Debati i plotë mes Ferdinand Xhaferrit dhe Vangjush Dakos para studentëve

22 Prill 2011, 20:33Politika TEMA

Dy kandidatët për qytetin bregdetar, Durrësin, u përballën dje në një debat, të organizuar nga universiteti i Durrësit. Lexoni më poshtë debatin e plotë mes tyre.

Ferdinand Xhaferri: Projekti im bazohet në tri shtyllat, turizmi, transporti, tregtia

 

Në një nga institucionet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit ne na jepet mundësia të shpalosim programet tona. Edhe për këto ditë që na kanë ngelur do të ishte mirë që rivali që unë kam këtu pranë të vinte me autobuz drejt universitetit dhe të shikonte problemet që ka kjo  linjë duke filluar që nga pastërtia, por edhe nga mënyra se si udhëtohet për të ardhur në universitet ku një pjesë e juaja do të japë mësim e një pjesë tjetër do të marrë dije. Unë e kam thënë që në fillim që jam këtu për të paraqitur programin tim dhe nuk jam në garë me kolegun tim për një arsye shumë të thjeshtë, sepse unë jam në këtë garë me besimin se shumë nga ato gjëra do të rregullojmë me përkushtim. Nuk kam thënë asnjë herë që në katër vite premtoj pishina, kinema e hapësira të gjelbra e shumë e shumë premtime të tjera bibliotekë e me radhë nuk e kam përmendur, se cdo kandidat mund të premtojë dhe shpesh herë nuk arrin t’i mbajë premtimet, por ama një e drejtë e madhe, që nuk ka të bëjë me z. Dako, por ka të bëjë me të drejtën e demokracisë në Shqipëri, kam të drejtë që jo si kandidat, por si qytetar i Durrësit ta përmend nga mëngjesi në darkë. Katër vite më parë zotëria në emër të demokracisë kërkoi votën për t’i shërbyer studentëve, për t’i shërbyer atyre që jetojnë më përkrahje sociale, për t’i shërbyer të papunëve, pensionistëve, për rrugë e për rrugica e në katër vite qytetarët durrsak nuk e panë më kryetarin, por panë bëtonierët e tij që nga lagja 17 e deri në periferi. Të gjitha ndërmarrjet publike, të gjitha firmat private që i është futur dora në xhep nga taksa e atij biznesi të vogël që rropatet nga mëngjesi deri në darkë për të fituar pesë lek dhe kryetari i bashkisë tenderat publik i ka cuar në beton për firmën e tij. Unë garën nuk e kam me këtë zotëri, unë garën e kam me qytetin. Ku do të shkojmë në katër vitet që vijnë, në mënyrë të padiskutueshme nuk mund të ndërtonim një program për të ardhmen e qytetit pa ditur ku është qyteti sot dhe Vangjushi tha me të drejtë duhet të flasim për vizionin, këtu more zotëri fillon vizioni, në katër vite duke u marrë me punët e tua ti krijove indiferentizmin qytetar, ku qytetarët durrsak, studentët panë një kryetar që merret me biznesin e tij dhe nuk shkon qytetari durrsak në bashki ku duhet të shkojë për të parë cfarë ndodh me shkollën, me gjelbërimin, me pastrimin dhe ky është prioriteti im i parë, studentëve dhe të gjithë qytetarëve ne do t’i kthejmë bashkinë, sepse bashkia është vendi ku qytetarët do të delegojnë kompetencat për të parë cfarë ndodh me qytetin e tyre. Qeveria shqiptare para një muaji mori vendim për të ngritur kampusin universitar, ju studentë dhe pedagogë e kuptoni se nuk ishte ky një vendim i ardhur nga lart-poshtë si dëshirë e kryeministrit, por ishte një vendim i ardhur nga poshte-lart, djersa dhe përkushtimi i këtyre pedagogëve bëri që universiteti t’u rriste në cilësi dhe sasi dhe në tre-katër vite arriti jo vetëm në 5000 studentë, por arriti të shkonte të jepte edhe doktoraturë në ekonomi. Ky presion i ardhur nga poshte për vlerat që përfaqëson universiteti detyroi qeverinë shqiptare që të aprovonte kampusin universitar për t’i dhenë të gjitha zhvillimet këtij universiteti. Do të ishte një gabim i rëndë të mendohej që universiteti hap vende pune, që është një qendër e dytë në qytet, që do të krijojë shërbime, por vlera më e madhe e këtij universiteti që unë e kam përcaktuar si pasuri e re për qytetin tonë qëndron në faktin që do të japë dije për të cilën ka shumë nevojë bashkia dhe i gjithë qyteti dhe në këtë konceptim do të jetë aleati jonë kryesor. Në tre mijë vite histori qyteti është zhvilluar në mënyrë lineare, për herë të parë në vitet që vijnë do të kemi rrjetin unazor të lëvizjeve, i cili do të krijojë mundësinë që të lirohet trafiku në qytet. Do të përbëhet nga tre segmente unazore, i pari nga degëzimi i currilave, kalon për në ish fabrikën e tullave e del në rrugën Aleksandër Goga. Mbasi të mbarojë kjo e unazë e parë, një unazë e dytë do të kalojë në drejtim të dyqanit të Dylit dhe më vonë një unazë e tretë do të kalojë aty ku është sot siaku. Duke cliruar trafikun në qytet ky rrjet unazor  dotë krijojë mundësinë që ne qendrën e qytetit ta vëmë në shërbim të turizmit kulturor. Po cfarë pasurish ka durrësi? Si ministër turizmi kam lëvizur në disa vende të evropës e nuk kam parë asnjë qytet që t’i ketë të vendosura kaq bukur amfiteatrin të ardhur nga lashtësia, i vendosur vetëm 200 m nga godina e bashkisë, 300 m më poshtë është muzeu arkeologjik, muret e torrës veneciane janë vetëm 300-400 m si nga amiteatri ashtu edhe nga godina e bashkisë dhe të gjitha këto së bashku qëndrojnë jo më larg se 500 m nga vija e ujit. Gjatë këtyre katër viteve si pasojë e arrogancës, prepotencës, dëshirës për t’u marrë me problemet e veta, padrejtësisht dhjetra vizitorë që vijnë përditë në portin e Durrësit, ne i kemi përzënë te Ura e Dajlanit, kur bota paguan miliona euro që ta gjejë turistin, ta sjellë turistin. Këta vizitorë duhet të zbresin patjetër aty përballë torrës veneciane dhe me projektin që kemi nisur, si ministër kulture si për hapjen e arenës në amfiteatrin e Durrësit ashtu dhe për rikonstruksionin e muzeut arkeologjik të qytetit, rrugët kryesore, por edhe rrugicat e harruara ne krijojmë mundësinë që këta vizitorë, shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë, shqiptar të Malit të Zi që kanë brenda tyre patriotizmin, t’i detyrojmë të shpenzojnë kohë në qytet dhe po shpenzuan kohë në qytet ata në mënyrë të padiskutueshme do të lënë dhe para në qytet. Projekt tjetër i rëndësishëm është hyrja tek stacioni i ri i trenit. Godinën e drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave do ta kthejmë në bibliotekë sepse qyteti ka ngelur që nga viti 46 me bibliotekën me 14 tavolina dhe aty ku është sot stacioni i pasagjerëve duke u spostuar dhe 300 m më para do të ndërtohet sot nyja interurbane, një investim prej 17 milionë eurosh që do të ketë drejtorinë e përgjithshme të hekurudhave, parkim nëntokësor, kinema, qendër rinore, por dhe një lidhje midis sheshit të tragete dhe stacionit të shërbimit urban. Qyteti që historikisht ka qenë i lidhur me detin, patjetër që do të ketë pishinat, një projekt prej 3 milionë e gjysëm euro që do të bëj bashkë parneritetin publik privat, do t’i japi qytetit dy pishina, njërën 50 m dhe tjetrën 25 m. përsa i përket zonës së plazhit në mënyrë të padiskutueshme nuk kemi mundësinë për të pasur një investim cilësor në plazh, por do të përmirësojmë cilësinë e shërbimit me idenë që plazhi të ruajë atë fluks turistik, sikurse duke e kthyer Bashkinë e Durrësit në kryeqendër të Shqipërisë për evente. Kemi arkeologjinë, kemi turizmin, duhet të shtojmë evente kulturore në qytet  që Durrësi të mos jetë shumë larg nga Tiirana në mentalitet, një qytet që edhe në kulmin e sezonit veror fle gjumë në orën 11 të darkës. Durrësi kryeqendër e eventeve, ne drejtim të Durrësit verior, rruga e Kallmit do të hapi mundësinë e zhvillimit të turizmit cilësor. Pra i gjithë projekti im bazohet në tri shtyllat që bien bashkë të shkuarën e të tashmen, turizmi, transporti, tregtia. Unë jam plotësisht i bindur që nëse këto shtylla, mbështeten në mënyrë që të mos pengojnë njëra-tjetrën, por ta nxisin njëra-tjetërn në mënyrë të padiskutueshme ky qytet bëhet një qytet më i mirë për të jetuar dhe punuar për të gjithë qytetarët e tij.

 

Vangush Dako:Durrësin e rrezikojnë projektet e Berishës për TEC e Fazllicit

Realisht doja të prezantoja vizionin tonë për katër vitet e ardhshme duke u nisur edhe nga një fakt që duke parë rivalin i cili mendon se është elita së bashku me të tjerët, por që në fakt bëri një propogandë se sa shpalosi një program unë do të thoja që  më duhet të vazhdoj edhe unë në këtë linjë. Në radhë të parë unë dua të falenderoj të gjithë ju që jeni qytetarë të Durrësit dhe të gjithë qytetarët e tjerë durrsakë që na ndjekin që për katër vite kemi bashkëpunuar në një mënyrë të shkelqyer. Kemi hapur dyert e bashkisë dhe kemi ndjerë emocione të papërsëritshme që shumë pak njerëz kanë fatin ti prekin ato. Për katër vite i kemi shërbyer Durrësit dhe cdo qytetar i Durrësit e ka ndjerë dorën e bashkisë o diku i është rregullluar cerdhja e fëmijës, o diku kopështi, o diku shkolla, o diku është mbjellë pema dhe të gjithë të tjerët kanë prekur infrastrukturën, sheshet, rrugët që ne po ndërtojmë për këto qytetarë. Unë jam këtu për tu thënë juve se pas katër vitesh qyteti i Durrësit është më i pastër, më i gjelbërt, më i ndricuar dhe më i pasur me jetë kulturore dhe artistike. Në qoftë se rivali kërkon të bëjë evente ka qenë ministër dhe nuk ka mundur të bëjë dot asnjë inisiativë eventesh. Ndërsa ne kemi katër evente ndërkombëtare që fillojnë që nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit, ai i dancit, Festivalin e dhomës të muzikës austriake dhe shumë e shumë e shumë evente të tjera që e kanë ngritur qytetin e Durrësit realisht në numrin një të eventeve kulturore. Kemi një teatër për të cilin kemi aq shumë saqë kemi kthyer emrin e dikurshëm të atij teatri dhe mjafton të shkoni dhe të shikoni sallat e tij. Ministri i Kulturës nuk bëri asgjë në këto dy vite për kulturën në Durrës. Flet për muzeun dhe amfiteatrin dhe në errësirë të plotë i ka ato. Ja kujtoj këtu para jush kur kam qenë i ftuar në datën 9 gusht të vitit të kaluar dhe në një aktivitet të kryetarit të Qarkut ftuam ambasadorin Lohan në një vizitë që ai i bëri qytetit të Durrësit, një vizitë e paralajmëruar nga kryetari i Qarkut që ti hapeshin dyert  për në teatër dhe në muzeun arkeologjik, por cfarë gjetëm në fakt atje? Gjetëm një ciceron që nuk dinte në fakt cfarë ishte amfitetari dhe ky ishte punonjësi juaj zoti Xhaferri. Por në fakt bëre një gjë të mirë pasi të tha kryetari i qarkut. Reflektove dhe e hoqe nga puna atë. Erdhëm te Muzeu dhe gjetëm po të njëjtën situatë se punonjësen e vjetër e kishe hequr atë që priste me dashuri qindra turistë. Por ke reflektuar se…(ndërhyn Xhaferri: vizioni i Lumes ka mbetur te Lumja), ..o zonjushë, unë të respektojë , kemi ardhur këtu  para studentëve dhe pedagogëve dhe duhet ti respektojmë ato dhe këtë mund ta bëjmë ne të parët pasi zhurmuesin mund ta bëjmë të gjithë…. dhe ti e di mirë që po ta futa unë zhurmuesin tim, problemi është se duhet ti tregojmë qytetarëve se cfarë kemi bërë për katër vite dhe cfarë do të bëjmë. Do të bëjmë shumë për këtë qytet dhe shumë më tepër se cfarë kemi bërë sepse kemi bazën e madhe që është eksperienca që kemi krijuar në këtë bashki me këtë administratë dhe këto bashkëpuntorë që kemi. Prej gjashtë vitesh zoti Xhaferri i premtoi durrsakëve se do të ndërtonte një park industrial dhe cfarë bëri në fakt, as një tullë dhe asnjë vend i ri pune. Nuk mund të hapen vende pune në një vend të pasigurtë, në një vend ku ky ish anëtar i qeverisë thotë se toka është njëherë e pronarit të vjetër dhe një herë e pronarit të ri, njëherë është e taksidarit dhe një herë është e policit, një herë është e rrugacit dhe një herë e gjobistit. Nuk mund të vijë investitor në një vend të pasigurtë dhe kjo qeveri që përfaqëson zoti Xhaferri e ka futur këtë vend  në këtë pasiguri që ka sjellë këtë situatë. Kam dalë këtu për të folur dhe e di se është më e rëndësishme për qytetarët qeverisja vendore dhe problemet sociale që duan zgjidhje dhe këto janë të lidhura sepse ne hapën zyrën e parë të barazisë gjinore për ti ardhur në ndihmë grave. Ne i premtuam qytetarëve që do të hapim dyert e bashkisë dhe i hapëm ato. Ne i premtuam qytetarëve që do të zbusim problemet e strehimit. 142 apartamente kemi  ndërtuar dhe dje kishim grantin për 200 të tjera që bëjnë 342 apartamente do të bëjmë për të zbutur strehimin, një problem i madh për Durrësin. Po për nënat me fëmijë ndërtuam dy cerdhe dhe do të ndërtojmë edhe tre të tilla, një në zonën e  Spitallës, një në zonën e Plazhit dhe një në zonën e Durrësit të Ri. Pra probelemet sociale i kemi prekur edhe për ato shtresa në nevojë. Por mbi të gjitha për atë kategori njerëzish të cilët jetojnë në  varfëri të plotë, për atë kategori që e gjetëm në 2007,  30 familje me ndihmë nga Bashkia e Durrësit. Sot janë 120 dhe në katër vite do të jetë  në 600. Kjo është ndihma jonë dhe natyrisht dhe vëmendja jonë për këtë kategori  njerëzish. Ne do të respektojmë të gjithë investitorët, por duke zbatuar mirë normat e mjedisit dhe duke  ndërtuar TeC dhe porte peshkimi që ndotin qytetin dhe nuk i japin asnjë  të mirë atij dhe 3D së tij. Unë jam katër P. partneritet, privat, publik dhe popullor dhe nuk jam 3D. ne kemi një vizion të qartë për qytetin. Unë e kuptoj mirë që qyteti ka nevojë për infrastrukturë dhe padyshim që i premtojmë qytetarëve që atë punë që kemi nisur nuk do ta ndalim më, se Durrësi nuk ndalet më. Me investimet tona, me infrastrukturën e përmirësuar që do të bëjmë në të gjitha zonat periferike të qytetit të Durrësit. Por ne kemi vizion më të madh, ne kemi vizion që të zhvillojmë qytetin jo vetëm në nivelet lokale, por në nivel kombëtar. Ne kemi vizionin e vijës së kaltër sepse kushdo kryetar bashkie do ta bëjë një rrugë, por kemi pas vizion që kemi mbjellë pemë, 400 pemë të reja sepse është një investim që sot bën një lek, mbas dhjetë vjetësh bën dhjetë lek, kemi investuar në gjelbërim 4 mijë pemë, 6 mijë premtojmë që do të bëjmë në katër vitet e ardhshme. Ne kemi projektin më të madh të qytetit atë që ju a thashë njëherë vijën e kaltër, do të ndërtojmë portin e madh turistik dhe këtu përballë universitetit do të ndërtojmë plazhin publik dhe në zonën e Kallmit do të ndërtojmë komplekse turistike të pa para ndonjëherë dhe me model ndryshe nga ai që është ndërtuar deri tani në Golem apo në shkëmbin e Kavajës. Jemi të qartë dhe të sigurt në këto investime, në këto projekte madhore në të cilat do të hapen mijëra vende pune, do të ngremë Durrësin në piedestalin e vet, në një qytet mesdhetar, në qytetin më të rëndësishëm që do të lidhi Adriatikun me Jonin. Jemi këtu për t’i thënë qytetarëve që vizioni ynë nuk është lokal, sepse ne nuk i shohim qytetarët të majtë e të djathtë, nga veriu apo nga jugu, ne jemi këtu se duam të shërbejmë dhe të punojmë me të gjitha mënyrat duke bashkëpunuar me qeveritë qendrore dhe qeveritë lokale, me të gjithë aktorët dhe faktorët kur vjen fjala për zhvillimin e qytetit. Dhe ky projekt i madh që ne kemi për qytetin e Durrësit është projekt i cili nuk mund të bëhet përt një vit, nuk mund të bëhet për një mandat të kryetarit të bashkisë, por për 10-15 vitet e ardhshme dhe brenda këtij projekti duhet të jetë qeveria qendrore dhe pushteti vendor në bashkëpunim të plotë për interesat e qytetarëve dhe jo sic ka ndodhur deri më sot, vetëm pengesa, pengesa që mbahen peng nga rivali im  që nuk lejon rrugën paralel me portin, që mbas tre muajsh mezi dha lejen e mjedisit për ndërtimin e galerisë së arteve. Ne do t’i japim fund këtyre praktikave të tilla sepse ne mendojmë për qytetarët dhe nuk ka njeri që t’i dali kundra qytetarit.

 

Debati mes Vangjush Dakos dhe Ferdinand Xhaferrit

 

Vangjush Dako: Fjala është flori, minutat i kemi të barabarta. Unë kam një propozim që edhe publiku të jetë më i qartë, meqë tani po e shikoja programin them që unë t’i bëj dy pyetje zotërisë dhe ai të përgjigjet e pastaj ai të më bëjë dy pyetje mua dhe unë të përgjigjem e të komentohen përgjigjet, nëse zotëria është dakort. Janë ca rregulla që duhet t’i vendosim me konsesus.

Xhaferri: po prit o burrë se ti gjithë gjërat me lekë i llogarit…

Dako: Po pse me çfarë t’i lidh. Pse ti ku jeton ti, në komunizëm jeton ti. Ti je komunist mor vëlla, ti jeton me mentalitet komunist. Ne jemi ketu te themi pa frikë se jemi në sistem kapitalist dhe nuk kemi frikë që kjo të sjellë dhe para. Pse ju  dhe këta që janë këtu nuk luftojnë për para. Pse vazhdoni të mashtroni përsëri mor burrë.. mashtroni qytetarët  se do të hani me lugë floriri. Dhe të lutem shumë si moderatore respektoj  rregullat pavar ësisht  se  pyetjet mi keni sjellë me

7 komente në “Debati i plotë mes Ferdinand Xhaferrit dhe Vangjush Dakos para studentëve”

  1. Epirioti says:

    Po qe s’lexova asgje nga ky shkrim, e jam i qete qe nuk pashe me shume budallalleqe se ato te cdo qyfyreje qe Xhaferri leshon anembane. Vetem nje gje me ben cudi. Ne bote kandidatet prezantohen me stafin e tyre, “mburren” me aftesite, shkollimet e pervojen e anetareve te stafeve respektive. Prezantojne projekse e koncepte per te cilat jane kompetent dhe te perllogaritura deri ne qindarka. Ketu te ne kemi ca gjeni te gjithanshem, qe do bejne gjithcka vet, qe dine gjithcka, qe do punojne tek pull neper bashkira dhe komuna(vetem roja te dera e jashtme). Nuk ka asnje dallim ndermjet nje kryetari bashkie, nje mitomani dhe nje idioti. Te tre mendojne se dine ti bejne te gjitha vet.

  2. Ndoc Sukaj says:

    Votoni z.Xhaferri pa asnje dyshim pasi ai eshte i vetmi Politikan qe mund te permiresoje cilesine e Diellit dhe mund te realizoje shume gjera te tjera te pa besueshme.Votoni per te jo vetem per ,,Cilesine e Diellit,,por dhe nese doni te ,,Udhetoni pa vize prapa Diellit,, udhetim gratis vetem me pasaporte Biometrike.

  3. raimondi says:

    Perfaqsuesi i PS se per Durresin qenka Jashtezakonisht INJORANT ——dhe me nivel qytetar teper te ulet

    Xhaferi megjithse ka bere gafa plot eshte shume here me larte se ai i PS-se .——– Si ka mundesi qe nje njeri i tille me nivel kaq qesharak te kete qene Kryetar i Bashkise se Durresit ?– A nuk gjen dot PS-ja ne Durres njerez tamam te pregatitur dhe me intelekt ?

    1. Epirioti says:

      Raimondo ke pak te drejte. Por as PS-ja e as PD-ja nuk kane njerez te hajrit brenda tyre.
      Ne vitet ’90 qe te beheshe politikan kishte vetem tri kritere
      a ) Te dish te vjedhesh
      b ) Te kurverosh
      c ) Te dish te mbash pijen(nga dreka dhe darkat pa fund)

      Kaq mjaftonin te ishe deputet, minister, funkionar shteti apo partie. Mirepo c’ndodhi me pas. Sala futi edhe nje kriter me shume
      d ) Te jesh antishqiptar

      Erdhi Nanua shtoi edhe ai nje kusht tjeter
      e ) Te tallesh bythen me popullin

      Erdhi Meta me kushtin e tij mitik
      f ) Te jesh te pakten 7 breza fshatar, katunar, malok

      Erdhiu prape Sala e i vuri vulen me kushtin e fundit
      g ) Te vrasesh per te vjedhur e per te bpasuruar Salen.

      Ndaj Raimond mos kerko si Diogjeni me qiri njerez te hajrit ne PS e PD e as ne ndonje parti tjeter, se pa kushtet e mesiperme nuk i le njeri te merren me politike.

  4. beso says:

    I lutem Ferdit qe kur te ktheje eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia mos tua premtoje durrsakeve per ta varrosur tek vila e Zogut,se do nxehen vlonjatet.

  5. VFLP says:

    Une e pashe zotin Dako ne emisionin Top Story. Pashe qe kishte bere goxha pune te mire ne Durres. Nje pyetje kam per zotin Xhaferri. I solli eshtrat e Qemal Stafes nga Italia? ?

  6. VFLP says:

    Ismail Qemalit, me falni per gabimin. ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje