Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, ka denoncuar gjatë ditës së sotme përpjekjet për manipulime me listat zgjedhore në Kombinat, ku kandidon Luzhjana Abazi e LSI-së.
Tahiri tha se PS do të ngrejë një padi penale ndaj kësaj të fundit, pasi është përgjegjëse për përpjekjet për manipulime me listat.
“Familjarë të Luzhjanës, Monikës e të tjerë janë regjistruar si votues, kanë ardhur nga ana e anës për të prishur procesin zgjedhor. Kemi fakte se këta njerëz janë regjistruar në njësinë 6 me synimin për të prishur procesin, por ne i garantojmë se do i ndjekim hap pas hapi, duke i ndalur që të prishin procesin zgjedhor dhe nuk do t’i lejojmë këta mercenarë elektoralë të paraqiten ditën e votimit dhe të votojnë në mënyrë të paligjshme”.
Tahiri paraqiti para mediave dhe banorëve të zonës një listë me emrat e personave të regjistruar si votues në njësinë nr 6, por që nuk janë banorë aty.
Pas denoncimit të kësaj ngjarje në Kombinat nga Tahiri, nje simpatizant i Partisë Demokratike ka goditur një grua që ishte ne protestë, çka solli konflikt fizik mes militanteve. Më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, që jane ndeshur me kundërshtinë e këtij personi.
Pavarësisht kësaj, policia nuk e ka arrestuar agresorin.