SKANDALI/ PD e Fierit kërkon të dhëna për bindjet politike në institucione

22 Prill 2011, 12:48Politika TEMA

Partia Demokratike e Fierit ndodhet përballë një skandali, pasi ka nisur një kërkesë për të gjitha institucionet zyrtare të këtij rrethi, nga të cilët kërkon që të dijë bindjet politike të punonjësve të këtyre institucioneve.

Ajo është një kërkesë e jashtëligshme, e dërguar nga Kryetari i Keshillit Bashkiak Fier dhe Kryetari i Partisë Demokratike Fier, institucioneve të pavaruara (shkolla, spitale, Albpetrol, Hipotekë, Tatim-Taksa etj), ku kërkohet informomacion mbi orientimin politik të punonjësve të këtyre institucioneve. Dokumenti është lëshuar nga PD-ja më një prill.

Sipas socialistëve të Fierit, ky është një presion i hapur që po u bëhet punonjësve të këtyre institucioneve për të votuar kandidatin e maxhorancës. Në të kundërtën, ata rrezikojnë pushimin nga vendi i punës. Klikoni mbi foton për ta parë të plotë dokumentin e lëshuar nga PD.

9 komente në “SKANDALI/ PD e Fierit kërkon të dhëna për bindjet politike në institucione”

  1. vinny says:

    Le te shikohet ligji nese ka apo jo te drejte, nese jo, ç’fare parashikon ligji ne raste te tilla po me llogjike, kryetari qe ka leshuar kete formular dhe pse jam kundra dhunes, e ka vendin ne litar.
    Nese kjo eshte e vertete, pasi ne periudhe zgjedhjesh fatkeqesisht ka shume manimulime te tilla nga te gjitha krahet, asnjehere nuk duhet harruar se ka me mijera shqiptare qe kane sakrifikuar ose dhene jeten e tyre e te familjes vetem per te votuar te lire, pra njerez te tille, jane funderinat e kombit, njerez qe nje qytet i tere duhet ti peshtyje ne ftytyre sa here dalin rrugeve te qytetit, keta jane njerez te poshter, hileqare e hajdute e meritojne vetem burgun se jane te rrezikshem per çdo lloj shoqerie.
    Nese nenpunesit arrijne te kuptojne se ky njeri nuk ka asnje lloj fuqie pasi kete ja japim ne me voten, nuk kane pse te friksohen se ai i heq nga puna, pais nuk ka asnje shans te zgjidhet nese asnje se voton.

    1. plaku says:

      I dashur vinny,
      Si gjithmone shkrim me brume.

  2. julia says:

    mos u nxitoni mo cuna…se e ka nis ne 1 prill…do e kete pas per shaka…ben vaki me humor te mire myzeqari

    1. r.m says:

      Ne 1 prill kane pritur pergjigje, kerkesa per informacion duhet te jete leshuar me pare.

  3. AlboGentiVlora says:

    Te dhj**** shtetin e salmadinexhadit. Me shume demokraci ka ne Iran se sa ka ne Shqiperi. Te mjeret ju qe jetoni neShqiperi dhe qe nuk e dini akoma se cfare do te thote te jetosh i lire dhe te ndihesh i barabarte para ligjit me c’do njeri, qofte ky dhe presidenti apo kryeministri i nje shteti. Shqyqyr qe nuk jetoj aty se do kisha marre malet nga keto padrejtesira. Kane kaluar 20 vjet nga renia e regjimit komunist, por eshte instaluar nje regjim akoma dhe me i eger se ai i meparshmi.

  4. Rani says:

    Shihni çfare injorantesh edhe te shkruajne ne gjuhe letrare nuk dine, kane shkruar ‘kofidenciale’ ne vend te konfidenciale, bobo ça behet atje o vlla hahahah plot injorante jane mbushur institucionet nqs pd mund te quhet institucion.

  5. Epirioti says:

    Cfare vegjelie! Po aty anash ca kan dash me thene me fjalen KOFIDENCIALE, merre, shperndaje dhe mos ia dorezo armikut.

  6. Ndoc Sukaj says:

    Nuk eshte aspak Skandal pasi kjo praktike ,,Pune,, eshte bere me se e zakonshme per Partine Blu ne pushtet.Ky ,,Skandal,, nuk cudit me askend pasi ky eshte me i vogli ne pafundesine e skandaleve te pushtetit Blu.

  7. Sali Berisha says:

    Ato qe punojn per mue ….duhet me votu per mue

Comments are closed.

Lini një Përgjigje