Rebelët libianë kanë deklaruar sot se kanë çliruar qytetin e rrethuar Misrata pasi trupat e Kolonel Gadafit janë tërhequr pas një beteje të përgjakshme dymujore.
Një grup ushtarësh, të kapur peng nga rebelët në Misrata, kanë pohuar se janë tërhequr pas një sulmi të fuqishëm nga rebelët. Spitali është mbushur me rebelë të plagosur, kurse qyteti është rrënuar pas përplasjeve të forta.
Rebelët festojnë fitoren
Ushtarët e Gadafit, të kapur peng nga rebelët