Bordi presion mediave: Transmetoni videot e montuara të Bashës

22 Prill 2011, 16:36Politika TEMA

Bordi i Monitorimit të mediave për zgjedhjet ka bërë një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën kërkon që televizionet të pranojnë kaseta të montuara nga vetë kandidatët.

Sipas Bordit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një vendimi të posaçëm, duhet të detyrojë operatorët radio-televizivë që të ruajnë balancën mes kandidatëve për kryetarë bashkish apo komunash, veçanërisht në kryeqytet.

Ky propozim i paprecedentë bëhet për shkakun se fushata e kandidatit të mazhorancës për kryeqytetin, Lulzim Basha, nuk po transmetohet nga televizionet Top Channel, Vizion Plus dhe Ora News. Këto të fundit kanë marrë vendim që mos të transmetojnë video të montuara dhe për këtë arsye nuk i kanë transmetuar videot e Bashës.

Ky i fundit nuk ka lejuar që televizionet ta ndjekin nga afër fushatën e tij dhe u dërgon kaseta të montuara, të cilat televizionet e mësipërme nuk i transmetojnë, për shkak të vendimit që kanë marrë.

Propozimi i Bordit të Monitorimit është një shkekelje e rëndë e etikës së gazetarit dhe ky Bord duhet të ishte i fundit që duhej ta kërkonte një gjë të tillë. Për më tepër, kjo është edhe një shkelje e Kodit Zgjedhor.

Por, duke parë përbërjen e Bordit të Monitorimit, atëherë e kuptorn fare qartë përse është bërë ky propozim. Bordi përbëhet nga gazetarë të RD-së dhe 55-ës, të cilët duket se i ka irrituar fakti se përse mediat e mësipërme nuk transmetojnë videot e montuara të Bashës.

Anëtarët e bordit monitorues janë: Basir Çollaku, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit,

Klarita Bajraktari gazetare e “Rilindja Demokratike”,

Artur Bego zëvendës kryeredaktor i gazetës ”55?,

Rexhep Polisi, gjithashtu i gazetës “Rilindja Demokratike”.

Detyra e Bordit është të monitorojë mediat audioovizive për të siguruar një pasqyrim mediatik sa më të vërtetë, të ndershëm dhe të barabartë të fushatës zgjedhore.

 

5 komente në “Bordi presion mediave: Transmetoni videot e montuara të Bashës”

  1. LORA says:

    Bordi monitorues tyryry i dr.Tyryry-se kerkon tek Ristan Tyryry-ja tu imponoje mediave kasetat e montuara te fushates tyryry te Bash-kriminelit.

  2. Rani says:

    Si nuk ju vjen turp ketyre legeneve mor vlla, nuk e di une s’kam nerva te degjoj keshtu pislliqesh ndoshta po te me kishin thene mua mund t’ja u kisha thyer dhembet ketyre pederave, disa here kam komentuar te gazeta e injoranteve 55 asnjehere nuk i kane publikuar komentet e mia keta njerez te ulet qe eshte turp t’ju flasesh pa leje te diskutosh demokraci me keta ……………………..ncncncnccncn

  3. fule says:

    Ristani me Çollaket qenkan akoma miq te mire, me gjithe se ky i fundit e la gruan e vet (motren e Kreshnik Collakut) per nje me te re sigurisht. Vend i varfer, te gjithe per nje rroge luftojne

  4. brace1 says:

    Borde leshi me servila e spiuje te sekretarit byrose,turpe shek XXI vepron sekretari si ne kohen e tije qe ishte sekretare fanatike, per zbatimin e porosve te dulles.profesorit te tije.Ky borde monitorues eshte i perbere nga dhomi i shoqerise,sigurishte jane nga ata te bllokqenve.

  5. vinny says:

    Bordi i monitorimit te mediave nuk mund te behet nga pjestar mediash pasi ata nuk mund te jene te pavarur kur marrin vendime pro ose kundra mediave qe prezantojne e paguhen me qelim per te mbrojtur interesat e tyre.
    Per sa i perket refuzimit te kasetave te montuara ajo eshte mese e drejte pasi populli ka nevoje te shohe kandidatin e vertete Basha, dhe jo vetem ate qe Basha me stafin e tij vendos tu tregoje.
    Nese Basha qe ne fillim te fushates refuzon transparencen, ç’fare transparence mund te presim neser kur ti lihen çelsat e Tiranes ne dore!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje