Përgjigjet e munguara të Bashës dhe një propozim për të gjetur të vërtetën e pasaportës amerikane

25 Prill 2011, 12:19Politika TEMA

I nderuar Lulzim!
Kërkuam prej teje këto tri ditë një rrëfim të ndershëm, jo një tjetër gënjeshtër të aktruar. Çyryk-përgjigja jote e djeshme në tërësi dhe në detaje do ta marrë përgjigjen shumë shpejt. Ndërkohë po t’i përsërim pyetjet mbi dokumentat e botuar këto ditë, edhe njëherë në formë të përmbledhur, që të përqëndrohesh më mirë në përgjigjen e dytë:

Të pyetëm, Lulzim:
Përse në dokumentet e blerjes së shtëpisë në Holandë shuma e shkruar është 450 mijë Gulden, ndërsa në deklarimin e pasurisë është 510 mijë Gulden? Përse është e pambuluar shuma prej 60 mijë Gulden?
Ti nuk përgjigjesh!

Përse në dokumentet e shitjes së shtëpisë në Holandë është shënuar data 3 prill 2008, ndërkohë që po e njëjta shtëpi është deklaruar e shitur një vit më parë, pra në 2007?
Ti nuk përgjigjesh

Përse në deklarimin e pasurisë për vitin 2007 thuhet se është shlyer shuma prej 199 726 eu kredi e marrë për të blerë të njëjtën shtëpi, kur kjo shumë është arkëtuar vetëm një vit më pas, në prill 2008? Me çfarë parash është shlyer kredia? Ku i more këto para?
Ti nuk përgjigjesh

Përse prej vitit 2007 ke disponuar në cilësinë e ministrit 3 pasaporta diplomatike? Cili zyrtar tjetër i shtetit ka patur tre të tilla? Për çfarë i ke përdorur këto pasaporta?
Ti nuk përgjigjesh!

Tani të vijmë tek e vetmja përgjigje që dhe dje. Ajo për pasaportën e pazakontë amerikane që ke përdorur në kontratën e blerjes së shtëpisë holandeze në Utrecht në dhjetor 2001.

Ata të dy që sheh në foto në krye të kësaj kolone, janë Anetete van der Berg dhe Gerben Solleveld, e para reportere dhe i dyti foto-reporter në holandë. Sipas dokumentacionit që ata kanë paraqitur në investigimin e tyre mbi atë blerje, ti Lulzim del i pandershëm në përgjigjen tënde dhe prapë gënjen.

Nuk ka mundësi, nuk mund të ndodhë, që një noter të ketë përballë dy pasaporta të njëjta, në ngjyrë, në formë, në përmbajtje, pra shqiptare siç thua ti dhe njërën ta shquaje si amerikane dhe tjetrën si shqiptare. Nuk ndodh, në dokumente zyrtare të fitimit të pronësisë që noteri të bëjë lapsuse të tilla kaq të renda. Nëse ndodh, atëherë dokumenti humb tërësisht vlerën juridike sepse është mbështetur në të dhëna të pavërteta.

Në rastin më të keq do të thotë që ti o Luli ke fituar pronësi në Holandë mbështetur në mashtrim, në të dhëna të pavërteta. Në rastin edhe me të keq do të thotë që sistemi holandez e noterisë qënka i hapur përkundër mashtrimit me të dhënat zyrtare.

Të kemi besuar 3 herë poste ministri, tani kërkon të të besojmë Tiranën, dhe ti jurist me diplomë po na thua që s’je në gjendje as të kontrollosh një kontratë blerjeje nëse ta kanë shënuar apo jo saktë shtetësinë? Si u përsëritkan kështu vetëm tek ty tërë këto “gabime”?

Edhe këtë here ti nuk përballesh me përgjegjësitë që burojnë nga veprimet dhe vendimmarrja jote, siç në dy raste të tjera faji nuk ishte i yti por i Prokurorisë, Gjykatës, plumbit rikoshetë… Këtë herë faji qenka i një noteri dhe sistemit holandez.

Të jesh i ndershëm me qytetaret e vendit tënd është detyrim moral, kjo është e para! Të jesh i ndershëm me institucionet e vendit tënd është detyrim ligjor, kjo është e dyta! Vazhdojmë të presim përgjigjet dhe reagimin e ILDKP dhe Prokurorisë për deklarimet e rreme, blerjet e dyshimta, dhe gjithë të kaluarën tënde të errët.

Nëse ti nuk mundesh ti japësh këto përgjigje dhe meqë në spotin elektoral premton transmaprencë, kemi një propozim konkret:
Na jep një autorizim për të marrë dosjen tënde në Kadastër dhe Zyrën Noteriale në Holandë, dhe/ose për të hetuar fondet e tua në banka dhe/ose për të hetuar fondet e shkollimit dhe/ose për dosjen që kanë emrin tënd në institucione të Hollandës dhe veëanërisht në ato policore të Zvicrës. Pas këtij autorizimi, i japim bashkarisht publikut historinë e të kaluarës tënde. Si thua?

Redaksia e “Shekulli”-t

20 komente në “Përgjigjet e munguara të Bashës dhe një propozim për të gjetur të vërtetën e pasaportës amerikane”

  1. LORA says:

    Ne dokumentin e shitjes se shtepise ,ne 3 prill 2008-e,a figuron e njejata pasaporte si ne ate te blerjes
    ne 2001-in? Do ja vlente nje verifikim i numrit te saj apo te ndonjeres nga 3 pasaportat e tjera.

  2. Claus says:

    Prape genjen kur deklaron se ne dokumentin notarial eshte bere nje lapsus.
    Nuk e kuptoj qe nje jurist ben gabime aq trashanike, eshte teper naiv, eshte ne gjendje teper te mjere ne keto momente, eshte kapur gafil.
    Nje dokument notarial nuk mund te kete ne asnje rast lapsuse te tille. Perse e them kete?
    Noteri, para se te noterizoje dokumentet shikon se pari dokumentat origjinale dhe i fotokopjon ato.
    Perpara se te nxjerre nje akt noterial te lexon te gjitha te dhenat dhe te pyet nese ka ndonje gabim, ose te nis nje duplikate joorigjinale me kerkesen qe ta lexosh dhe nese gjen ndonje gabim te lajmerohet sa me shpejt per te bere korrigjimet e mundshme. Nese klienti i jep OK dokumentit atehere, noteri ben gati domkumentin origjinal qe mund ta marresh pas disa ditesh ne baze te caktimit te nje date. Para terheqjes se dokumentit te noterizuar te kerkohet edhe firmosja e nje dokumenti qe te dhenat e tua jane te sakta dhe shprehin vertetesine e tyre.
    Ne fund te jepet ne dore dokumenti notarial me vule dhe firme, dokument juridik qe nuk ka instance qe ta kundershtoje.
    Luli ka nje te mete qe nuk parashikon pas deklaretes, se tij se c`fare do te dali me pas, shenje naiviteti. Ka hyre thelle ne batak dhe nuk del dot me.
    Eshte penduar njemije here qe i hyri kesaj historie per tu bere kryebashkiak i Tiranes. Ashtu si u ngjit ne karriere, ashtu do te bjere, si ne renie te lire por ndoshta me ndonje frakture te kafkes.

    1. Rani says:

      Ky kujton se njerezit jane budallenj se vetem ai ka bere shkolle, i eshte bere fytyra sholle aq sa te deklaroje se noteri ka bere lapsus, se mos e ka ngateruar noterin hollandez me noteret e kurseve 6-mujoreshe te plepave te PD-se. Ne fakt po ta kapesh nuk ka gje tjeter se çfare te thote por po ndjek keshillat e kafshes qe i ka thene “fol se ktyne ça t’dush me ju thane e besojne se kshtu baj unee se do te folin tre dite per tye edhe kane me harrue mrapa” po Tuli i vogel nuk e di se tre diteshi ka dale boje dhe njerezit kane filluar te mendojne me shume se tre dite keto kohet e fundit.

  3. saranda2001 says:

    Po ju ndihmij me dy saktesime 1. Noteri duhet te kete bere fotokpje te dy pashaportave,kjo do te ishte shkelje flagrante neqofte se nuk jane ne dosen e bleries te shtepise.2. mund te gjendet tek banka qe i ka dhene morgicin sepse edhe atyre i detyron ligji te ruajn fotokopje te pashaportave.3.Po eshte pashaporte shqiptare mund te vertetohet nga numuri i serise.

    1. ben says:

      E forte kjo plako.

      1. plaku says:

        Duhet ta pranojme me keqardhje te madhe se ky person ( jo per faj te tij, por te shoqerise dhe fatit ) eshte perfaqesues i nje pjese te elektoratit shqiptar.

    2. Rani says:

      O Plaku e shikon se kisha te drejte une kur te thoja se jemi popull i trashe. Po per çiftin e atij nuk duhet te na vije keq po une mendoj se ka shume si puna e atij qe kane te drejten e “votes se lire” dhe na marrin ne qafe edhe neve te tjereve. Me duket se atje duhet bere nje test aftesie per te votuar, nqs nuk ke kapacitet minimale per te dalluar te miren nga e keqja injorantet nuk duhen lejuar te votojne.

      1. plaku says:

        I dashur Rani,
        Desha te te thosha keto gjera :
        – Ke plotesisht te drejte, duket hequr fjalen popull i trashe. Mendoj se nuk eshte faji i tij por i shoqerise dhe i fatit qe ai eshte i t……….
        – M.gj.s ne keto kushte ekonomike do votoje per Salen ( kuptohet qe kjo eshte e drejta e tij m.gj.s. mua me duket e tmerreshme).
        – Tani e kuptoj Salen per budallalleqet qe thote. Rezultatet e votave tregojne se Sala ka te drejte me genjeshtrat qe thote, ai e njef shume me mire se une elektoratin e tij dhe i ben ismet.
        – Kjo Video me beri shume pesimist per te ardhmen e vendit tone dhe eshte nje argument i forte per mendimin qe ke ti , me te drejte, per nje pjese te elektoratit shqiptar.
        – Kam mendimin se niveli intelektual i ketij forumi eshte shume me larte se niveli intelektural i ketij personit qe eshte ne video.
        – Ndoshta duhet te presim edhe shume vite qe niveli mesatar i elektoratiti tone ( nuk eshe faji i popullit ) te ritet shume me shume, qe te kemi demokraci te vertete. Demokracine qe enderojme ne, une edhe ti.
        – No komment, kjo video eshte nje argument ne favorin tend.

        1. hajduti says:

          O plaku shume e bukur kjo,,me mire keta tipa ti degdisesh andej nga greqia me jorgot e tjere ske cfare i do,,keta e kane mendjen vetem per idhuj per njerez te forte,,e ka infektuar enveri te gjithe shoqerine tone ,ne kena nevoje per njerez trima qe vrasin popullin se i themi ca burri ai,,ose per keta hajdutet qe vjedhin se i identifikojme si cuna te zgjuar qe sja qeni shkopin,,nuk po bej shaka por nqse me te vertet bisedon me ndonje moshatar ne shqiperi ata e identifikojne psh ate qe vjedh vota dhe fiton si pdh seme cune i zgjuar,,eshte keshtu apo jo,,

          1. plaku says:

            I dashur hajduti,
            Fatkeqesisht ke te drejte. Kam biseduar disa here me disa kosovare ( djem shume te mire ) te cilet habiteshin me faktin qe kur une thosha p.sh. ” kush ai , ai eshte bir kurrve, ai eshte kopil i madh, ai eshe kodosh, atij eshte per ti q…. ( me falni ) nonen etj. ” une i thosha fjalet e mesipermr ne kuptimin qe e lavderoja ate. Kam mendimin se pak gjuhe ne bote e kane kete veti, qe tjetrin ta lavderosh duke perdorur ne fakt fjale fyese.

  4. beso says:

    Nuk bejne noteret gafa kaq trashanike;nuk bejne as ne Shqiperi.Se po te ishte ashtu dhe mua do me delte ndonje pasaporte amerikane…Mua me behet qe Luli nuk eshte se i pelqente shume Saliut dhe ky e beri zevendes;duhet te jete e kunderta.Luli u ka pelqyer shume amerikaneve dhe ata i kane propozuar Saliut nje exit strategy;nje strategji daljeje nga skena e politikes pa shume dhimbje.Prandaj pasues i Saliut eshte Luli dhe sharra ketu ka ngelur ne gozhde.Persa i perket atyre dashamiresve te lirise amerikane dhe ligjeve te saj demokratike(jam dhe une ithtar)mendoj qe eshte tjeter gje te jesh nje spiun i atij sherbimit dhe tjeter te jesh nje dialogues i besueshem.Ne duam nje minister qe do vendin e tij;jo nje minister qe i sherben interesave te te huajve,qofshin ata dhe miqte tane.Se fundi,besoj se Lulinuk ka ç’te pergjigjet.ose le te vazhdoje me sqarimet e tij infantile;le te thoje qe klienti para tij ishte amerikan dhe noteriu ngaterroi fytyrat dhe amerikanin e beri shqiptar dhe anasjelltas.

    1. plaku says:

      I dashur beso,
      Lexoj gjithmone me endje argumentet e tua. Nuk e di ne se te kam thene se une kam mesuar shume gjera nga ty. P.sh. per problemin e homoseksualeve, une e kam “save” shkrimin tend.

      Plaku,me miredashje kujtoj qe “Feja eshte opium per popujt”e ka shkruar Marksi,por kjo ishte dhe me pare nje slogan i iluminizmit francez.Pederastia ne antikitet quhej dashuria greke;dreqi e mori qe greket e lashte(dhe Sokrati e kishte kete huq)ishin te mençur dhe mekatare.Romaket i meshonin virtytit(virtus eshte fjale latine)dhe skuqeshin nga keto huqe te grekeve.Une njoh ndonje gay dhe jane njerez te mire,por a eshte pederastia nje virtyt?Dy burra apo dy gra a formojne dot familje?Logjika ta do qe rregulli sjell nje burre dhe nje grua si krikues te familjes;pra rigjenerues.Rregulli i te kundertave eshte universal;Gog dhe Magog,Yin dhe Yiang,burre dhe grua,Zot dhe demone,drite dhe erresire…Natyrisht njeriu eshte i lire te zgjedhe,te doje,poir kjo nuk do te thote qe e ka drejt dhe eshte me te drejten.Nuk flasim se nuk duam te paragjykohemi si konservatore;keshtu ben dhe politika,qe diku premton tadicionin dhe diku zgjedhjen homoseksuale;bejne llogarine e votave.Shendet!

      I frymezuar nga shkrimi yt i mesiperm une shova ne Wikipedia de dhe mesova shume gjera per iluminizmin francez, dashurine greke, virtytin romak, regullin univeral te te kundertave.
      Kam mendimin se jam nje fansi i atyre qe shkruan ti. Te faleminderit.

      1. mendimi_im says:

        Un jam ne dakort me “beso” pjeserisht ose me mire me gjysmen e fundit.
        Kam nje pyetje qofte beso qofte per ty plaku,

        Beso tha “Rregulli i te kundertave eshte universal”…, pyetja ime eshte:
        -Kush i beri keto rregulla te kunderta universale, a ka mundesi qe nje perfeksion i tille te jete vetevetiu?

        1. beso says:

          mendimi_im se peri falenderoj plakun per ndonje broçkull qe shkruaj;te behesh me fansa eshte shenje popullariteti,qe s’me duket se e meritoj.Po kerkoj dhe une ne Wikipedia per ato qe kam thene,se besoj se do kuptoj me shume;Sokrati ka lene nje thenie te famshme dhe e kishte seriozisht.Mendimi_im,ate qe ka bere keto rregullan universale une nuk e kam pare;imagjino qe s’e kish pare as Anshtajni kur tha shprehjen e famshme:”Te shpresojme qe Zoti nuk luan me zare..”Por nejse,ketu jemi tek Luli qe ka nxjerre padashur nje pasaporte amerikane dhe te kandidosh me nje kandidat amerikan per Saliun qenka shume”must”.dmth maksimumi i kersherise.Une mendoj qe edhe Xhafes ne Durres ti jape nje pasaporte turke;e sheh qe kemi nje PD “shumekombeshe”?.Duhet pyetur vetem se ç’lloj valute perdorin,se leket shqiptare s’me duket tua levizin kodoshllekun.

        2. plaku says:

          i dashur mendimi-im,
          Mendoj se kjo pyetje eshte si dhe pyetja kush e beri ne fillim veza pulen apo pula vezen?
          Pyetja jote tregon se je njeri intelektual qe lexon shume, i zgjuar dhe me ment ne koke. Une e kuptoj ( mendoj se e kuptoj ) se ku do dalesh me pyetjen qe ben. Edhe une ja kam bere vetvehtes shume here kete pyetje dhe nuk kam gjetur zgjidhje, ndoshta mendja e njeriut do akoma kohe, qe duke patur fakte, ti japi pergjigje kesaj pyetje.
          Ne fund te fundit eshte nje pyetje shume inteligente.

      2. beso says:

        Flm plaku,po me mburr me shume se ç’duhet;je “moderatori”i vertete i ketij forumi.

  5. Helmi Kuq says:

    e dashur redaksi e Shekullit, tani po kuptoj se perse Ambasada Amerikane i nderpreu te gjitha maredhenit me ju pasi me te vertet qe shkrimet tuaja te acarojne pasi permbajne nje doze teper te larte te injorances ose me sakt te mashtrimit. Ju po vini ne diskutim drejtesine dhe noteret e Hollandes me kete shkrim pasi ai noteri nqs nuk do te kishte bere nje lapsur ju mendoni se nqs passaporta do ishte Amerikane ai nuk do e kishte vene re se ajo pasaporte kishte numra qe mungonin?!!!!!!! Po e marrim ne anen tjeter nqs passaporta na qenka e vertet amerikane, cfar kujtoni ju se nqs do ishte fallso ata qe e kane bere nuk e dinin se pasaportat amerikane kane 9 shifra?!!!!!! Pra te gjitha ato qe ju thate me lart ne artikull hudhen posht me dy pyetje teper te thjeshta. Nqs do ja kish dhene CIA sic pretendonit dje, me vjen keq por ketu eshte kulmi i injorances pasi te thuash qe ja ka dhene CIA dhe CIA nuk e dika qe passaportat amerikane kane 9 shifra?!!!!!!!!!!! Cfare pyetjesh ipokrite qe ndgrini?!!!

  6. nicolla disha says:

    Breaking News, Basha po mundohet qe genjeshtren ta montoje si te vertete.

  7. nicolla disha says:

    Ka disa Shqiptare qe deshirojne te votojne Berishen, por ky rreziku edhe ishte papune, edhe do te votoje per Salen. Ky Shqiptari qe tha se ka tre vota, tregoje se eshte jo i integruar me nje shoqeri moderne. Ka persona qe vuajne nga papunsia, nga skamia dhe duan Berishen pa e menduar se Berisha jua dhuroje farferine.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje