Bashkia e Tiranës prezanton programin për zhvillimin e kryeqytetit

25 Prill 2011, 13:17Politika TEMA

Bashkia e Tiranës ka paraqitur gjatë ditës së sotme projektin për zhvillimin e kryeqytetit, që ka të bëjë më së shumti me infrastrukturën, por edhe më punësimin, gjelbërimin, strehimin etj.

Nënkryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri dhe Drejtori i Përgjithshëm, Dritan Agolli kanë prezantuar bashkarisht programin, në të cilin ranë në sy projektet për Unazat në Tiranë, ku parashikohet që Unaza e vogël të jetë me gjatësi 2.5 km, Unaza e Ndërmjetme 4.5 km dhe Unaza e Madhe me gjatësi 20.2 km.
Bashkia premton se Unaza e Madhe nuk do të prekë Kopshtin Botanik, ndërsa ky u fundit parashikohet të kthehet në një Park Botanik.

Sipas Bashkisë, prioritet është shmangia e makinave nga qëndra dhe kalimi i tyre në Unaza, duke sjellë kështu lehtësim të trafikut në Tiranë.

Në program përfshihen dhe ndërtimi i 10 blloqeve të banimit, me qëllim përballimin e rritjes së popullsisë, që së shpejti synon të arrijë shifrën 1 milionë, por edhe mijëra vende pune për qytetarët e Tiranës.

2 komente në “Bashkia e Tiranës prezanton programin për zhvillimin e kryeqytetit”

  1. vinny says:

    Per 2 jave jane zgjedhjet e nuk dihet kush do fitoje, keshtu qe projekti eshte i pa vlere nese prezantohet nga Drejtori i pergjithshem i Bashkise!
    Ky projekt do te varet nga kryetari i ri si dhe nga keshilli kryebashkiak.

  2. Helmi Kuq says:

    Keni 11 vjet ne bashki tani u kujtuat per te paraqitur projektin per zhvillim??!!!!!!! Dmth eshte teper e qarte se perderisa deshet 11 vjet per ta hartuar kete projekt, per ta vene ne pune duhen nja 111 vjet.Bravo po ecni me ritme “galopante”…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje