Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Tomas Kantrimen, në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë, ka kërkuar shmangien e dhunës në fushatë. Ai ka kërkuar që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike
“Unë i kam ftuar ata, në koordinim të plotë me BE-në, thirrje këto të bëra edhe nga përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, të mbajnë zgjedhje të ndershme lokale. Kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë.
Kemi insistuar që të gjitha palët ta respektojnë Kushtetutën, të mbajnë zgjedhje të ndershme dhe paqësore dhe i kemi bërë thirrje popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të këtillë nga përfaqësuesit e tyre.
Zgjedhjet në Shqipëri, sikur edhe në çdo vend tjetër, nuk u takojnë një apo dy partive politike, ato u takojnë njerëzve.
Presim nga të dyja palët të zhvillojnë fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues. Nëse e arrijmë këtë, atëherë është periudha e paszgjedhjeve lokale në maj, në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive kryesore, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare.
Do të thosha se jam në të shumtën i kënaqur, por jo në tërësi me përgjigjet e partive kryesore në këto thirrje që u ka bërë komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Kantrimen për Radion Evropa e Lirë.
Comments are closed.
I nderuar z.Kantrimen !Nen drejtimin tuaj e nen vezhgimin e drejteperdrejte te ambasadorit te akredituar ne Shqiperi pa dyshim qe do te kete zgjedhje(zgjidhje)te lira te ndershme ,demokratike(demografike).Ju jeni per ne frymezimi me i madh per te marr pjese i gjithe si popull ne zgjedhje.Pa qene Ju e i dashuri ambasador ne sot nuk do te kishim mundesi as ajer te merrnim.Eshte merita Juaj qe ky popull po nderton demokracine e enderuar nen kercenime,hajduteri,vrasje politike e dhune te perditeshme.Jeni Ju pa eshte edhe qeveria demokratike Saliniane,eshte miku i madh i ketij vendi z.Ambasador pa te gjitha hallet e ketij populli jane zgjigjur nen vezhgimin e paanshmerine e eksperteve te cilet kane vene ne vend nderin e perbaltur te drejtesise.Jeni Ju pa te gjithe zyrtaret e larte te ketij shteti(kodosh) kane nga 4 pasaporta diplomatike.Ju prisni nga te dy palet te zhvillojne fushata te pa dhuneshme,e nuk thoni qe fushatat po behen te qeta demokratike,ambasadori yne i dashur sa s’na thote qe kjo qe po ndodh ketu ka ndodhur edhe ne Amerike,se edhe atje fushatat behen te dhuneshme,ka vjedhje vote,kercenime me arme e deri tek eleminimet fizike te kundershtareve.Rofshi Ju,pa te rrojme Ne.Pa Ju jeta jone nuk ka e nuk do te kishte kuptim.
Thomas katnari e mbylli ne raport me shqiptaret qekur bekoi djegjen e voteve ne breg te Erzenit.Tani le te bej,berr berr berr per nahijen e Arvizeve.
Ky thote si duhet te ndodh jo cfare po ndodh