Tirana, e vetmja bashki së cilës nuk i janë miratuar pronat, Basha si ministër nuk dha asnjë grant për kryeqytetin

23 Prill 2011, 21:37Politika TEMA

Po shkruaj këtë email pas një reflektimi personal me ndjekjen e emisionit në TV Klan, ku ishin të ftuar disa nga intelektualët, të cilët së fundmi kanë organizuar në Tiranë një seri të takimeve- iniciativa për Tiranën. Mbasi dëgjova me shumë vemendje mendimet e intelektualëve të nderuar që merrnin pjesë, nuk mund të mos ndjeja me të vërtetë keqardhje, jo për idetë e hedhura nga ana e këtyre zotërinjve të nderuar, të cilat janë ide që kanë shumë kohë që ekzistojnë në shoqëritë e zhvilluara dhe janë super të mirëpritura nga të gjithë, por për përforcimin gjithnjë dhe më shumë të idesë se dhe këta intelektualë të nderuar nga të gjithë fushat e jetës, sikurse politikanët, thjesht mbeten në kuadrin e fjalëve të përgjithshme dhe vetëm fjalëve të përgjithshme, pa u ndalur minimumi në detaje konkrete të një çështjeje të caktuar, analizimi i së cilës pa dyshim që mund të tregojë shumë … Ku dëshiroja të ndalesha?

 

• Dëgjova komentin nga një prej pjesëmarrësve, ku me të drejtë u vu theksi mbi procesin e decentralizimit, si një kusht primar për zhvillimin e vendit. Çudia më e madhe për mua, pasuar me zhgënjim, erdhi menjëherë kur ky pjesëmarrës lavdëroi Zotin Basha duke e konsideruar si mjaft të angazhuar me procesin e decentralizimit, duke patur ide konkrete për zhvillimin e qytetit, duke i dhënë theksin qytetarit. Menjëherë në mendjen time u ngrit një pyetje shumë e madhe. Cili ka qenë pozicioni i Z.Basha deri tani? A ka qenë apo jo Ministër i Brendshëm, përgjegjës ndër të tjera dhe për Decentralizimin? Këto 2 vitet e fundit pushteti lokal ka denoncuar apo jo cënimin e thellë të autonomisë vendore? Çfarë ka bërë Z.Basha për pushtetin vendor dhe më konkretisht për Tiranën? A i ka përmbushur ai detyrat e tij si Ministër? A ka votuar Z.Basha si anëtar i Bordeve përgjegjëse për shpërndarjen e Granteve Konkurruese ndonjë projekt të dorëzuar nga Bashkia e Tiranës? Mund të verifikohet shumë lehtë që jo!! Përse ka më shumë se 2 Vjet, që Zoti Basha si ministër përgjegjës për përcjelljen e Pronave të pushtetit vendor për miratimin përfundimar nga Këshilli i Ministrave, ka bllokuar të gjithë pronat e qytetit të Tiranës. A e dini, që Bashkia e Tiranës ka ngelur e vetmja bashki në vend, së cilës nuk i janë miratuar pronat e saj, me përjashtim të Godinës së Bashkisë dhe Njësive Bashkiake?!! Si mund të themi që Z.Basha ka koncepte decentralizimi kur ai ka dështuar deri tani në këtë proces nga një pozicion shume i rendësishëm si Ministër përgjegjes për Decentralizimin? Për këtë egziston dhe një Strategji të Decentralizimit Vendor, e miratuar nga qeveria që në vitin 2006 me shumë detyra për qeverinë për kalimin e funksioneve të reja, rritjen e të ardhurave (duke kaluar burime të reja të ardhurash si aplikimi i Taksave të Ndara – ku duhet të kalojnë për llogari të pushtetit vendor Tatimi mbi Fitimin (Taksë e pushtetit qendror) dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale (Taksë e pushtetit qendror) të cilat kuptohet që kanë ngelur vetëm në letër.

 

• Me të drejtë pjesëmarrësit diskutuan mbi shpërndarjen e biznesit, mungesën e librarive, kinemave etj, dhe mbizotërimin e bareve dhe kafeve. Me të drejtë këta zotërinj kërkonin një shpërndarje tjetër të këtij biznesi si në çdo vend të botës – duke e kërkuar këtë gjë nga Bashkia. Unë jam absolutisht dakort me shqetësimin e këtyre Zotërinjve dhe realisht ky është një problem tepër shqetësues për qytetin, ku kushdo mund të bëjë çfarë të dojë. Imagjinoni të gjithë fëmijët e një pallati që u ka rënë për hise të jetojnë në një ambient me një klinikë infektive, dhe kështu u duhet të shkojnë në banesën e tyre të shoqëruar çdo ditë me njerëz të sëmurë që drejtohen drejt klinikës. Ështe kjo e drejtë?! Absolutisht jo!! Por këta zotërinj të nderuar, duke qenë intelektualë, duhet ta dinë shumë mirë që Bashkia nuk ka asnjë lloj kompetence në këtë drejtim. Absolutisht asnjë. Nisur pikërisht nga shqetësimet e drejta të banorëve, Bashkia e Tiranës krijoi që në vitin 2003 një strukturë të posaçme (Sektorin e Dhënies së Lejeve të Ushtrimit të Aktivitetit), strukturë e cila krijoi një projekt të plotë mbi atë se si duhet të shtrihej rrjeti i biznesit, rregullat për të, kufizimet, duke lobuar fuqishëm dhe me strukturat qendrore të asaj kohe, duke arritur më në fund miratimin e këtij Akti (për herë të parë si koncept) në Ligjin e Procedurave Tatimore në fund të vitit 2004, duke lënë në atë kohe si detyrë Këshillit të Ministrave nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse për regjistrimin e një biznesi të tillë. Por çfarë ndodhi? Çuditërisht, gjithë ajo punë e bërë, gjithë ato studime, bashkëpunime me ekspertë të huaj, u hodhën poshtë me miratimin e radhës së ndryshimeve të Ligjit të Procedurave Tatimore, në fund të vitit 2005, ku i vetmi paragraf me shpresë për zgjidhjen e këtij problemi u fshi.

 

• Një tjetër çështje ishte pikërisht ajo e kompetencave të Njësive Bashkiake. U diskutua shumë lidhur me kompetencat e Njësive Bashkiake dhe raportet me Bashkinë e Madhe. U tha aty që Njesite Bashkiake nuk kanë asnjë lloj kompetence, por vetëm shpërndajnë certifikata dhe japin ndihmën ekonomike. Më erdhi shumë keq me thënë të drejtën që këta zotërinj të nderuar nuk kanë informacion që Njesite Bashkiake kanë më shumë se kaq, por ndoshta në këtë mungesë informacioni ka ndikuar drejtpersedrejti performanca e ketyre Njesive. Njesite Bashkiake jane pergjegjese per mbledhjen e arkëtimeve të Taksave dhe Tarifave Vendore per kategorine e qytetareve (Taksa e Nderteses, Tarifa e Pastrimit, Taksa e Gjelbert deri ne vitin 2010), jane pergjegjes per Tregjet Publike ne çdo aspekt – duke administruar totalisht Tarifen e Tregut, janë pergjegjes per gjelberimin e lagjeve (ne 2007 eshte bere transferimi i punonjesve perkates, mjeteve te nevojshme per kalimin e ketij funksioni), jane pergjegjes per administrimin e librarive…Jane pergjegjes dhe për administrimin e shpenzimeve për cdo kopesht a shkollë brenda kufijve territorialë të tyre.

Të gjitha këto refleksione doja t’i ndaja me Ju me qëllimin e vetëm, se realisht do më pelqente të degjoja politikanët e vendit tim, gazetarët e vendit tim, intelektualët e vendit tim të flisnin bazuar në argumente, fakte, dokumente, dhe jo ne eter.

 

[email protected]

 

6 komente në “Tirana, e vetmja bashki së cilës nuk i janë miratuar pronat, Basha si ministër nuk dha asnjë grant për kryeqytetin”

  1. Rani says:

    Ore zotni i dashur reflektimet s’kane vlere atje se atje se pari nuk ka shtet, si do te reflektosh ti more zoteri i nderuar kur nuk ka shtet, neve duhet te na pushtoje nje shtet i huaj vetem atehere e marrim vesh se ça do te thote vetevendosje se ndryshe po abuzojme me veten tone po ja fusim vetes duke zgjedhur injorante dhe njerez te degjeneruar pa pike gjaku te drejtojne vendin.

    1. vinny says:

      Perkundrazi, reflektimet kane shume vlere, po me kushtin qe te jene te pa aneshme e te besueshme, pasi ato i sherbejne lexueseve per te hapur syte.
      Nuk mund te presim qe nje vend me 70% te popullsise e ka fshatare te ndryshoje mentalitet brenda nje periudhe kaq te shkurter, per kete duhen vite e breza dhe reflektime te tilla ndihmojne brezin e ri te kultivohet.

      1. Rani says:

        Ore brezi i ri ne nje fare menyre e kupton po ti edhe e thua vete se 70% e popullsise jane fshatare, ti kujton se fshataret i kuptojne “decentralizim” “primar” ose “grante konkuruese” atje s’duhet te flasesh me fjale te pakuptueshme se te marrin per budalla po te flasesh me gjuhen e thjeshte popullore, ka apo s’ka, jane ne terezi punet apo s’jane, pa i nderlikuar gjerat vetem gjoja per te folur bukur.

  2. kasemi says:

    Cfare pronash kerkon Bashkia?Prona, prona,…. perseri prona.Te dy kampet duan prona,duan pjesen e luanit qe ta ndajne me klanin ,fisine tyre kanibal.Njerez pa turp.Do ishte e drejte te kerkonin qe prona ti jepej pronarit se kjo eshte baza e sistemit qe deshironim.Bijte e komunistave qe rrembyen pronat dhe vendosen komunizmin perseri tashme ne kapitalizem kerkojne pronat e rrembyera nga vete ata.Vetem ne Shqiperi mund te ndodhin monstuozitete te ketij lloji.Cfare pret nga keto politikane?Ata duan vetem te grabisin prona ne lufte si cakallet me ujqit dhe tufa e deleve e trembur nuk pipepetin fare.Ah harrova, me gezim e bindur per hajdutin me deshire shkon dhe voton.Qe ujku te haje delet.

  3. LORA says:

    Respekt per autorin,Ikonomib,ne informacionin-argument te seriozitetit te puneve ne Bashkine e Tiranes e karagjozllekun iniciativave te “intelektualeve” te emeruar per te bere dekorin e te pa-retushueshmit L.Basha.Keto lloj intelektualesh jane turperim intelekti te zakonshem e jo perfaqesim real i mendimit e shqetesimit qytetar te intelektualeve modeste e te ndershem ne punen e tyre.Sidoqofte jam krenare qe stafi dinjitoz i Bashkise time vijon,mes pengesash pa fund te pusht-etit te Lul-it, te punoje e te zbukuroje cdo dite qytetin tim te dashur.

  4. lira says:

    Bashkite e medha vecanerisht Tirana per te cilen intelektualet e nderuar dhane nje ndihmese gjeniale dhe treguan edhe nje here qe jane “intelktuale liste”, kanë nevojë për një fuqi mbeshtetese që tejkalon kapacitete lokale.Z. ikonomib ka shpjegur qarte rolin e lulit si anëtar i bordeve përgjegjëse për shpërndarjen e Granteve Konkurruese, si ministër përgjegjës për përcjelljen e Pronave të pushtetit vendor, bllokimin e të gjithë pronave ne qytetin të Tiranës si dhe problemet e tjera. Mendoj qe te arrihet perputhja e vullneteve qendrore me ato lokale, pushtetit lokal i nevojitet nje pushtet qendror mbeshtes Meqenese ky pushtet qendror mbeshtetes nuk ka pasur vullnet dhe kohe per sa me siper sepse ka qene i zene me rrugen e kombit, me gerdecin, me shitjen e detit me shtypjen e protestave dhe vrasjen e protestuesve do i sugjeroja intelektualeve ti kerkonin z luli te hape krahun, te jape llogari per zullumet qe ka bere, ndersa ata tu leleshojne karrigen intelktualeve jo sahanlepires te pergjegjeshem qe duan kombin dhe popullin, dhe mos te behen shembull i keq per brezin e ri.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje