Kryepeshkopi i Kantërberit: Të pasurit duhen detyruar që të ndihmojnë të varfrit

21 Prill 2011, 15:59Politika TEMA

Kryepeshkopi i Kantërbërit në Angli, që zyrtarisht njihet si drejtuesi i kishës anglikane, ka sugjeruar sot që të pasurit dhe njerëzit e fuqishëm duhen detyruar me ligj që të kalojnë ca kohë çdo vit duke ndihmuar të varfrit dhe njerëzit në nevojë.

Rouan Uilliams tha se një rikthim në traditën mesjetare kur monarkët në mënyrë rituale u lanin këmbët të varfërve do të shërbente për t’u kujtuar politikanëve dhe bankierëve se cili është qëllimi i pasurisë dhe pushtetit.

Ai tha se nuk ka asnjë problem që të bëhet një ligj që u kërkon politikanëve dhe pasanikëve të pastrojnë banjot e azileve, ose të shërbejnë në ndonjë jetimore disa orë gjatë vitit. Megjithatë ai pranoi se një gjë e tillë është një fantazi e bukur.

7 komente në “Kryepeshkopi i Kantërberit: Të pasurit duhen detyruar që të ndihmojnë të varfrit”

  1. MEMEDHETARI says:

    Fjale,imzot,fjale…

    1. plaku says:

      i dashur memedhetari,
      Une faktikisht ( ashtu si gjithe brezi im ) jam edukuar me force me teorine e marksisem-leninizmit, sipas te cikes feja eshte opium per popullin.
      Para reth 20 vjetesh une isha ne Verona ( Itali ) pa dokumenta dhe di te te them se kur kisha uri dhe etje shkoja ne nje kishe dhe atje me jepnin gjithmone buke dhe uje. Kisha me gejti pune dhe nje vend per te fjetur. Une ne fakt duhet te isha musliman dhe ata nuk me pyeten asnjehere se cfare feje kisha. Une isha per ta thjesht NJERI.
      Tani nuk jetoj me ne Itali, kam familje jashte shtetit dhe nuk do harroj kurre ndihmen dhe trajtimin me dinjitet, qe kisha ne Verona, me beri kur kisha nevoje.
      M.gj. kete une edhe tani nuk besoj ne fe. Kjo gje nuk do largoje, deri sa te vdes, mirenjohjen time per kete kishe ne Verona.

  2. mendimi_im says:

    Nese njerzit nuk edukohen me konceptimin e meshires dhe ndihmes por marrin rruget e ateizmit atehere nuk ka rob te mund te urdheroje te pasurit te japin para ne nidhme te te varferve…Kjo pune nuk behet me dhune, fillimisht duhet qe njerzit ta kene te kultivuar dhe ta ndiejne nga zemra dhembshurine dhe dashurine per te ndihmuar dhe jo roberuar te tjeret.

    Por kur kemi te ashtuquajtur humaniste fallco si plaku ateiste dhe shoket e tij te cilet thojne qe feja eshte opium atehere normal qe te pasurit ateiste nuk do te kene meshire dhe ndjene per te ndihmuar askendin perkundrazi do te skllaverojn sa te munden deri ne palce…

    1. plaku says:

      I dashur mendimi-im,
      Jam dakord me ato qe shkruan, vetem se kisha keto mendime :
      – Une nuk jam aspak dakord me thenien se feja eshte opium per popullin. Une e thashe kete shprehje me siper, ne kuptimin se brezi im u edukua me FORCE ne ideologjine marksiste leniniste, qe thoshte se feja eshte opium per popullin.
      – Ke te drejte kur thua se nuk behet me dhune ndihma qe te pasurit duhet tju japin te varferve.
      – Une nuk jam me marksin sepse marksizmi si teori eshte e bukur por menyra se si ai u vu ne praktike, tregoi se kishte shume te meta. Une mendoj se marksismi dhe kapitalizmi kane te mirat dhe te keqiat e veta. Prandaj sipas meje duhet zgjedhur e keqja me e vogel, pra kapitalizmi. Mendoj se njerezimi ne te ardhmen do jete ne gjendje te gjej nje sistem shoqeror me te mire se kapitalizmi ( ne asnje menyre marksizmin ).
      – M.q.s. jemi ne demokraci d.m.th. qe secili ka te drejten e tij te besoje ose mos besoje ne fe.
      – Une me siper tregova nje histori te vertete nga jeta ime dhe ne fund thashe : “Kjo gje nuk do largoje, deri sa te vdes, mirenjohjen time per kete kishe ne Verona.
      – Nga nje studim i bere ne vitin 2010 doli se : Ne bote jane 2,32% ateiste, 33,32% te fese kristiane ( nga te cilet 16,99 % te kishes katolike-romake ) dhe 21,01 % myslimane.

  3. nicolla disha says:

    Por kjo do te thote mohim te demokracise ndaj te pasurve. Jam kunder deklaratave mesjetare.

    1. mendimi_im says:

      ti nicolla nuk ke je me askendin ?
      ti as me papen as me hoxhen :))
      nese vete Bibla, apo Zoti ne Bible urdherohen te jepet lemoshe dhe te nidihmohen te varferit kjo ska te beje me deklarata mesjetare por me humanizem dhe mbi te gjitha me urdhera hyjnore.
      Ti nicolle me ke je me marksin si plaku?
      Kot nuk them un qe ju nuk jeni as te krishtere as muslimane as cifute as budiste, ju jeni pagane qe pagane dmth atesite, pra ne nje menyre tjter komunist ?

  4. nicolla disha says:

    Per mendimi_im, Bibla nuk thote qe te perdoret force impunese ndaj te pasurve. Kush ka deshire lete ndihmoje te farferit. Une e dije qe ektremistat myslimane e kane derformuar kuranin, duke vetshpallur fjale ekstremiste. Por bibla nuk derformohet nga mendimi_im.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje