Ky është një gjest falje. Shefat e kompanisë japoneze Tepco, përgjegjëse për impiantin e Fukushimës, janë përulur në gjunjë përpara njerëzve, që janë arratisur nga zona e vdekjes për shkak të centralit atomik. Mijëra prej tyre kanë lënë pas shtëpinë e pasurinë. Nuk dihet nëse ata do të kthehen ndonjëherë në shtëpitë e tyre.
Presidenti i Tepco dhe të tjerë drejtues, kanë vizituar një kamp ku janë vendosur të shpërngulurit, dhe është lutur për falje. Ai u ka thënë atyre se firma do u paguajë të gjitha dëmet.
Ndërkohë, plani i Tepco është që të ndërtojë një mur për të mbrojtur ujin nga rrezatimi. 15 metra në thellësi pritet të gërmojnë punëtorët, për të gjetur një bazament dhe për të ngritur themelet që nuk do lejojnë rrezatimin të shkojë në det.