Fluks emigrantësh në Kapshticë; ankohen për palën shqiptare

22 Prill 2011, 11:36Politika TEMA

Pika kufitare e Kapshticës është përballur sot me një fluks emigrantësh të pa parashikuar. Burime nga kjo pikë kufitare bëjnë me dije se radha e makinave të emigrantëve që hyjnë në vendin tonë arrin në tre korsi ndërkohë që ankesat kryesore për vonesat vijnë për palën shqiptare.

“Puna po ecën me ritme të ngadalëta dhe nuk e dijmë se kur mund të hyjmë në vendin tonë. Presim me orë të tëra për të kryer procedurat.”, u shpreh një emigrant.

Ndërkohë thirrjes se tyre për të shtuar sportelet, policia shqiptare nuk i është përgjigjur ndërsa pala greke po punon me pesë sportele.

Ardhja e emigrantëve në vendin e tyre bëhet në prag të festës së Pashkëve. (Tema/a.r)

1 komente në “Fluks emigrantësh në Kapshticë; ankohen për palën shqiptare”

  1. plaku says:

    Ne enderojme gjithe vitin per pushimet qe do bejme ne vendin tone. Qeveria e di se ne pashket shume shqiptare vijne me pushime, pse nuk marrin masa paraprake per ” vellezerit tane ne emigracjon te cilet sjellin kaq shume devize te huaj” O tempora, o mores!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje