Nga një sondazh telefonik për garën e Bashkisë së Tiranës, të cilin e publikova para ca ditësh, projektova probabilisht se Edi Rama do të kishte fituar në 17 prill rreth 52.6% të votave. Duke analizuar tendencat e votimit në qytetin e Tiranës nga viti 2005 e këtej, dhe bazuar në përgjigjet e të anketuarve të sondazhit, kam bindjen se, NË KUSHTE NORMALE, rezultati i Ramës në 8 maj, me gjasa të mëdha, do te jetë diku në intervalin 52%-53%. Jo më kot përdora shkronja të mëdha për frazën “në kushte normale”, sepse ajo përbën themelin e parashikimit tim. Në qoftë se ky themel shembet, ngrehina e parashikimit tim, e ndërtuar me shumë mund, do të shkërmoqej.
Por çfarë mund të ndodhë që themeli i këtij parashikimi të shembet? Së pari, mund të ndodhë diçka dramatike, që nuk ka sondazh ta parashikojë. Për shembull, mund të publikohet një video-përgjim për njërin nga dy kandidatët, më skandaloz se ai i Ilir Metës. Në këtë rast të skajshëm hipotetik, pjesëmarrja e votuesve të njërës apo tjetrës palë do të binte ndjeshëm dhe rezultati do të dilte me siguri jashtë intervalit të parashikuar 52%-53%.
Ndërkohë, mund të ndodhë diçka jo kaq dramatike deri në 8 maj, që, pa u ndjerë, mund ta ndryshojë balancën e votave. Dhe kjo diçka duket se po zhvillohet tashmë nën sipërfaqe. Sms-të që po marrin qytetarët e Tiranës nga Lulzim Basha, me urime të personalizuara për ditëlindje, anketimet me emër e me mbiemër që po bëhen në celular nga shtabi i Bashës, si dhe regjistrimi i numrit të kartës së identitetit dhe celularit të punonjësve të administratës shtetërore, po diskutohen gjerësisht nga qytetarët e thjeshtë. Dhe ky diskutim mund të ngjallë frikën tek votuesit e opozitës se, në një mënyrë ose një tjetër, vota e tyre do të identifikohet e, si rrjedhojë, ata do të kenë pasoja.
Pavarësisht se gjasat janë që, në fakt, shumica dërrmuese e votuesve të opozitës në Tiranë të mos kenë pasoja prej pjesëmarrjes në zgjedhje, vetë ekzistenca e frikës mund të bëjë që disa nga ata që në sondazhin tim deklaruan se do të merrnin pjesë në votim, të mos votojnë fare në 8 maj. Të gjithë intervistuesit më komentuan se frika për t’u shprehur ishte dramatikisht e prekshme tek shumica e votuesve të opozitës, si tek ata që mezi e deklaronin votën, edhe tek ata që nuk e deklaronin, por kuptoheshin nga pyetjet e tërthorta se ishin opozitarë.
E njëjta gjë nuk ndodhi me qytetin e Korçës. Gjatë anketimit telefonik që iu bë 2000 qytetarëve korçarë, në kuadër të një sondazhi privat që zhvillova para 2 javësh, niveli i mosdeklarimit të votës dhe i mospjesmarrjes në anketim prej frikës ishte ndjeshëm më i ulët se sa në Tiranë. Ndërkohë, intervistuesit gjykojnë se ishte shumë më lehtë të merrje përgjigje nga deklaruesit opozitarë të votës në Korçë se sa në Tiranë. Kjo shpjegohet ndoshta me faktin se trysnia e mazhorancës për të fituar në Tiranë është shumë më e lartë se sa në Korçë.
Analiza e mundësisë së shmangies së rezultatit të 8 majit nga parashikimi im do mund të vazhdonte ndoshta me faqe të tëra. Po mendoj se është më me vlerë që ta var këtu qyrkun e analistit, për të veshur atë të opinionistit. Pra, të mos merrem më me pyetjen se ç’mund të ngjasë, por me pyetjen e rëndësishme se ç’duhet të ngjasë.
Të paktën që nga viti 2005, zgjedhjet në qytetin e Tiranës kanë qenë praktikisht të lira e të ndershme. Diku, një grusht votuesish të njërës apo tjetrës palë mund të jenë penguar për të votuar (si p.sh. disa votues të djathtë në Kombinat, në vitin 2007), apo mund të jenë numëruar “keq” disa vota të partive të vogla (siç pretendoi LSI-ja dhe LZHK-ja në vitet 2005 dhe 2009), por nivelin aktual të frikës mes votuesve të opozitës nuk e kam ndjerë më parë (kam zhvilluar sondazhe në qytetin e Tiranës edhe para 2009-ës). Dhe është e pafalshme që sot, 20 vjet pas rënies së diktaturës komuniste, tiranasit të kenë frikë se mos identifikohen nga qeveria si votues të opozitës.
Një frikë të tillë e kam parë vetëm te votuesit ruralë të Beratit, në mars 1991, kur kandidova për deputet i PD-së atje. Atyre u thuhej nga komunistët se në qendrat e votimit do të kishte kamera të fshehta, nëpërmjet të cilave do të identifikohej vota e secilit. E megjithatë, 33% e zgjedhësve të zonës ma dhanë votën! Ndërsa sot, në mes të Tiranës, asnjë votues nuk duhet të ketë frikë të shkojë te kutia e votimit. Sepse, po u cënua edhe liria e votës, fjala zgjedhje e humbet kuptimin – ajo pastaj duhet zëvendësuar me fjalën zgjidhje!
Që frika e votuesve opozitarë të fashitet, drejtuesit e opozitës dhe arbitrat ndërkombëtarë të zgjedhjeve duhet t’i kërkojnë me forcë qeverisë që të japë garanci publike se asnjeri nuk do të ketë pasoja nga pjesëmarrja në votim. Gjithashtu, opozita duhet t’u premtojë po me forcë votuesve të saj se do t’i mbrojë me çdo mjet nga ndonjë raprezalje e mundshme e qeverisë.
Dreqi e mori, të paktën në kryeqytet, duhet të realizohen zgjedhje të lira e të ndershme!
respublica.al
Comments are closed.
Dreqi e mori , mos ngjall panik kot Z.Zaloshnja!
Zaloshnja vrapon te marre c’te marre nga porositesit e “sondazh-analizave” te tij sepse e di qe pas 8 Majit nuk do ti hyje as dreqit ne pune.
E kenaqi ne 2009 zaloshnja dhe i ngeli 2011.Sondazhet ne shqiperi dhe nen kete terror jane komplet out.
Po,po Luli po blen vota, ju beni sondazhe.Ka filluar edhe ne Itali blerjen e votes,me dt 6 do te keni shume studente qe do vijne nga Italia me bileta free,te paguara nga Bellair do te rrine 3 dite dhe do te kthehen perseri.Po i joshin studentet me bileta gratis.
Zoti Zaloshnja me lejoni te debatoj me ju.Pasi lexova artikullin tuaj kisha pershtypjen se ju keni frike,per te mos thene shume frike.Ju qe paskeni qene kandidat i PD ne 91 sot ne vitin 2011 keni frike nga PD se mund tju vjedhi votat ne Tirane.Me vjen shum keq per kete gje.Momentalisht ne te dyve na lidh vetem nje deshire e perbashket,qe zgjedhjet e 8 Majit te jene te lira dhe votuesit duhet ta japin voten e tyre pa patur frike.Vota eshte e fshehte dhe e mbrojtur,cdo gje tjeter do te ishte turp dhe papergjegjesi per te gjithe ata perfaqesues te forcave politike si te majta dhe te djathta qe monitorojne qendrat e votimit dhe duhet te garantojne fshehtesine e votes.Prandaj dua tju them se frika juaj nuk ka asnje baze.Por dua t`ju hapem e t`ju tregoj cila eshte frika ime,zoti Zaloshnja.Frika ime filloi qysh ne ate moment kur Edi Rama ne menyre befasuese ne Televizionin Top Channel Albania shpalli oficiel rikandidimin e tij.Ne menyre modeste ju kerkoi falje dhe shokeve te PS dhe Opozites qe papritur po e bente kete gje ne nje studio televizioni.Une e degjoja,mbeta i zhgenjyer dhe mu kujtua Dritero Agolli,i cili ishte shprehur ne nje intervist se Rama duhet te zgjedhi ose drejtimin e PS ose ate te Bashkise.Pra Plakut te mencur te Devollit nuk ja degjoi keshillen Edi Rama.Po ju pyes,a eshte PS sot me e percare se kurre??Por frika ime u be dhe me e madhe kur tha, se pas 2 vjetesh do te behem Kryeminister.Me dukej vetja sikur po degjoja mbesen time te vogel qe po me thote se kur te rritet do behet Top Modele.Ku jeton ky more dhe cfare e din veten,mendoja?Pra ky u thote Tiranasve me rivotoni si Kryebashkiak qe te behem Kryeminister.Pa ja mohuar ate qe ai ka bere per Tiranen keto 10 vjet,duke ja ndryshuar pamjen teresisht,mu perforcua bindja se kulti i individit tek Edi Rama ishte ngulitur thelle ne trurin e tij.A mendoni ju Zoti Zaloshnja se simpatizantet e PS jane te lodhur me Edi Ramen duke i shkuar nga mbrapa prej 2009?A jane zhgenjuar ata nga politika e tij terhiqe mos e keput?Kur Edi Rama para simpatizanteve te PS hapi fushaten elektorale dhe me vone prezantoi gruan e tij si gjysma e tij me e mire,e kuptova pse ai ishte martuar pikerisht me kete zonje,qe tani ishte krau i tij i djathte.Frika ime erdhi dhe u be me e madhe tek degjoja po ne nje studio televizive Erjon Velien.te cilit ndoshta i dukej vetja si Qazim Mulleti tek i thoshte Mark Markut,se ju jeni i mirpritur ne Tirane.Kete gje e futa ne kategorine e injorances dhe miopise politike te krahut te majte te Edi Rames.Frika ime u shtua edhe me shum kur Lulzim Basha me taktiken e tij dhe me fantazite qe ishin per tu pasur zili,po tregonte se e kishte seriozisht qe ta sfidonte Edi Ramen e pergjumur,qe conte Shalasin ne takim me banoret e Tiranes.Por ne kete rast shum shpejt keshilltaret e Edit e detyruan te ndryshonte.Pra pa dashur te analizoj Lulzim Bashen dhe te kaluaren e tij,qe per mua eshte shume e zymte,por thjesht duke e pare ate si kandidatin e forces tjeter politike PD do e klasifikoj ate si QENGJI i BUTE i Berishes qe rrezikon te mund Ramen ne postin e Kryebashkiakut.Sali Berisha ne keto votime nuk ka rruge tjeter vec se ti beje te lira.Ate cfar ai donte, mbajtjen e pushtetit deri ne vitin 2013 nuk e shikon te rrezikuar aspak .Zoti Zaloshnja pasi tju jepni pergjigje pyetjeve te mija dhe te mundoheni te largoni friken qe kam une,do ju keshilloja qe te ishit me te sinqerte me veten tuaj dhe me Edi Ramen.Shpresoj dhe besoj se me parashikimet tuaja ju i beni nder Berishes dhe Lulit por jo Edit.Parashikimet tuaje te cilat ju i keni perpiluar nisur nga kushtet “NORMALE” sic i quani ju jan OPIUM per Edi Ramen.Behuni BURRE dhe i thoni troc Rames se duke ecur akoma mbi 2 kujt rrezikon te thyej koken.Uroj qe Filmi “Shkelqimi dhe renia e Edi Rames” te mos behet realitet.Prandaj ju lutem mos e vini ne gjume Ramen,per hir te se ardhmes se Shqiperise.
Ky Zaloshnja eshte shume i sakte LOL
edi rama do fitoje por kam frike se ai zagari lulzim basha do ja beje me hile me mashtrime sic eshte vete mashtrues dhe i korruptuar. asnjehere ne jeten time nuk i jap voten atij. vetem edi rames.
luli eshte nje legen i kooruptuar qe ka ardhur edhe ne shtepine time per te blere vota. me premtoi 200 000 leke te vjetra. une ja mora por voten e ka edi rama.