk egziton prandaj kapet pas fjalve.E di se po na mashtron,po kredine si e marren dy ekstra komunitare pa leje pune ne Hollande?