Momentet e fundit të fotografit më të njohur në botë para se të vritej nga mortajat e Gadafit (FOTO)

21 Prill 2011, 16:10Politika TEMA

Ai është shpallur katër herë fotografi më i mirë në botë dhe është nominuar edhe për çmimin OSCAR. Tim Hetherington ishte një nga profesionistët më të respektuar në botë. Por 41 vjeçar u vra në një sulm me mortaja nga trupat e Gadafit. Bashkë me të humbi jetën edhe gazetari amerikan Chris Hondros. Tani janë bërë publike fotot e momenteve të fundit të jetës së tij. Ai ndodhej në qytetin e Misratas, që është kthyer në një Stalingrad të Libisë. Tim po ndihmohej nga trupat rebele për tu ngjitur në një godinë pas të shtënave.


 

 

 

 

 

7 komente në “Momentet e fundit të fotografit më të njohur në botë para se të vritej nga mortajat e Gadafit (FOTO)”

  1. fule says:

    Turp per amerikanet qe sorollaten me 5 avione siper kokes se Gadafit. Nuk ka nevoje as per No Fly Zone. Vetem ti jepet mundesia Opozites te bleje armet per te cilat ka nevoje per tu mbrojtur. Nderkohe trafiku ilegal i armeve per Gadafin asnjehere nuk eshte nderprere.

    1. plaku says:

      I dashur fule,
      Me sa di une ( mund ta kem gabim ) amerikanet bombarduan jo me avjone por me raketa ( nuk ja di emrin ) nga aeroplanmbajteset e tyre, vetem javen e pare dhe pastaj pasi udheheqja e operacjoneve kaloi ne NATO ato nuk bombarduan dhe nuk bombardojne me.
      Francezet dhe anglezet kane problemin se nuk kane me shume bomba me komandim lazer. Amerikanet kane shume ne magazinat e tyre por problemi eshte se bombat amerikane me lazer nuk mund te perdoren per avjonet ushtarake franceze dhe britanike.
      Dje italjanet ( 10 persona ), anglezet (20 persona ) dhe francezet ( nuk e di sa persona ) do dergojne ne Libi prane rebeleve specialiste ushtarake. Ata do dergojne edhe arme ( Katari ka derguar tashme ).
      Problem per perendimin eshte se Ghadafi ne Misurata po perdor bomba te cilat shperthejne ne shume pjese te vogla dhe nuk lejohen te perdoren ne luften kunder civileve sipas vendimeve te ndryshme te Keshillit te Sigurimit te OKB. Pra sic e shef edhe ti perendimi ben nje loje jo shume te paster, sepse e gjithe bota e di se Ghadafi nuk prodhon arme. Kam mendimin se perendimi ja ka shitur gjithmone Ghadafit pjesen me te madhe te armeve ne menyre legale. Per vendet e fuqishme te perendimit gjeopolitika eshte me e rendesishme se humanizmi.

      1. fule says:

        E thashe per ilustrim si epitet, jo per fakt. Angazhimi eshte minimal. E di qe amerkanet kryesisht perdoren ato raketat nga nendeteset. Sa per armet, Katari kishte derguar disa uniforma dhe radio-lidhje. Po me mire se asgje, se komunikimi eshte problemi kryesor. Po sot degjova se kur identifikohen objektivat per goditje, duhen disa ore deri sa te merret vendimi ne komanden qendrore per goditje. Ne ditet e para kur Franca dhe USA kishin rolin kryesor, gjerat shkonin shume me mire

        1. plaku says:

          I dashur fule,
          Ke shume te drejte ne lidhje me vonesen midis kohes qe jepen koordinatat dhe bombardimit, edhe une e kam degjuar kete nga nje ish gjeneral i Ghadafit qe tani eshte me forcat e kundershtareve te tij.
          Te shpresojme qe te mos vriten shume njerez ta pafajshem.

      2. mendimi_im says:

        I nderuar plaku,
        duke u bazuar ne pohimin tend qe je ateist dua te te bej nje pyetje:
        Sipas teorise ateiste apo evolucioniste cdo gje qe eshte eshte rastesisht, edhe darwin ne librin e tij “origjina e llojeve” tregon se cdo lloj lufton per te mbijetuar dhe vret pa meshire sepse keshtu e kerkon ligji i mbijeteses…
        Tani vi tek pyetja ndaj teje:
        meqenese je ateist dhe nuk beson as ne Zot, pse ndien meshire ti ndaj nje lloji tjeter?
        pse hiqesh si humanist apo si person qe te vika keq???
        sipas teorise tende i bjen qe edhe ti vete vret te tjeret qofshin keta edhe prinderit e tu apo femijet e tu vetem dhe vetem qe vete te mbijetosh…
        sepse ky eshte ligji i “natyres” ju keni zot “natyren nene” dhe ligji i natyres nuk ka pse te keshilloj ne meshire apo humaniz apo dashuri etj…
        e kuptove ku e kam plaku???

        mu pergjigj te lutem sepse ti me hiqesh si me plaku dhe me i urti ?
        hajde ta marrsha me shruaj.

  2. 21Janari says:

    Eshtë mëkat humbja e jetës se këtyre dy fotoreporterëve shumë të njohur. Tim Hetherington me Hasselblad-in etij ka bredhur pothuajse gjithë Afrikën në luftë. Ndërsa Chris Hondros ka qenë edhe në Shqipëri gjatë periudhës se Luftës ne Kosovë.

  3. mic sokoli says:

    Ligji natyres eshte qe te mbijetoje me I forti dhe pasardhesite e vete. Ujku jeton ne tufe tregon dashuri per kelyshet e vet, dhe respekton luanin. Per sa kohe shkenca do kete te panjohura, njerezit do thone se prapa tyre eshte zoti. Humanizmi, keqardhja, apo meshira, jane ndjenja, te cilat nuk mungojne as te kafshet (p. sh. majmuni, delfini, etj). I dashur Plak, te me falesh per nderhyrjen por mendoj se kjo ishte vetem parathenia! Me duket se Mendimi Im po kerkon te besoj ne dicka konkrete si evolucioni e jo imagjinare sic eshte feja. Hajde me te mbare!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje