Dihet tashmë që kategoria, e cila ndodhet më nën presion gjatë zgjedhjeve, janë mësuesit. Në çdo raport ndërkombëtar përmendet presioni që u bëhet atyre për zgjedhje dhe për votën. Tani PD ka një propozim: Mësuesit të zëvendësojnë komisionerët që largohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hartojë një projekt-akt për të penguar largimin e komisionerëve nga qendrat e votimit më 8 maj. Ky institucion ka menduar të “rekrutojë” mësuesit si kontigjent rezervë që do të përdoren në rast se më 8 maj komisionerët do të largohen nga qendrat e votimit. “Ku do të gjenden njerëzit të cilët do të zënë vendet e atyre? Jo të gjitha vendet, por aq sa numri i domosdoshëm të sigurohet dhe Komisionit të mund të funksionojë. Në çdo skaj të vendit ka shkolla, zotërinj anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në çdo shkollë ka mësues. Nuk e dimë angazhimin e tyre. A janë të angazhuar me PD, me PS apo me Ballin apo me PBDNJ, etj, etj. Mendoj se ky është kontigjenti i vetëm, i domosdoshëm, me të gjitha mundësitë. Mbi bazën e një planifikimi apo një vendimi të hollësishëm që mund të merrni ju unë kam listën e të gjitha shkollave të Shqipërisë me numrin e mësuesve për çdo shkollë, çka përbën një kontigjent të shkëlqyer” tha anëtari i PD në komision, Njazi Kosovrasti.
Kryetari Arben Ristani e ka konsideruar fenomenin e largimit të komisionerëve nga detyra më 8 maj si krim duke paralajmëruar se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë me policinë e shtetit për të goditur ashpër këtë krim në kohën e duhur. “Ky krim duhet të marrë patjetër një goditje të shpejtë dhe të fortë. Për këtë ne mund të përpunojmë disa rregulla për komisionin e qendrës së votimit, i cili menjëherë në rast se konstatojmë këtë lloj krimi të bëjmë kallëzimin përkatës në polici dhe në organet e prokurorisë” tha Ristani.
Comments are closed.
Perse mund te largohen komisioneret???
1)……………………..
2)……………………………
3)………………………..
4)……………………..
A nuk eshte me e llogjikeshme qe PD te beje nje program masash per te penguar shkaqet qe mund te cojne ne largimin e komisionereve????
Komisioneret nuk jane njerez te papergjegjeshem qe rrezikojne te braktisin detyren pa nje shkak te forte!!!
Kur ben propozime te tilla si ky i mesipermi duket qarte qe me te interesuar jane qe kjo te ndodhe ,me qellim qe te vendosin njerezit e vet dhe te bejne sic kane bere gjithmone…
Do te thoja se ky “zell” ne parashikime te Kasandras i akuzon zoterinjte e PD-se dhe Opozita duhet te shqetesohet dhe te hape syte mire e te kuptoje se DICKA PO GATUHET NE ETHE…
Kryetari Arben Ristani,qe shkeli Ligjin ne Zgjedhjet e kaluara po na del tani si parandalues i “krimeve”
Mendoj qe strategjia e ketij lepiresi te Sali Berishes duhet DEMASKUAR ME FORCE!!!
Njazi,te shoh te trishtuar,
Harroje kohen e shkuar…
Mos vidh votat si pirat
Se “cecua”beri bicak!!!
Ne kohen e Enverit Njazi-mesusi Kosovrasti (SPIUNI me i pafytyr”kjo fytyr gjithe dite brithte me(motor-ciklet)Te lutem Gazeta “TemA” MJA ME KETO FYTYRA…
Me sa duket po behet gati vjedhje e papare votash,dhe per ti dale perpara behet te tilla propozime idiote.
Ne thelb mesuesit mund ta bejne kete pune shume me mire nga militantet injorante,por,me kete qeveri qe do ti kercenoje per buken e gojes te gjithe e dime si do te perfundoje.
N.q.s PS-ja lejon qe edhe tani ti vidhen votat le te shkrihet si parti.Kesaj radhe edhe me lufte le ti mbroje.
Ky eshte injorant ky Ristani, ça thote “ky krim” ore ky qenka debil fare mor vlla po si perdoret ky cilesues atje vend e pa vend, ky duhet pushuar ne vend vetem per broçkullat qe nxjerr nga bytha…………………ashtu nga goja desha te them, po si jane bere te gjithe si saliu eshte e pabesueshme, ai me duket se ju ka bere magji………………..