Fushata e kandidatit “SALI”, Lulëzim Basha po bëhet me një tematikë premtimesh, që në fakt janë akt-akuzë e plotë dhe konkrete për shefin e tij Sali Berishën. Çdo premtim i kandidatit LULI, ka lidhje me një zullum, mashtrim dhe krim të bërë prej pushteteve të Sali Berishës, që prej vitit 1992, kur shqiptarëve iu premtua po prej SALIUT, se do të kishin jetën “parajsë”. Fushata e bërë prej kandidatit “LULI”, ngjason me një proces “gjyqi”, ku ai konfirmon gjithë mashtrimet dhe krimet që ka bërë SALIU mbi shqiptarët në sundimet e tij. Kjo ndodh sa herë që flet e premton LULI. Sot po ballafaqojmë 50 premtimet e kandidatit “LULI”, të cilat janë ndër 50 mashtrim-krimet e pushtetit “SALI”.
1. Sa herë flet LULI për mjediset e Tiranës, më kujtohen 700 mijë kioskat e Tiranës e të gjithë Shqipërisë, vendosur prej politikës “gërmadhë” të pushtetit “PD-SALI” në vitet 1992-2000 në, të cilat nuk lanë asnjë fije bari në kryeqytet e nëpër qytete.
2. Sa herë flet LULI për punësimin e 30 mijë personave në Tiranë, mendoj për 1 milion të papunët e krijuar prej pushtetit “SALI” në të gjithë vendin, krijuar prej politikave “zero” të ekonomisë.
3. Sa herë flet LULI për pensionet, mendoj për 580 mijë pensionistët, të cilëve pushteti “SALI” u premtoi dyfishim të tyre, por vazhdon t’u jap pensione lëmoshë, me të cilët nuk blejnë dot as sapun për të larë sytë.
4. Sa herë flet LULI për arsimin, mendoj për 30% të fëmijëve e të rinjve shqiptarë, të kthyer analfabetë prej politikave regresive e primitive arsimore të pushtetit “SALI”.
5. Sa herë flet LULI për pagat, mendoj mashtrimin e pushtetit “SALI” për dyfishimin dhe trefishimin e pagave, për kthimin e pagave ekzistuese si “letra me vlerë”.
6. Sa herë flet LULI për fëmijët, mendoj për 30 mijë fëmijët e punësuar e të shfrytëzuar si skllevër, për shkak të varfërisë ekstreme që pushteti “SALI” u ka ofruar në familjet e tyre.
7. Sa herë flet LULI për inteligjencën, mendoj për denigrimin e inteligjencës potenciale prej pushtetit “SALI”, duke detyruar 30% të saj, të largohet në emigracion ndërsa pjesa e mbetur të kthehet në shitës domatesh e bananesh, mbasi institucionet janë mbushur me “Intelektualët SALI”.
8. Sa herë flet LULI për varfërinë, mendoj pushtetin “SALI”, i cili ka “prodhuar” 2000 fëmijë që lypin në Tiranë, 118 mijë familje që i “ushqen” me lëmoshë sociale dhe 213 mijë familje, të cilave nuk u jep asnjë qindarkë ndihmë.
9. Sa herë flet LULI për fondet publike efiçente në shërbim të qytetarëve, më kujtohen 240 milion eurot taksa shqiptarësh, që ai ka zhvatur në tenderin fantazmë të rrugës Rrëshen-Kalimash.
10. Sa herë flet LULI për taksat vendore, më kujtohen 105 taksat që shqiptarët paguajnë për pushtetin “SALI”, më kujtohen gjobat private të stilit “kusari zyrtare” që bizneset paguajnë me detyrim në duart e njerëzve të pushtetit.
11. Sa herë flet LULI për barazi sociale, më kujtohen ministrat agallarë të pushtetit “SALI” që jetojnë në luks mbretërish, me llogari bankare, troje, vila, toka e biznese, të cilat janë siguruar duke zhvatur nëpërmjet pushtetit.
12. Sa herë flet LULI për investime e investitorë “prestigjiozë”, me kujtohen 220 koncensionet e hidrocentraleve të zhvatura prej klanit, ministrave e deputetëve të pushtetit “SALI”, më kujtohen koncensionet mafioze “RULI” të kromit e bakrit.
13. Sa herë flet LULI për transparencë dhe “duar të pastra”, më kujtohet Blloku-Çek i Ilir Metës, kryekusarit të pushtetit “SALI”, i kapur me zë e me figurë duke bërë pazare të pista me ryshfete, tendera e koncenisone biznesesh.
14. Sa herë flet LULI për votë të lirë e të garantuar, më kujtohet 26 Maji i vitit 1996 dhe 29 qershori 2009, kur pushteti “SALI” me dhunë, me pranga e me zjarr vodhi dhe zhduku votën e shqiptarëve.
15. Sa herë flet LULI për turizëm, më kujtohen tokat e banorëve të bregdetit të Vlorës e Durrësit, të falsifikuara e të grabitura me dhunë prej familjes dhe pushtetit “SALI” dhe bizneset kriminale të zhvilluara prej tyre.
16. Sa herë flet LULI për korrupsionin, më kujtohen dosjet e zeza ekonomike financiare të kusarive të ministrave të pushtetit “SALI”, të cilët me në krye kandidatin LULI, i janë shmangur drejtësisë.
17. Sa herë flet LULI për shtresat në nevojë, mendoj 6000 jetimët e moshës 1-16 vjeç dhe 23 grevistët invalidë para- e tetraplegjikë, të futur në grevë urie, sepse pushteti “SALI” po i mashtron, po i denigron e nuk u siguron as bukën thatë.
18. Sa herë flet LULI për vlerësimin ndaj nënave, mendoj për ato nëna, të cilave pushteti “SALI” u ka sakatuar, vrarë dhe zhdukur djemtë, mendoj për ato nëna, të cilat shesin gjakun dhe trupin për të ushqyer fëmijët nga varfëria ekstreme.
19. Sa herë flet LULI për shëndetësinë, kujtoj ata 60% banorë të zonave rurale, të cilët pushteti “SALI” i ka lënë pa shërbim mjekësor, mendoj ata mijëra qytetarë që paguajnë çdo shërbim e mjekim me lek në dorë. Më kujtohet ministri Petrit Vasili, i cili nuk pranoi shërbim në spitalet “SALI”.
20. Sa herë flet LULI për çmimet dhe tregun, kujtoj monopolet e kontrolluara prej klaneve dhe ministrave të pushtetit “SALI”, babëzia e të cilëve ka krijuar shkatërrimin social-ekonomik të familjeve shqiptare.
21. Sa herë flet LULI për taksistët, kujtoj qindra policët dhe zyrtarët e pushtetit “SALI”, të cilët punojnë “taksistë”, duke mos paguar asnjë detyrim fiskal në shtet, me pasojë falimentimin e taksistëve ligjorë.
22. Sa herë flet LULI për çlodhjen dhe argëtimin e banorëve, kujtoj kavalishencat njerëzve të pushtetit “SALI” nëpër plazhet luksoze të botës, të cilët prenotojnë dhoma e kabina edhe për qentë e macet.
23. Sa herë flet LULI për ndotjen e mjedisit, më kujtohen 130 mijë familjet shqiptare që jetojnë mes helmesh, me kujtohet nafta “VIRGIN” dhe tymi i gomave të djegura të ministrave të pushtetit “SALI”.
24. Sa herë flet LULI për faturat e energjisë elektrike, me kujtohet kusaria e madhe e faturave të pushtetit “SALI”, mendoj heshtjen ortake të qeverisë “SALI-ILIR” në vazhdim, ndaj vjedhjes që po bënë CEZ me fatura “fabrike” për familjet e thjeshta.
25. Sa herë flet LULI për ujin dhe kanalizimet, mendoj mjediset e mbushura me ujëra të zeza në Tiranë e në të gjithë vendin, të cilat nuk pastrohen nga mashtrimet dhe vjedhjet e investimeve prej pushtetit “SALI”, mendoj shqiptarët që kanë 23 orë mashtrime dhe 1 orë ujë në ditë.
26. Sa herë flet LULI për plehrat, mendoj vendim-pazarin e pushtetit “SALI” me mafien italiane të plehrave, për ta kthyer Tiranën e Shqipërinë në qendër mbetjesh dhe ndotjesh kancerogjene.
27. Sa herë flet LULI për strehimin e familjeve të reja, mendoj 65 mijë familjet në Tiranë dhe 220 mijë familjet në shkallë vendi, të cilat pushteti “SALI” ka 20 vjet që po i mashtron dhe u premton vetëm në prag votimesh.
28. Sa herë flet LULI për ushtarakët, mendoj pjesën e nderuar e profesionale të ushtarakëve shqiptarë, që pushteti “SALI” i hodhi në rrugë me pensione lëmoshë, që po i mashtron duke mos zbatuar ligjin.
29. Sa herë flet LULI për të ish-të përndjekurit politikë, mendoj për ata njerëz që pushteti “SALI” i mashtroi, i denigroi dhe i dhunoi, duke mos u dhënë dëmshpërblimin e viteve të burgut.
30. Sa herë flet LULI për luftën kundër trafiqeve, mendoj kontrabandën e armëve, municioneve e karburanteve të pushtetit “SALI”, i cili furnizoi edhe Milosheviçin edhe Gedafin, duke pasuruar mafien e pushtetit të tij.
31. Sa herë flet LULI për bujqësinë, mendoj 600 mijë fermerët e mashtruar prej pushtetit “SALI” për naftë pa akcizë me gjysëm çmimi dhe për kreditime afatgjata e me kushte lehtësuese.
32. Sa herë flet LULI për qytetin modern të Tiranës, me kujtohet shkatërrimi i Tiranës së kioskave, më kujtohet përmbytja e Shkodrës dhe Lezhës prej pushtetit “SALI”, me pasojë shkatërrimin e gjithçkaje, duke i mashtruar për dëmshpërblim.
33. Sa herë flet LULI për integrim europian, me kujtohet shkatërrimi i vitit 1997, kur pushteti “SALI” dogji Shqipërinë, duke e kthyer 100 vjet mbrapa ekonomikisht dhe si proces integrimi në BE.
34. Sa herë flet LULI për sistem bankar modern, me kujtohet politika monetare e bankare “SUDE”, instaluar në Shqipëri prej pushtetit “SALI”, duke zhvatur shqiptarët deri në qindarkën e fundit.
35. Sa herë flet LULI për mirëqenie të lartë, mendoj 35% të popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë, 42% të popullsisë që jeton në nivelin e varfërisë dhe klik-familjen e pushtetit “SALI” që jeton në luks “sheikësh”.
36. Sa herë flet LULI për drejtësi, mendoj Lulin, Mediun, Rulin dhe Berishën që nuk shkojnë përpara drejtësisë për krimet ekonomike e njerëzore që kanë kryer, duke u mbrojtur nga pushteti “SALI”.
37. Sa herë flet LULI për marrëdhëniet e hapura për “çdo qindarkë” investime, mendoj procedurat e fond-investimeve të bëra prej pushtetit “SALI”, të cilat organizohen në mënyrë klienteliste, mafioze e nuk publikohen.
38. Sa herë flet LULI për studentët, mendoj mashtrimet që u ka bërë pushteti “SALI” për kushtet e jetesës, të studimit, për bibilioteka, për argëtim, për luftën kundër korrupsionit në fakultete e për “Kartën e Studentit”.
39. Sa herë flet LULI për të moshuarit, mendoj 600 mijë të moshuarit, të cilët përveç varfërisë dhe pensionit lëmoshë, vuajnë çmimet e larta të ilaçeve e mungesat sociale, të premtuara, por të pa realizuara prej pushtetit “SALI”.
40. Sa herë flet LULI për mbrojtjen e konsumatorit, mendoj mallrat e skaduara që lejohen të futen në Shqipëri prej mafies ushqimore kancerogjene të komanduar pushtetit “SALI”, të cilat shiten në treg për popullatën.
41. Sa herë flet LULI për trafikimin e fëmijëve, mendoj 7500 fëmijët e trafikuar jashtë kufijve nën heshtjen e pushtetit “SALI” për skllevër, prostitucion e transplant organesh.
42. Sa herë flet LULI për varrezat publike, mendoj maskaradën e pushtetit “SALI”, që për çdo shqiptar që ndahet nga jeta, jep vetëm 9 mijë lekë pagesë funeral, aq sa kushton vetëm litari që ul arkivolin.
43. Sa herë flet LULI për shpronësimet për interesa publike, mendoj tarifën e pagesës prej 330 lekësh që jep pushteti “SALI” për 1 metër katrorë tokë, shpronësime këto që i bënë me dhunë e falsifikime hipotekash.
44. Sa herë flet LULI për romët, mendoj politikat raciste e denigruese të pushtetit “SALI” ndaj romëve, madje edhe duke u djegur vendbanimet e duke i përzënë prej tyre me dhunë nëpërmjet armëve të bandave të pushtetit.
45. Sa herë flet LULI për lumin “LANA”, kujtoj batërdinë urbane e higjenike që përjetoi LANA në vitet 1992-2000 nën sundimin e pushtetit “SALI”, duke u mbushur me mbeturina, ujëra të zeza e kioska.
46. Sa herë flet LULI për lëvizjen e lirë, mendoj mbi 10 mijë shqiptarët, që emigrimin dhe jetën në Perëndim e paguan me jetën e tyre në kufirin tokësor e në fund të Otrantos, për shkak të bllokimit integrues prej pushtetit “SALI”.
47. Sa herë flet LULI për çmimin e lartë të bukës, ujit, gazit, energjisë, karburanteve e ilaçeve, mendoj politikën monopoliste e abuzive të mafies së pushtetit “SALI”, i cili komandon këto çmime në treg për produktet jetike.
48. Sa herë flet LULI për kulturën, mendoj programin qeverisës pa asnjë fjale e pa asnjë prognozë për kulturën, kujtoj ministrin e pushtetit “SALI”, i cili na i “ktheu” prapë eshtrat e Ismail Qemalit, në Itali.
49. Sa herë flet LULI për sigurinë e jetës së qytetarit, më kujtohet Gërdeci, ku u vranë 26 njerëz, më kujtohet 21 janari, ku u vranë 4 demonstrues social ekonomik, më kujtohen bandat e rrugës, grabitjet e bankave, vjedhjet e banesave, vrasjet e rrëmbimet për grabitje që po ndodhin nën pushtetin “SALI”.
50. Sa herë flet LULI për “dashurinë për Tiranën e Shqipërinë”, më kujtohet “Esat Pashë Toptani”, i cili nuk mbeti i vetmi shitës dhe dhurues i trojeve shqiptare tek të huajt.
Comments are closed.
Te gjitha keto jane FAKTE, ndaj te cilave askush smundet te thote gje. Shkrim shume i mire
Eshte diçka pozitive qe premitimet e bera nga Basha te analizohen e te nxirren konluzione e nje pjese e madhe e tyre jane utopike dhe sherbejne vetem per te manipuluar popullin me qellin fitimin e shfrutezimin e votes per qellime qe nuk kane lidhje direkte me interesat e votuesit.
Nese qellimi i vertete eshte denoncimi nepermjet analizave te premtimeve, do te ishte ne interes te lexueseve qe e njeta gje te behej dhe me kandidatin Rama, pasi mundega se analizave te tilla cenon pa anshemirine e opinionit te gazetes Tema dhe ne menyre indirikte kredibilitetin e artikujve te saj ne lidhje me fushaten.
Dhe pse ato qe thuhen ne funksion me premtimet e kandidatit Basha jane te verteta, paraqitja e kandidatit Rama si nje program perfekt e nuk kritikohet ne asnje pike; nuk i sherben imformimit te drejte te lexueseve.
Pa anshmeria e opinioneve si dhe trajtimi me te njejtin rigorozitet i temave te zgjedhjeve kontribon ne rritjen e kredibilitetit te çdo media, te shkruara apo televizive.
o vinny po ca paanesie o vinny keto jane pro ps te terbuar
ore mos flisni keq per premtimet e lulit se 1 jave mbrapa do jene premtimet e edit. a e keni vene re? luli ben sot nje premtim 1 jave mbrapa edi ben te njejtin premtim. luli tramvaj edi mas 1 jave tramvaj luli ul taksat edi mas nje jave ul taksat. prandaj mos i dilni lulit sot kundra per premtimet se ato do jene neser premtimet e edit.
E ke gabim, ato premtime qe ben Luli, jane projektet te cilat Edi ka kohe qe i ka vene ne leter! Keto projekte i merr Poni i Bashkise dhe ja jep Lulit sikur jane te tijat. Luli nuk shquhet per ndonje gje, vec per vjedhje, vrasje dhe debilizem qesharak.
O Dori te ka ngel sahati or mik!
Edi Rama ka 3 vjet qe e ka gati planin rregullus per tiranen,por qe bashkimi i dhendrit Sali
me nusen Ilir(jana)nuk po e lene ta zbatojne ate plan,duke mos u mbledh as dhe nje
here keshillin bashkiak,ose edhe kur jane mbledhur kane votuar kundra buxhetit per tiranen
keshtu qe kur Rama bente planin para 3 vitesh,miku yt Luli vidhte parate e rruges qe kryeministri yt e quan si rruga e kombit!
Po me sa duket ti Dorjana kush e di ku e ha buken,dhe i sheh lajmet
ngaqe qenke shume mbrapa me informacionet,ose nuk te interesojne ato qe opozita ka bere ,dhe vazhdon te beje,Luli yt po del rrugeve te tiranes duke premtuar ato qe shefi i tij si beri dot
per keto vite qeverisje duke i bashkangjitur dhe tramvajin imagjinar te tij
AS TOPI NUK I LUAN KËTO TË VËRTETA QË SHKRUAN TI O KLEDIAN LULA.
HARRAM T’U JAPËSH VOTËN KËTYRE KUSARËVE TË SALI GEDDAF GËRDEC GËRDALLËS.
Ta pret mendja që gazeta Tema është zëdhënëse e PS-së, por ky blogu këtu, deri tani, kam vënë re se është i pacensuruar. Bujrum, ju që doni të krijoni balancën. Sillni ato argumenta pro Saliut, Ilirit apo Lulit. Sillni edhe kundër argumentat për Edi Ramën. Kështu, plotësoni ekuacionin me dy ndryshore. Autori i shkrimit në fjalë ka sjellë argumenta të pakundërshtueshme. Ju sillni tuajat dhe unë i painformuari, i lëkunduri i vë në peshore dhe shoh se kujt ia vlen t’ia jap votën. Problemi këtu më duket se ju jeni si ato tifozat e çmendur që shkojnë pas skuadrës së tyre të zemrës, edhe kur humbet, edhe kur shet ndeshjet.
Shume bukur ! Ky eshte Libri i Zi Autobiografik i Sales ne keto 20 vjet…..
Por ke haruar te shtosh shkaterrimin qe i beri Ushtrise dhe armatimit te rende te Shqieprise ndersa lufta po afrohej ne Kosove ,
duke e lene Shqiperine me pushke druri,, dhe duke hedhur ne ruge me mijera punonjes te ushtrise
Shkaterimin qe i beri Akademise Ushtarke Ajrore dhe Akademise Ushtarake Detare
—- Dhe mbi te gjitha Shkaterrimin Kriminal qe i beri AUTOQEFALISE se Kishes Ortodoxe te Nolit te madh , duke ua dhene Grekeve me Janullatosin ne krye
Po ti shtosh dhe keto , atehere krijohet e plote fytyra kriminale e Sales ndaj KOMBIT Shqiptar
Jetoj larg,po shikoja lajmet.Shume here po permendej fjala PS,geva,revolta,dhune etj.Padashje me pyeti djali 6 vjecare se cfare do te thote fjala PS.Une i thashe se eshte nje klase gjakpirese,ai u tremb shume por u gezua kure i thashe se eshte klas e permbysur.Rrofte Sali Berisha!