200 mijë serbë dhurojnë para për Japoninë, Serbia ndër donatorët më të mëdhenj

23 Prill 2011, 19:11Politika TEMA

Serbia ka dhuruar 1.5 milion euro për Japoninë, duke treguar solidaritet me një vend të goditur rëndë nga katastrofa. Këto donacione shihen si një shenjë mirënjohje për ndihmën që ka marrë ky vend gjatë dekadës së fundit nga Japonia. Serbia është bërë donatori i gjashtë më i madh për Kryqin e Kuq japonez. Një zyrtar i Kryqit të Kuq serb tha se rreth 200 mijë njerëz, përfshi edhe politikanë, por edhe kompani të ndryshme kanë dhuruar për Japoninë.

Në aktivitetin e organizuar për mbledhjen e fondeve, është nënvizuar se gjatë 10 viteve, Japonia ka dhënë për Serbinë grante që kapin vlerën e 200 milion eurove.

Një nga simbolet më të dukshme të ndihmës japoneze është një flotë me rreth 100 autobusë të verdhë, që përdoren në sistemin e transportit publik në Beograd. Beogradi e ka nderuar Japoninë, duke i ngritur një shatërvan tradicional në qendër të parkut kryesor të qytetit.

9 komente në “200 mijë serbë dhurojnë para për Japoninë, Serbia ndër donatorët më të mëdhenj”

  1. Rani says:

    Keta e gjuajne larg se jane specialiste si gjithmone. Neser kur ta marre veten Japonia do te thote fjalen e saj natyrisht ne mbeshtetje te Serbise persa i perket Kosoves, prandaj keta nuk jane budallenj qe japin para se nuk eshte se i duan aq shume japonezet.

    1. LORA says:

      Sakte,Rani.Te punonim edhe ne jo me mire se serbet per interesat tona kombetare nuk do te ishim sic jemi,ne derexhen e e turpit.

    2. raimondi says:

      As mos e cani trapin fare se Japonia per politike eshte kote fare ——–Ajo eshte gjithmone nden mbikqyrjen amerikane
      — Japonia nuk ka asnje ze ne politike –eshte zero me xhufke

      Ne ta kemi mire me Amerikanet , dhe e kemi shume mire me ta –Por duhet tu kerkojme atyre armatim sepse ata jane gati te na japin pasi na konsiderojne ne miqte me te ngushte ne Rajonin tone

      –Vetem duhet qe politikanet tane ta kuptojne njecike politiken amerikane — se jane komplet hajvane sidomos Edushka
      qe i ka dale boja tek politika amerikane –sepse ngeli duke shkuar lart e poshte ne Athine …… dhe duket ne aparence sikur eshte i pabesueshem per popullin e tij

  2. Falcon says:

    duke pare politiken pro serbe dhepro Moskes te Sali Berishes USA po terhiqet dalengadale nga ceshtja shqiptare..mbylli bazen Bondsteel ne Giljan dhe ne mbeldhjen e fundiit te NATO ne bruksel Sali Berishen nuk e lejoi te marri pjese ne diskutimin mbi ceshtjet sekrete te NATO pasi dihet qe qeveria shqiptare shet iformacionet te Beogradi dhe Moska …..vetem fakti qe te gjitha tenderat i fitoin vendet sllave dhe jo vendet perendimore verteton drejtimin e politikes Berishjane..sigurisht nje nga faktoret eshte se kompanite e vendeve ish komuniste veproin me CASH dhe Saliut ajo i duhet,por ka dhe motive te tjera politike, kryesorja,te pengoje integrimin e Shqiperise ne BE..dhe me e bukura kete ja faturon Edi Rames….

    1. plaku says:

      i dashur Falcon dhe raimondi,
      Falcome spjego te lutem, ne se ke kohe dhe deshire, se ç’fare don te thuash me shprehjen :

      “..sigurisht nje nga faktoret eshte se kompanite e vendeve ish komuniste veproin me CASH dhe Saliut ajo i duhet,

      Kujtoj ketu se behet fjale per tenderat shqiptare dhene te huajve.

      Raimondi :
      – E di se se kushtojne armet amerikane. Nje pjese e popullit tone nuk ka buke te haje.
      – C’fare do te besh me keto arme. Ti je ne NATO.

      1. raimondi says:

        Mos ki hallin e parave dhe te bukes se miletit ti or plak — Se shteti i gjen ato para sic i gjeti per rugen qe beri 1.5 miliard dollare ,ndersa armet kushtojne shume me pak se aq

        –Armet na duhen se kemi 3.5milione shqiptare jashte4 Shqiperise –dhe arma i jep shtetit PERSONAL;ITET ne bisedat diplomatike

        —–Biles edhe Kosova duhet armatosur ,sic tha njehre president Bush ——–sepse nje shtet pa armae dhe pa ushtri nuk eshte shtet –

        ——-Keshtu u shpreh ne Kosove nje gjeneral amerikan kur e pyeten per Kosoven si shtet :— Ai tha :–Kosova nuk eshte shtet sepse s’ka ushtri ….

        Dhe ashtu eshte —Ndaj shteti shqiptar duhet te armatoset per vete dhe te armatosi edhe Kosoven
        –te vendosi sherbimin e detyruar ushtarak , sic e kane te gjitha vendet e vogla…..

        ——Ne kete menyre Shqiperia behet nje faktor per tu marre ne Konsiderate ne Ballkan
        dhe nejerezit tane ne MAQEDONI, MAL TE ZI DHE LUGINA E PRESHEVES NDIHEN ME TE MBROJTUR

        -Pra ushtria dhe armatimi modern japin perkufizimin e shtetit , pastaj vijne te tjerat …….—-

        ——–Ne NATO jane te gjithe ,por te gjithe jane te armatosur ,ndaj ne nuk do jemi nje perjashtim dhe te rime pa arme
        se po leme nam duke na i ruajtur hapesiren ajrore te huajt, –Kjo eshte Turp dhe faqja e zeze

        Pse jemi ne NATO kjo nuk do te thote azgje –Edhe Greqia me Turqine kur kishin konflikt midis tyre ishin pjesetare te Natos , por luften e bene me njeri tjetrin……

        ——-Te ardhmes nuk i dihet kurre,ndaj patjeter ne duhet te kemi ushtrine dhe amratimin modern
        ———-te tjerat vijne pas me ngadale ..hap pas hapi…..

    2. raimondi says:

      Jo ore ti Sala nuk eshte aq guximtar te dali kunder USA —dhe ajo duket tek Ambasada amerikane ne Tirane qe eshte pro Sales———–Ambasadori nuk vepron me koken e tij por sipas State Departmentit
      aq me teper edhe Countryman duket qe eshte me shume pro -Sales , per Edin ata s’kane respekt fare

      –Ne Nato Ne nuk jemi akoma me te drejta te plota qe te marrim pjese ne ato mbledhjet vendim-marrese sekrete
      dhe sic tha ish ambasadori Withers ne do te behemi pa asnje dyshim pjesmares ne Nato me te drejta te plota kete vit
      ———Ndaj kjo eshte arsyeja pse nuk marrim pjese ne ato takime te rendesishme

      – Sala mund te beje ndonje gafe si idiot qe eshte qe lidhet me ndonje serb si Fazllici , e gjera te ketij lloji , por Sala nuk eshte aq hajvan dhe i guximshem dhe eshte i djallezuar ne cdo gje
      por nuk behet me Mosken, se e ja fusin koken ne hale brenda nates keta –Aq me teper qe ne s’kemi as ushtri, as sherbim sekret as gje fare –Jemi han pa porta–shtet rrembythje
      ,

  3. vinny says:

    Xhesti qe kane bere serbet eshte nje xhest qe duhet lavderuar, pasi i kthejne monedhen nje populli qi i ka ndihmuar. Ska pse politizohet çdo gje qe bejne serbet e aq me teper kur e ben populloi qe ska lidhje me politiken.

    1. beso says:

      Sikur dhe ne te ndihmonim japonezet;edhe me shuma simbolike.Ata jane popull qe e vleresojne ndihmesen dhe serbet ne kete rast kane vepruar mire.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje