Lushnjë, digjen flamujt e PD-së dhe LSI-së

22 Prill 2011, 10:46Politika TEMA

Fushata elektorale ka shënuar një tjetër incident gjatë ditës së sotme. Persona të paidentifikuar kanë djegur flamujt e PD-së dhe LSI-së në qytetin e Lushnjës.

Kjo ka ndodhur pranë zyrave të kandidatit të mazhorancës, Albert Sanxhaku, vetëm pak orë pasi LSI të hapte fushatën në këtë qytet.

Policia ka thënë se është duke hetuar për këtë ngjarje dhe për autorët e saj. Ky është incidenti i panumërt që ka ndodhur në këtë fushatë, e cila gjithmonë e më shumë po bëhet e acaruar.

12 komente në “Lushnjë, digjen flamujt e PD-së dhe LSI-së”

  1. LORA says:

    Hallall dora e lushnjareve qe kane vendosur te mbrojne qytetin e tyre e jo ta lene tua djegin,si ne 1997-en,aleanca bandite PD-LSI e KUSERIMIT DHE PUSHKATIMIT TE QYTETAREVE.

    1. Nabukodonosor says:

      Lora kam frike se keta plehrat ne pushtet i kane djegur vete per te thene -ja edhe ne na demtojne.
      Gjithsesi jam dakort me komentin tend PD-LSI jane aktualisht e keqja e madhe e ketij populli.

      1. eddy says:

        shume gabim kane bere kjo tregon mos rrespekt per kundershtarin dhe epa denje per nje vende qe pretendon te hyje ne familjen europiane per mua tregon primitivizemmmmmmmm

    2. VL says:

      Cfare injorante qe jeni juve. Kur te vije dita e votes shko dhe voto, ajo eshte arma me e mire, nuk ka nevoje per djegje. Secili ka mendimin e vit, ty po ste pelqeu, voto kundra, kaq muhabeti.

      1. Sofi says:

        VL, dakordoj. Kam pershtypjen se ata qe merren me djegje jane thjesht militant. Shumica e njerezve, pamvaresisht bindjes politike, s’kane as kohe as deshire te merren me kesi budalliqesh.

  2. MEMEDHETARI says:

    Po te kisha facebook do klikoja gishtin e madh poshte.
    Nuk e miratoj kete veprim.
    Ruajeni trimerine per te ruajtur voten!

  3. vinny says:

    Djegja nuk ka asnje lidhje me demokracine te cilen pretendojme se na mungon.
    Nese jane kundra PD e LSi-se le te tregojne kur votojne po skan pse te djegin e ushtrojne dhune.

    1. plaku says:

      I dashur vinny,
      Ke shume te drejte. Djegja e flamureve te kundershtarit nuk ka te beje fare me demokracine.
      Arma ligjore e demokracise eshte vota a lire.

  4. nicolla disha says:

    Ne demokraci ka shume opsione. Policia nuk ka te drejte te hetoje si ne kohen e Enverit.

  5. Falcon says:

    duhet te jene ata qe i futen preshin njerit nga atyre te PD..fundi cfare kane djegur, nje cope rrecke…PD eshte djegur nga kreu ne fund..eshte thjesht nje grupim kriminal dhe antishqiptar,jo parti

  6. Sofi says:

    S’ben djegia e flamujve, eshte cmenduri! Votuesit s’kane pse te hyjne ne lufte me njeri tjetrin tu djeg flamuj per hesap te politikaneve. Per kete e ke voten.

  7. rrapi-i-treshit says:

    kur bojne kta socialistat si gangsterra

Comments are closed.

Lini një Përgjigje