Presidenti amerikan ka urdhëruar përdorimin e avionëve pa pilot në Libi, për herë të parë që kur Amerika hoqi dorë nga kontrolli i operacionit të NATO-s. Është hera e parë që të tillë avionë, të njohur me emrin Predators, do përdoren për të sulmuar, edhe pse kanë fluturuar vazhdimisht në misione vëzhgimi.
Fillimisht këto avionë ishin përgatitur për të mbajtur kamera dhe sensorë, por më pas u pajisën dhe me raketa. Që nga viti 1995, këto avionë janë përdorur në Afganistan, Pakistan, Bosnje, Serbi, Irak, Jemen e tani në Libi.
Kjo foto është shkrepur më 21 korrik 1995 në Gjadër të Lezhës. Aty shihet një Predator që sapo ka bërë një xhiro mbi Jugosllavi. Ishte pikërisht koha kur këto avionë sapo kishin nisur të përdoreshin nga ushtria amerikane.
Comments are closed.
Kohet kan ndryshuar, atehere shkonin me avion amerikanet ne ish Jugosllavi, sa e mori vesh Sala kete pune beri rrugen, keshtu qe Obama ska pseu te dergoje avione pa pilote, se tani shkohet me makine po ti duhet te shkoje prape ne ish Jugossllavi.
Biles me makine pa pilote se aq shume e sigurte eshte bere ajo rruge..