Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim kërkesën e bërë një ditë më parë nga Bordi i Monitorimit të televizioneve për fushatën zgjedhore, që i detyron televizionet të transmetojnë kaseta të montuara. Kjo gjë është miratuar me katër votat e mazhorancës në KQZ-së.
Ky hap merret pas kundërshtimit të televizioneve Top Channel, Vizion Plus dhe Ora News, të cilat nuk pranojnë që të transmetojnë kaseta të montuara nga kandidatët për zgjedhjet e 8 majit.
I gjithë vendimi ka të bëjë më së shumti me kandidatin e mazhorancës për Tiranën, Lulzim Basha, fushata e të cilit nuk është transmetuar nga televizionet e mësipërme, për shkak se nuk i lejon ato që të jenë prezente gjatë takimeve të tij.
Basha kërkon që këto televizione që të transmetojnë kaseta të montuara nga stafi i tij, gjë që bie në kundërshtim me profesinalizimin e televizioneve.
Pavarësisht vendimit të KQZ-së, televizionet duket se janë të vendosura që mos t’i transmetojnë kasetat e montuara të Bashës.
Comments are closed.
Prape paskan filluar keta injorantet po neser pasneser kur te nderrohet sistemi e dine keta se ça i pret apo jo?
Kam frike qe e dine qe nuk i pret asgje. Kush eshte denuar me pare per zullumet qe ka bere?Ky eshte dhe nje nga difektet e kesaj opozite qe ne pamvaresisht kesaj do e mbeshtesim. Nqs do zbatohej ndeshkueshmeria nuk do ja mbante bytha as ristaneve dhe as kompanise se banditeve me ne krye saliun te benin keto qe kane bere. Shpresojme dhe duhet te luftojme qe ky kriter te jete nje nga pikat e programit te opozites ne zgjedhjet qe do te vijne.
E kam thene me dhjetera here ketu se nqs nuk futen ne burg nqs jo te gjithe po te pakten disa nga keta legene kur te fitoje PS, atehere ai vend nuk behet me perfundimisht. Prandaj kujdes me voten Rama se neser edhe ti iken po vazhdove si keta.
Hajde KQZ hajde,duhet falenderuar kuklla e KQZ qe kryen punen qorrazi te kryetarit te ktije komisjoni,1 palo mashkull,servile i neveritshem blokqene i ndyre,a televizionet qe nuke pranojne te japin kaseta te montuara qe favorizojne hajdutin,vrasesin e protestuesve te 21 janarit,kto televizione jane per tu falenderuar,qe spranojne mashtrimet e publikut,ju lumte stafit drejtues.