Basha blen shtepi me pasaportë amerikane dhe mban 4 pasaporta shqiptare

23 Prill 2011, 10:18Politika TEMA
Basha blen shtepi me pasaportë amerikane dhe mban 4 pasaporta shqiptare

Veç dy deklarimeve të rreme të pasurisë, ka edhe pika të tjera që kërkojnë përgjigje nga zoti Basha në kontratën e blerjes së shtëpisë në Utrecht të Holandës.

Njëra prej tyre është veçanërisht kurioze të marrë një përgjigje publike. Siç shihet në faksimilen përbri, që është një dokument noterial i Kadastrës shtetërore të Holandës, në blerjen e shtëpisë, shtetasi Lulzim Basha, prezantohet në dhjetor 2001, me një dokument që ngjall habi. Kontrata noteriale thotë që shtetasi në fjalë, “mban pasaportë amerikane” dhe po aty jep numrin e këtij dokumenti.

Presim një përgjigje nga z. Basha për këtë dokument, ndërkohë që nga një hulumtim i Shekullit në regjistrin e hyrje-daljeve rekord të Bashës nga Shqipëria, vihet re një tjetër fenomen, që ka të bëjë sërish me pasaportat.

Z.Basha mund të jetë i vetmi zyrtar shqiptar që ka jo një, as dy, po tri pasaporta diplomatike dhe të tria janë të vlefshme brenda së njëjtës periudhë. Ai ka edhe një të katërt, madje, e cila është marrë gjithashtu pa mbaruar afati i posedueses, por kjo ëhstë tashmë e skaduar, kurse tri të tjera, janë të tria të vlefshme, madje dy prej tyre janë marrë në të njëjtin vit, i cili “çuditërisht” është viti i skandalit të hetimeve për zhdukjen e parave nga rruga Durrës-Kukës.

Numrat e këtyre pasaportave janë:
1 – D 0012560
2 – D 0001210 (kohëzgjatja 2007-2017)
3 – D 0001313 (kohëzgjatja 2007-2017)
4 – DC 0762158 (kohëzgjatja 2010-2020)

Pasaporta diplomatike me numër 0001210 dhe ajo me numër 0001313 janë të dyja me të njëjtin afat përdorimi nga viti 2007 në vitin 2017.

Pyetjet për Bashën kësaj here janë: Përse të janë dashur dy pasaporta diplomatike? Përse është marrë pasaporta e dytë në vitin 2007 kur ti sapo e kishe marrë një të tillë? A ka lidhje kjo me hetimet për paratë e zhdukura nga rruga Durrës-Kukës?

Gjysma e dytë e 2007-s përkon pikërisht me fazën e hetimeve ndaj Bashës për abuzimet e konstatuara nga KLSH dhe për të cilat prokuroria hetonte. Në fund të këtij viti, Bashës iu hoq edhe imuniteti. Është e qartë që nevojën për 2 pasaporta e kanë personat që planifikojnë të largohen, kur për shkak të hetimeve për krime, mund t’u bllokohet pasaporta dhe mundësia e lëvizjes jashtë vendit.

A është ky rasti juaj z. Basha? Nëse jo, përse ju duhej kjo pasaportë e dytë dhe si e keni nxjerrë atë?

Këto pyetje po i bashkëngjisim pyetjeve të djeshme, të cilave ende nuk ju jeni përgjigjur: Cili është reagimi juaj për mashtrimet në deklarimet tuaja të pasurisë për 2005 dhe 2007? Mashtrimet dëshmohen nga krahasimi i kontratave dhe dokumenteve të Kadastrës së shitje-blerjes së shtëpisë në Utrecht me deklaratat tuaja të pasurisë të nënshkruara nga vetë ju. Lexuesit tanë presin përgjigje.

 

7 komente në “Basha blen shtepi me pasaportë amerikane dhe mban 4 pasaporta shqiptare”

  1. estilen says:

    Prisni te japi pergjigje Luli per pashapoooortaaat…?Aq sa dha llogari per 220 milion Euro-t e rruges se hajnise dhe vrasjet e 21 janarit….!! O shqiptare dhe ju gazetare,hiqni nga vehtja sindromin e te berit hetues.Nuk ka nevoje as per pergjigje dhe as per hetuesi nga keta pushtetare shushnja.Keta politikan jane ”skanuar” dhe eshte percaktuar perfundimisht diagnoza.Jane te pa sherueshem ne zanatin e mashtrimit dhe te vjedhjes,prandaj ilaci per ta eshte….Tu ferkojme litarin pas qafes duke ju a shternguar pak e nga pak,deri sa gjuha t’u preki token.

  2. eddy says:

    DO MENDJE PER TU KUPTUAR PSE KA KATER PASAPORTA PO ESHTE SPIUNE I CIA AMERICANE E PERDORIN KUR DUAN I THONE IK NE KOSOVE SPIUNO SHKO NE SHQIPERI SPIUNO SPIUNEEEEEEEEEEE

  3. Claus says:

    Luli ka banuar shume afer Universitetit te Utrechtit, as 300 m nuk e ndante nga banesa, interesant eshte fakti se Universiteti ku ka studiuar kishte tarifa shume me te lira per shtetasit e BE ndersa per extrakomunitaret (sic mund te ishte Luli) kishte tarifa me te shtrenjta duke mos perfshire ketu sigurimin shendetsor qe pa ate nuk mund te pranohesh, i cili ishte edhe ai teper i larte, sa mund te them qe nje dite qendrimi ne spital e Holandes kushtonte rreth 1300 €.
    Pra sa me shume te kerkosh aq me shume gjen. Nga i ka gjetur keto te ardhura ky student?
    Ne kete mes mund te pyetet edhe i “vogli” Arvizu, se si duket gjerat na qenkan bukur te lidhura.

  4. LORA says:

    Qe ne nisje te “karrieres politike” te stimuluar,ky njeri (Basha) ma ka shpifur me servilizmin e hapur dhe performancen standartizuar (ishte shume larg sportivitetit te bashkemoshatareve te tij) e me llapaqenerine shterpe te tij.Kur lexova deklaraten e tij te pasurise ,sapo mori portofolin e ministrit, jam tmerruar nga pasuria qe deklaronte.Ishte evidente taktika e tij, ne fund te mandatit megjithe kusarite qe do te bente te dilte jek e jek,natyrisht per ata qe nuk u punon truri.Sidoqofte eshte qenie qe nuk njeh skrupuj,nje Uriah Heep,i vertete e tejet kombetarisht i demshem.

  5. Incorrupt says:

    Nje gangster modern me kostum dhe kollare. Ka aq pika te erreta ne jeten e tij qe perpiqet te mos i zbulohen. Po te kishte pakez namuz, do te jepte nje deklarate publike duke i u pergjigjur akuzave qe i behen. Por eshte vetem nje iluzion i kote i imi, nuk ka per te ndodhur sipas motos qe “koha i mbulon vetevetiu gjurmet”.

  6. dreamerdays says:

    le ti bejme nje skaner Lulit se kush e di mos del me ndonje procesor te instaluar ne koke. 4 pasaportat te kujtojne ato filmat amerikane me spiune…

    1. fule says:

      4 pasaporta madje dhe amerikane mund te kene dhe ato boset e droges ne Meksike, po nuk procesore ne koke

Comments are closed.

Lini një Përgjigje