Ja çfarë parashikon amnistia fiskale pa firmë e vulë e Berishës

21 Prill 2011, 20:07Politika TEMA

Edhe pse Berisha i vë shumë emra kësaj falje, njëherë tha se ua bënte dhuratë shqiptarëve për 20 vjetorin e rrëzimit të regjimit, sot tha se po ua bën dhuratë për pashkë, kjo amnisti fiskale është vetëm një lëvizje elektorale, që pritet të përfundojë si ato rrugë të hapura për punime elektorale. Një nga dy draftet ka mbërritur në Kuvend pa firmë e vulë, por kjo nuk ka rëndësi. Opozita ka thënë se ky është një projekt elektoral, kurse Berisha tha se opozita është marrë peng. Seancën e ka ndjekur ambasadori amerikan, kurse përmbajtjen e draftit e ka prezantuar ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka thënë se nuk do ketë një amnisti tjetër. Dhe e ka theksuar këtë gjë.

Më poshtë është ajo çfarë parasheh kjo amnisti.

 

•    Te gjithe ata qytetare qe kane shuma monetare dhe duan ti legalizojne, mund ta bejne kete dhe ti fusin ne banke. Tarifa qe paguajne per kete eshte sa 3% e shumes. Kjo tarife eshte shume me e vogel se interesi ne leke qe japin bankat per depozitimin e shumave. Keto interesa ne varesi te bankes ku depozitohen shumat ne te holla, variojne nga 6.5 – 7.5%.

•    Te gjithe qytaret qe kane blere pasuri te paluajtshme, toka apo apartamente, dhe qe per shkak te ndryshimit te shpejte dhe shume te madh te tregut te pasurive te paluajtshme vitet e fundit, do te paguanin nje tatim te madh mbi shitjen e pasurise se paluajtshme, mund te bejne rivleresimin e pasurise se tyre me vlere tregu. Tarifa per kete rivleresim eshte 1%. Pra nese nje apartament i blere ne vitin 2002, kushtonte 30 mije USD dhe nese shitet sot kushton 100,000 Euro, ka nje diference ne vlere prej rreth 100,000 USD, cla do te bente qe tatimi ne masen 10% te ishte 10,000 USD. Duke bere vleresimin qytatari do te paguaje vetem 1,000 USD. Kjo behet per te rivendosur ne vend barazine sociale qe solli deformimi i tregut te pasurise se paluajtshme vitet e fundit.

•    Te gjitha taksat dhe tatimet e qytetareve te papaguara deri ne fund te vitit 2010 falen. Ketu perfshihen dhe taksat e papaguara per makinat si dhe gjobat e makinave.

•    Detyrimet per pagimin e detyrimeve doganore per makinat e importuara deri ne fund te vitit 2010, u falen gjobat dhe interesat, nese paguhet 50% e principalit te detyrimit.

•    Energjine elektrike per shtresat ne nevoje deri ne fund te 2006.

•    Ujin e pijshëm për familjaret deri ne momentin e transferimit te aksioneve tek pushteti vendor, por jo me vone se 2010.

•    Te gjithe ata qytetare qe jane te regjistruar dhe si biznes i vogel dhe qe deklarojne shuma monetare ne baze te ketij ligji, do te konsiderohen se i kane paguar te gjithe detyrimet tatimore konform ligjit, deri me 31 Dhjetor 2010. Tarifa e ketij legalizimi eshte sa ajo e qytetareve, pra 3 %.

•    Te gjitha taksat dhe tatimet e biznesit te vogel, te papaguara deri ne fund te vitit 2010, falen.

•    Te gjithe te vetpunesuarve, u falen sigurimet shoqerore dhe shendetesore dhe gjobat e kamate vonesat e papaguara deri me 31 Dhjetor 2008. U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nese paguajne detyrimin e tyre per sigurime per vitin 2011. Kjo kategori nese deshiron te paguaje detyrimet per kontributet, u falen gjobat dhe kamate vonesat per te gjithe periudhen e kaluar.

•    Personave fizike, biznes i vogel, u falen gjobat dhe kamate vonesat per te punesuarit e tyre, deri me 31 Dhjetor 2010.

•    Biznesit te vogel i cili eshte pajisur me kase fiskale deri me 28 Shkurt 2011, u falen gjobat e marre per mosvendosjen e ketyre pajisjeve.

•    Te gjithë kompanitë shqiptare që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri pajisje me vlerë poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivleresimin e tyre duke i pasqyruar ne bilancin e vitit 2011. Tarifa per pasurite e paluajtshme eshte 3% e differences qe rrjedh nga rivleresimi dhe 5% per makineri e pajisje.

•    Biznesit u falet gjithashtu borxhi tatimor e doganor deri me 31 Dhjetor 2008. Për 2009, nëse paguajnë 30% te principalit u falen gjobat dhe kamate vonesat; për 2010, nëse paguajnë 50% te kapitalit, u falen gjobat dhe kamatë vonesat.

•    Bizneseve qe paguajnë 50% te principalit te borxhit doganor per vitin 2009, u falen kamate vonesat dhe gjobat qe lidhen me kete borxh. Ndersa ata qe paguajnë 100% te ketij borxhi për vitin 2010, u falen interesat, gjobat dhe kamate vonesat.

•    Bizneseve u falen kamate vonesat dhe gjobat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore te papaguara.

•    Bizneseve u krijohet mundësia qe te vetëdeklarojnë detyrimet tatimore e doganore te padeklaruara për periudhën deri me 31 Dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% te diferencës qe rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër se bashke me gjobat e kamate vonesat qe do te aplikoheshin.

 

2 komente në “Ja çfarë parashikon amnistia fiskale pa firmë e vulë e Berishës”

  1. LORA says:

    Nuk duket,ne kete ligj per amnistine fiskale, se cfare perfitimi merr ekonomia perderisa nuk ekspozohet nje llogaritje e perafert e perfitimit qe do te jepte nje ligj i tille.Kjo tregon se qeveria nuk ka rekorde te sakta perderisa ajo eshte yshtesja garantuese e informalitetit;perrallat per 800 mije perfitues nuk pergjumin as kalamajte.Kalimi ne kete kohe i ketij ligji, ka per synim vetem krijimin e alibise se masivitetit qe “perfitimin”e ketij ligji do ta konvertonte ne vote per dr.Tyryry-ne e qeverisjen e tij kriminale.
    Se fundi te mos kete asnje iluzion se Tyryry-ja do te prishte kararin 20-vjecar te eksplozivit te tij mbi ekonomine e prosperitetin e shqiptareve. Eshte shume plak per te prishur zanane.

  2. MEMEDHETARI says:

    Kush deshiron te provoje ose riprovoje firmat piramidale te Saliut dhe Bodes
    le t`i coje leket ne bankat e Saliut dhe Bodes…
    Nuk jane e njejta gje???
    Provojeni…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje