Bashës i dështon fushata e montuar në sheshe xhirimi

23 Prill 2011, 13:42Politika TEMA

Debat i plotë mes medieve dhe drejtuesve të PD për kasetat e Bashës

Mediat  televizive kane hedhur poshtë propozimin e katër anëtarëve që i përkasin Partisë Demokratike në Bordin e  Monitorimit të mediave për zgjedhjet, të cilët sugjerojnë që televizionet të pranojnë kaseta të montuara nga vetë kandidatët dhe të rregullohet balanca mes kohës së kandidatëve në Tiranë. Sipas medieve, KQZ-ja nuk duhet ta marrë në shqyrtim propozimin e 4 anëtarëve të BMM, kur në mbledhje nuk është i pranishëm edhe Bordi që ndan mendime të ndryshme për këtë çështje dhe ofron mendime të specializuara për çdo propozim që ka lidhje me mbulimet mediatike.

I gjithë propozimi në total është ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Bordi mund të bëjë propozime për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor në fund të fushatës elektorale, për t’u pasur parasysh kur Kodi të rishikohet, por jo në mes të fushatës. Ndërhyrjet dhe ndryshimet në Kod nuk u pranuan nga KQZ-ja kur këtë e kërkuan subjekte zgjedhore dhe këto ndryshime nuk u miratuan as nga organizmat e tjerë ndërkombëtarë. E njëjta logjikë duhet të funksionojë edhe në këtë rast që propozohen ndryshime.

Katër anëtarët e Bordit të Monitroimit janë: Basir Çollaku, zëdhënës i Ministrisë së Arsimit, Klarita Bajraktari, gazetare e “Rilindja Demokratike”, Artur Bego, zëvendës/kryeredaktor i gazetës ”55?, Rexhep Polisi, gjithashtu i gazetës “Rilindja Demokratike”.

 

Kërkesa e Majlinda Bregut për mediet

Propozimi i katër anëtarëve vjen pas kërkesës që zëdhënësja e fushatës së PD,  znj. Majlinda Bregu i ka nisur më datë 19 prill televizionit Top Channel dhe për dijeni edhe BMM-së.

Në kërkesën e Znj. Bregu i kërkohet televizionit Top Channel  që shpërndarja e kohës televizive të Partisë Demokratike brenda edicionit të lajmeve të këtij stacioni të jetë përkatësisht, 60% për Partinë Demokratike dhe 40% për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

Ndryshimi i vetëm që ka nga ky propozim ai i 4 antarëve të BMM është ndryshimi në raportet e përqindjes. Në propozimin e BMM kërkohet 70% për Partinë Demokratike dhe 30% për kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

Bazuar në rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR në fund të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2011, disa televizione u dërguan shkresa partive politike duke ju bërë të qartë se në këto zgjedhje nuk do të pranonin më kaseta filmike të përgatitura nga shtabet elektorale të kandidatëve, duke ju kërkuar drejtuesve të fushatës që t’i lajmërojnë për takimet e kandidatëve në mënyrë që ato të ndiqen nga vetë reporterët e stacioneve.

Përgjigje e Top Channel është kategorike negative

Sipas përgjigjes që Top Channel i dërgoi Znj. Bregu dhe për dijeni edhe BMM-së, u bë e qartë se kërkesa për lajmërimin e aktiviteteve nga ana e shtabit elektoral të z. Basha nuk është marrë parasysh dhe redaksia jo vetëm e këtij televizioni por edhe e disa televizioneve të tjera nuk lajmërohet për axhendën e takimeve të kandidatit Basha dhe televizioneve ju është sugjeruar që të përdorin kasetat filmike të bëra gati nga shtabi i z. Basha. Madje në datën 15 prill, grupi i xhirimit të Top Channel i është ndaluar filmimi i aktivitetit elektoral të Z. Basha me banorë të njësisë bashkiake Nr. 5.

Për të gjitha këto arsye, propozimi i katër antarëve të BMM është presion që i bëhet medias së lirë për të transmetuar kasetat filmike të pregatitura më parë nga shtabet elektorale të kandidatëve, propozim që bie ndesh me principet bazë të fjalës së lirë, saktësisë dhe raportimit të pavarur, objektiv e të ndershëm.

 

 

2 komente në “Bashës i dështon fushata e montuar në sheshe xhirimi”

  1. vinny says:

    Vetem 17 minuta diference paska ndremjet kohes te trasmetimit pet kandidatet e PS-se dhe PD-se!
    Le te vejne nje kasete ku fle gjum Luli nha gjys ore ne u balancua koha e transmetimit te Top Channel.

  2. rrapi says:

    njerzit duhet te hane vetem corbe te prishur….kte kerkon pushteti

Comments are closed.

Lini një Përgjigje